E premte, 02.05.2025, 01:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Xheladin Gjonaj: Musli Çela e bani të veten

E marte, 10.10.2017, 07:40 PM


Musli Çela e bani të veten

 

"...Mirë e dinë bijtë e malesisë

S’shuhet Fangu i Binak Alisë

As  me burgje, as me tortura,

Pergjithmonë ka me pas burra..."

 

-Kushtuar atedhetarit e patriotit Musli Çel Mulosmanaj-

 

Nga Xheladin Gjonaj

 

Musli Çela e bani të veten,

Per Shqiptaret e shkrini jeten.

Haj me det po ban malesia,

Ne Amerike ka vdek Muslia

Zana e bjeshkes ka ul koken

Edhe dielli spo e nxeh token.

 

Rrin Valbona tuj gjemue,

Per at burre qe jete ka ndrrue

Ketu Fangu ka ra në zi,

Po e kujton djalin e ti.

Kurr nuk pat dhimbje sa sot

Edhe Shkelzen po nxjerr lot.

 

Kaloi vuajtje ne rini

Tuj shkue burgjeve ne Shqiperi,

Me i pa njerezit e ti.

Me pshtue jeten prej komunizmit

E merr rrugen ne mes dimnit

Neper  bore e neper shi

Me gazep ne Kosove ka hi.

 

Ne shume krahina e kane çue,

UDB-ja tuj e pergjue.

Babe e mixhe ja kan helmue.

Burre i zoti Muslia ish kane,

Shok e miq kudo ka nxane.

Po nje dite i erdh sahati,

Ne Amerike i pat dal fati.

 

U njofte me burra nga Shqiperia,

Nga Kosova mbar Dardania.

Bashk me ta ka punue,

Per Kosoven me çlirue.

Gjithë Shqiptaret me i bashkue

Miqte e vet i ka kujtue

Meten shume e pat ndihmue,

Nga Vranoci atje me shkue,

Jeten bashk e kane kalue.

 

Ata paten nder e bese

Ne dasem te mretit moren pjese.

Harry shume ka punue

shume miliona ka pague

Per Kosoven me çlirue,

Komunizmin ktu me rrezue

Presidenti i ka nderue,

“Nderi i kombit” dekorue.

 

Mulosmanet nuk i harroi

Me Musliun kudo shkoi.

Ne dasem te princit ne Tirane,

Te dy bashke aty jan kane,

prune nje liber ne malsi,

Plot me vuajtje e tragjedi,

Heroizma edhe lavdi

Qe i kaluan njerezit e ti.

Neper burgje ne Shqiperi.

 

Kjo Shqiperia vend i rralle,

Pesedhjet vjet e ka pas malle

Edhe bjeshken edhe Vrrinin

Komunizmi ja pat vu drynin

Por kur erdh demokracia

Ne vend te vet pat ardh Muslia.

 

Keshtu i shkoi jeta ketij burri

E asgja nuk e perkuli.

Ne fund vdekja e ka marre,

Mbush me nder e faqebardhe.

Ne Shqiperi ma mos me ardhe

Ne bjeshket e ti ma mos me dale.

 

Çka ka ba per vend te vet

I la Muslia amanet.

E Gjuljana se harron,

Per jete baben e kujton,

Me pune te mira e nderon.

 

Mirë e dinë bijtë e malesisë

S’shuhet Fangu i Binak Alisë

As  me burgje, as me tortura,

Pergjithmonë ka me pas burra.


-Per revisten ZemraShqiptare në Londer, Tetor 2017-

(Nga Xheladin Gjonaj, Geg-hysen, Tropojë, Albania)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx