E premte, 06.12.2024, 10:31 AM (GMT)

Kulturë

Leonora Laçi: Don Anton Kçira, Ambasadori i shqiptarëve

E enjte, 12.10.2017, 06:54 PM


Don Anton Kçira, Ambasadori i shqiptarëve në SHBA

Këto ditë doli nga shtypi libri i dytë kushtuar aktivitetit kombëtar dhe fetar të don Anton Kçirës me titull “Don Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë” me bashkautorësi të studiuesve Tomë Mrijaj & Klajd Kapinova botuar në Shtëpinë Botuese  & Shtypshkronjën Volaj, Shkodër.

Nga Leonora Laçi

Duke qenë se këtë libër e pata në duar para se të shoh dritën e botimit, pasi kam nderin të jem redaktore, dëshiroj që ti them dhe unë dy fjalë lexuesit.

Ky libër është i strukturuar në katër pjesë. Pjesa e parë – Historia e kishës së re në Detroit dhe don Anton Kçira; pjesa dytë - letër-këmbime, mesazhe; pjesa e tretë refleksione dhe pjesa e katërt shtypi për don Antonin dhe kishën e shën Palit Detroit MI.

Ky libër është me referenca të plota jo vetëm për të njohur veprimtarinë e don Anton Kçirës për komunitetin shqiptar në SHBA, por dhe  për kontributin e tij për Shqipërinë, Kosovën  e trevat shqiptare, si dhe për të ditur për kontributin e diasporës për Atdheun.

Historianë e studiues që do merren me veprimtarinë e diasporës shqiptare në SHBA, duhet ta kenë si pikë referimi dhe pjesë të bibliotekave të tyre, pasi rëndësia është e shumanshme. Mendoj, se shumë mirë do ishte që të mos lihet në harresë edhe përkthimi në gjuhën angleze si vlerë e shtuar e plotësuese që ta kenë librin edhe kongresmen e senatorë amerikanë, mbështetës të shqiptarëve, sikurse studiues të huaj.

Unë do ndalem tek rëndësia e letër-këmbimit në këtë vepër të re, të cilat janë të rëndësishme për të njohur më mirë aktivitetin kombëtar e fetar të don Anton Kçirës; roli i tij për çështjen e Kosovës, për Shqipërinë e dalë nga një sistem komunist totalitar; problemet e rikthimit të besimit në Zot në Shqipërinë ateiste; një mision i vështirë që duhej filluar gjithçka nga zeroja.

Po ashtu, inisiativa dhe mbeshtetja e madhe e komunitetit shqiptaro-amerikan ne Detroit, me donacionet e ndryshme për ndërtimin e kishave e rindërtimin e atyre ekzistuese si në Gllogjan të Kosovës, Melgush tëShkodër, Kçirë të Pukës etj. Shumë të rëndësishme kanë qenë ndihmat e komunitetit shqiptaro-amerikane të kishës së shë palit dhe shën Pjetrit nga Michigan i Detroitit, për Kosovën pasluftës. Donacione të ndryshme të bashkuara në komunitet me inisiativën e klerikut atdhetar don Anton Kçira pati dhe në rastin e përmbytjeve në Shkodër në 2010, të cilat ju dërguan famullisë së shën Jozefit në fshatin Dajç të Bregut të Bunës me shumën 20.000 dollarë amerikan. Gjithashtu të rëndësishme kanë qenë edhe organizimi i darkave me tematikë të ndryshme, me me qëllim bamirësinë për t’i ardhur në ndihmë atdhetarëve në vendlindje.

Don Antoni me ardhjen në krye të kishës së shën Palit e shën Pjetrit në Detroit, më 20 nëntor të vitit 1989, ka qenë i gëzuar që është emeruar famullitar mes shqiptarëve. Në letrën e mirëseardhjes që i dërgon Arkidioqeza e Detroitit,  i uron punë të mbarë meshtarit shqiptar. Kisha katolike shqiptare bëhet kështu qendra apo vatra e ngrohtë e bashimit te shqiptarëve në ketë shtet të madh industrial në veri të SHBA.  Kisha e vjetër askohe e më pas ndërtimi i kishës së re e cila do jetë stacioni më i rëndësishëm për komunitetin shqiptar por dhe bëhet vend pritje e përcjelljeje për delegacionet e huaja e ato shqiptare nga Shqipëria e Kosova, pa lënë mënjanë mësimin e gjuhës shqipe me klasa të përshtatshme e mësues të kualifikuar, si dhe festimet e festave të rëndësishme kombëtare e përkujtimin e figurave historike.

Ai së bashku me komunitetin shqiptaro-amerikanë ndërtoi jo vetëm një vend kulti, por Shqipërinë në miniaturë, duke i ndihmuar shqiptarët të mos humbnin traditat e zakonet e tyre për t’ja përcjell ato dhe fëmijëve.

Kështu hap pas hapi kisha e shën Palit u bë model për nga rregullat strike jo vetëm për të respektuar rregullat kishtare por dhe shtëpinë e Zotit. Një aspekt i rëndësishëm i jetës dhe veprimtarisë se meshtarit patriot ëshë se don Antoni minimizoi gjakmarrjen mes shqiptarëve dhe riktheu besimtarët shqiptarë në kishë.

Urimet për përurimin e kishës së shën Palit  në gusht të 2010, kanë qenë nga personalitete të ndryshme si: shkrimtari Ismail Kadare, Prof.dr Anton Kolë Berishaj, Ilir Meta në postin e zëvendës/kryeministrit e Ministër i Punëve të Jashtme, Admira Jorgji,  E ngarkuar me Punë Konsulle e Republikës së Shqipërisë etj. Letrat janë dhe urime për ditëlindje, letërkëmbime  si nga Gjon Sinishtaj, arëveshi At Antonio Bellusci, Ramush Haradinaj etj.

Pjesë e librit, është mbështetja që i është ofruar don Antonit pas përhapjes së video montazhit, ku i dolën në krah kongresmen e senator si dhe punonjës të policisë vendase si: Michael W.Reaves shef i Policisë, i cili i dërgon letër Arkidioqezës së Detroitit, duke shprehur mbështetjen për don Antonin i cili ishte një emër i respektuar në Detroit dhe jo vetëm, po ashtu dhe nga Kapiten Thomas Fett Departamenti Policisë etj.

Libri përcjell mesazhe të forta të bashkëjetesës fetare e largpamësisë së don Antonit, i cili gjithnjë bashkëpunoi pa dallim me klerin mysliman e ortodoks, në dobi të çështjeve të përbashkëta.

Libri tregon me fakte konkrete mbështetjen morale me shkrime nëpër gazeta të shkruar nga intelektualë të besimit mysliman, katolik dhe ateistët si: Prof. dr. Riza Sadiku, Prof. dr. Mentor Quku, Beqir Sina, Hasan Hasani, Astrit Lulushi (gazetar në Zëri i Amerikës), Mr.sc.Nue Oroshi, Ekrem Bardha (Konsull Nderi i Shqipërisë), Harry Bajraktari, Gjek Gjonlekaj (ish gazetar i Zërit tëAmerikës), Prend Buzhala, Klajd Kapinova, Mikel Gojani, Agim Shehaj, Faruk Myrtaj, Bardh Nëngurraj, Krist Gjinaj, Lekë Mrijaj, Dalip Greca, Pjetër Dom Gjoni, Franz Llesh Grishaj, Kastriot Myftaraj, Ilmi Veliu, Bep Kuqani, Sami Repishti, Tonin Mirakaj etj.

E gjithë kjo mbështetje publike tregon qartë respektin që gëzonte don Antoni në rrethet e intelektualëve, dhe kurrsesi një video montazh nuk mund ta hedh poshtë të gjithë kontributin e tij.

Letërkëmbimet janë dëshmi e qartë e nuk kanë nevojë për komente, pasi çdo njëri me ndërgjegje e formim të shëndosh mund ta kuptoj të vërtetën që shkruhet në këtë libër, ku don Antoni ka punuar pa u ndalur për kombin shqiptar, pa u kursyer, e në çdo formë, pa pritur dekorata apo fjalë të bukura.

Shpesh thotë:” Mos e bani mizën buall”, kjo shprehje tregon thjeshtësinë e tij, pasi ndonëse ka merituar e meriton respekt dhe vlerësim maksimal, disa antishqiptar deshën ti bënin gjëmën, në fakt më shumë i bënë dëm vetës sepse i dënoj Zoti, pasi don Antoni edhe pse luftohej në të gjitha format, qëndroi kryelartë e stoik përballë sharjeve e denigrimit, sepse ishte i vetëdijshëm se ka punuar me ndërgjegje të pastër e me përkushtim për komunitetin shqiptar në SHBA, për Shqipërinë, Kosovën e trevat shqiptare.

Misionin e tij e ka ndjerë si detyrim moral kombëtar e fetar, që duhet ta bënte çdo kush në vend të tij.

Çdo kush që do të vazhdoj të shpif për don Anton Kçirën bazuar në video montazhin apo thashetheme të tjera, është mirë më parë të marrë dhe lexoj këtë libër.

Pa hezitim mendoj se don Antoni ka qenë Ambasador i çështjes shqiptare dhe i ka shërbyer kauzës mbarëkombëtare për 50-vite meshtari.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora