E premte, 02.05.2025, 11:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Demir Behluli, një doajen i madh

E hene, 02.10.2017, 06:44 PM


Ese për një jetëshkrim:

Demir Behluli, një doajen i madh i artit piktural ...

Nga Tefik Selimi

A e njihni Demir Behlulin? Si nuk e njihni piktorin më të mirë të kësaj kohe. Ai është emër i madh, por madhe është edhe vepra e tij artistike. Ai është me profesion piktor. Piktor me  plotkuptimin e fjalës. Ai jeton dhe jeta e tij është pak më ndryshe se e piktorëve tjerë. Pse jo?

Ai (Demiri) jeton në lagjen “Dardani” në Gjilan. Aty, në katin e parë të hyrjes, në shtëpinë e tij, e ka galerinë e artit. Një vend pune arti. Aty e gjen bacën Demir, i cili me ato duar të shkathta e të arta, bënë piktuar. Pikturat e tij janë art jo vetëm joshës, por edhe dokumente të rëndësishme jete e kohe.

Në atelje, ku punon Baca  Demir, piktor, sheh nga afër brusha, lapsa të ndryshëm, dërrasa, sharra, gozhda, pelhurë, qekan, tryezë, karrigë, letër, por sheh edhe piktura të ndryshme të varura në muri, të cilat janë vepra jetësore të tij. Këto piktura reflektojnë jetë, kohë, përkushtim e talent. Ato kanë mesazhe. Janë piktura akuarele, portrete, pejsazhe jete, piktura të vdekura, por ka edhe vizatime të tjera, të cilat sapo i ka nisur për t’i bërë të “gjalla” e të adhuruara nga artdashësit e ndryshëm.

Ky është Demir Behluli (1938), pikori i një kohe, i cili punon dhe nuk ndalet në “zanatin” e tij të quajtur- art. Demir Behluli sapo ka hyrë në 79-vjetorin e moshës. Kjo moshë e tij e “re”, ka një histori në vete. Ai është i lindur në Ranatoc të Karadakut të Preshevës. Ishte një djalosh i etur për dije, ku, në ditët e para, punoi si mësues e më vonë u bë i madh në artin e pikturës.

Para pikturës, Demir Behluli ka filluar të shkruajë poezi. Poezinë e parë e botoi në revistën “Zani i rinisë”, më 1956. Ndërsa, tregimin e parë e botoi në gazetën “Flaka e vëllazërimit”,më 1959. Dhe, ky artist i një kohe, por edhe i kësaj kohe, nuk u ndalë së punuari. Gjer më tani ka botuar 18 vepra letrare për fëmijë e për të rritur. Edhe kjo pjesë e jetës së tij është interesante. Interesante, për faktin se, aty, në artin e tij letrar, ka rrëfime nga vendlindja, Kardaku jetik i Idriz Seferit.

Edhe kjo veprimtari e tij artistike është vlerësuar si vepër jetësore dhe shumë përmbajtësore dhe e këndshme. Pse jo? Hapat e parë të këtij piktori ishin nisje me shumë peripeti të mëdha jete. Ishte kohë me vuajtje dhe skamje. Skamja e kësaj kohe e bënte të vetën. Demiri, ndonëse jetoi në atë kohë,  këtë “gjendje” e kaloi me punë të pandalshme. Ai ishte entuziast i madh i artit letrar. Lexoi pa ndalë vepra letrare. Aty hyri dhe e gjeti vehtën. Sikur arti e AI u bën shokë jete. Pa një, pa dy, ia hyri punës duke hartuar poezi dhe tregime, e më vonë i kthehet artit piktural. Këtë art jete e zotoi dhe atij i hyri gjer në palcë. Nuk ju shmang dot, përkundrazi, ai sot shquhet si piktori i dalluar i kësaj dije, i cili, për një kohë, sa ka jetuar e po vazhdon të jetojë, dha nga veti shumë vepra kulmore dhe të shquara artistike.

Dihet se, ai gjer më tani ka pasur 12 ekspozita personale: (Preshevë 1955, 1965, 1967, 1971; Shkup: 1960, 1961, 1963; Gjilan: 1980,1985; Durrës: 2005 dhe pato shumë ekspozita kolektive, ku me ato duar të arta e brushë në dorë, dekoroi edhe enterierin e 43 xhamive dhe 1 teqeje me arabeska origjinale me një sipërfaqe prej 30.000 metra katrorë. Jo vetëm kaq.

Veprat e tij madhore dhe kulmore janë pikturat murale në kishën e Binçës me moto: “Martirët e Karadakut (me Zeqirja Rexhepin), që punoi një vepër jetësore me një sipërfaqe perj 550 metra katrorë. Këtu pikturoi 520 figura me veshje gjithëkombëtare që është një vepër unikate në botë. Kjo është vepra jetësosre e Demir Behlulit, i cili tregoi jo vetëm dashurinë ndaj artit piktural, por edhe përkushtimin e tij ndaj kësaj fushe të dijes.

Demir Behluli është emër i përveçëm në jetë. Ai posedon kulturë të gjerë njerëzore e intelektuale. Është njeri modest e njerëzor. Është artist fjalë pak, por punë bënë shumë. Kur bisedon njeriu me te, sikur ke përpara një enciklopedi të dijes. Hyn dhe nuk mund ta dalësh nga ato rrëfime e ngjarje të mëdha jo vetëm të artit piktural, por edhe të jetës sonë. Ai nuk heziton të punojë vepra vetëm për sot. Vepra e tij ka jetëgjatësi pa kufi. Ajo do të jetojë sa të jetojë njeriu.

Sot, ai ka moshë. Mosha e tij paksa po e lë ta evokojë të kaluarën e tij. Demiri punoi shumë portrete, bëri shumë ilustrime libarash e revistash, por realizoi me ëndje shumë dizajne për perde, ku gjer më tani, dizajni i tij “101” është shtypur në 5 milion metra gjatësi dhe është shpërndarë në të gjitha kontinentet e botës. Jo vetëm kjo.

Demir Behluli është piktor madhor, për faktin se, krijoi vepra të shumta arti, i cili llogaritet si një galeri e madhe artit tek ne. Gjer më tani ka krijuar 1570 portrete teknikash dhe formatesh të ndryshme, 500 me laps, 300 me laps kimik, 30 me tush, 200 me germa,10 kompozicione dhe me vaj 200 sosh. Të gjitha këto vepra, Demir Behluli, piktor, i bëri me laps, tush, thëngjill, akuarel, temper, pastel, ku përdori në punën e artit flomasterin, vajin, teknikat e kombuniara, linogëdhendje, gips, dru etj.

Me këto “sende” të artit, ai realizoi portrete, natyra të qeta, pejsazhe, kompozicione, dizajne, ballina librash, ëmblema, diploma, pllakate, skenografi, stripa, ilustrime, vizatime, enigma, vinjeta, kroki, portrete me germa, intarzi, monotipi me akuarel, frize etj., etj. Dhe, pas kësaj veprimtarie mjaft të gjerë e komplekse, ai, si piktor, prej vitit 1955 e gjer në  vitin 2017, miqve, enteve dhe institucioneve të ndryshme në tërë rreuzullin tokësor, u dhuroi 1024 vapra origjinale nga opusi i tij artistik. Kjo është madhështia e një artiti të madh të jetës sonë.

Pos kësaj veprimtarie, ai edhe sot nuk ndalet dhe punon për t’mos u dorëzuar para sfidave të jetës. Me këtë rast, në një ndejë rasti, ia bëmë një pyetje z. Demir  Behlulit, piktor, a po vazhdon krijimtaria e tij artistike, ai na dha këtë përgjigje: “Po, tha Demir Behluli, piktor,- unë kohës së fundit po punoj, por nuk jam i atyre ditëve të hovit të parë. Jam paksa me hov “tjetër”, sepse, para pak kohe pata një sulm, i cili më dha “vërejtje” në shëndet. Po kjo “vërejte” po reflektohet edhe tek puna ime. Nga ky “rast” kohe e moshe, unë, nga 10 gushti (2016), nuk kam bërë fare piktuar. Pushova. Pra, asnjë vijë nuk e kam hudhur në letër. Por, pas këtij sulmi 5 mujor, e ndjeva vetën pak më mirë dhe e fillova aktivitetin tim me vizatime, piktura etj.

Shihni, pas këtij “rasti” kam bërë një album me 60 piktura të punuara me laps. Janë art që flasin për shumë “sende” më të ndryshme nga jeta jonë, nga të cilat piktua, skur e harrova dhembjen. Tash, pas kësaj pune, po e ndjej vehtën  më relaksues. Pra, e munda të rëndën, e cila ishte shenjë moshe dhe më la pak gjurmë jete...

Po ju rrëfej se, krahas kësaj vepre arti, kam shkruar 34 poezi mallëngjyese. Të gjitha këto poezi më janë në dorëshkrim, të cilat flasin dhe “rrëfejnë” të kaluarën time nga koha tash gjer tek koha e shkuar fëmijërore. Sa më pëlqejnë këto vargje, sepse rrëfejnë jetën time të hershme, por të pastërt ashtu si ishte jeta idilike në fshat. Unë, në këto poezi e rikthej jetën time nga ditët e para, ku këndoj për shtalbat, loçkat e mia, për shiun në maj, për srehimin nën lis, rebelimin tim kur nëna më qortonte, unë i bija me këmbë shkallëve dhe bëja zhurmë pa lidhje, për dredhëzat që i futja në fije bari në mal etj.

Pra, këto vergje e lidhin të tashmen me kohën e kaluar të fëmijërisë sime. Sa më pëlqen! Është diçka shpirtërore. Pra, motivi im është koha tash dhe ajo e kthyer pas në fëmijëri të heshme. Janë vargje mallëngjyese. Së shpejti këto vargje do ta shohin dritën në një botim të ri”. Jo vetëm kaq.

Edhe në këtë moshë të shtyrë e me pak “vërejtje” kohe e moshe, Demir Behluli punon dhe s’ndalalet dot. Ai, ditë më parë botoi veprën publicistike eseistike me titull: “Sabri Maxhuni – zbërthyesi i kodeve” (2017). Është një vepër e rëndësishme publicistike. Këtë vepër autori ia ka kushtuar Sabri Maxhunit, një figurë e shquara e kohës sot, i  cili, për një kohë të shkurtër ka botuar mbi 20 vepra publicistike e dokumentare. Autori në fjalë e ka paraqitur portretin e këtij mendimtari e publicisti, S. Maxhunin, si një kërkimtar i thellë që vështron përtej takteve dhe detajeve historike, i cili “gjërat” i interpreton me mprehtësi dhe qartësi të thellë, të cilat kanë fasada dhe në thelbin e tyre, ku nxjerrë në pah tipologjinë histoke të kauzës së kohës-hapësirës shqiptare.

Pra, kjo figurë mendimtare, kohës së fundit po i zbërthen kodet e të ndodhurave, po i hap me çelës dyert e një interpretimi të ri të së kaluarës sonë, duke synuar që historinë tonë  ta vështrojmë në rrafshin sinkronik dhe diametrik, si nëj mundësi për ta përdorur atë për të sotmen dhe të nesërmen. Kjo vepër e Demir  Behlulit, së shpejti do të përurohet në lokalet e Bajës “Nëna Naile” në Kllokot.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx