E merkure, 04.12.2024, 08:38 AM (GMT)

Kulturë

Vahit Nasufi: Amaneti i vendlindjes

E hene, 16.10.2017, 05:11 PM


AMANETI  I  VENDLINDJES

 

Vahit Nasufi

 

Për kurbet kur jam nisë,

Ia këtheva shpinën shtëpisë,

U largova prej vendit tim,

Morra rrugën për n`mërgim.

 

E mbaj mend s`e harroj dot,

Oborrin kur e lava me lot,

I lash vetëm babë e nënë,

Me lot për faqe i kam lënë!...

 

Edhe pse kërkova shumë,

Në vendlindje nuk gjeta punë,

Nga Atdheu u largova,

Në dhe t`huaj fatin kërkova.

 

Erdha n`shtetin Helvetik,

Të punoj si puntor fizik,

Ishte rëndë si çdo fillim,

Me prindër t`gjallë - mbeta jetim!

 

Për herë t`parë shkela shtetin,

Nuk e njihja mentalitetin,

S`njihja gjuhë, as kulturë,

Më vështirë s`e kam pasë kurrë.

 

Ia nisa punës kurbetçare,

Kur më folshin - s`kuptoja fare,

Sikur s`kisha veshë, as gojë,

I lutesha Zotit, t`më ndihmojë!

 

Prej pune - drejt n`vetshërbim,

Të blejë diçka për ushqim,

Për darkë, - vezë e sallatë,

Sa t`mos e ha bukën thatë.

 

Jeta e vështirë si mërgimtarë,

Si ajo e zogjëve shtegëtarë,

Herë n`mërgim, herë n`Atdhe,

Si një zog që s`ka fole!

 

Më merrte malli për vendin tim,

Syrgjynosur në mërgim!

Ky mall i nxehtë i mërgimtarve,

I djeg zemrat e shumë shqiptarve!

 

Për flamurin e shqiptarisë,

Për tingujt e ëmbël t`çiftelisë,

Për zërin e bukur t`këngëtarve,

Për lojrat e odave mes familjarëve.

 

Vëllezër e motra ku jetoni,

Ju veproni si të doni,

N`daçi t`lumtur të jetoni,

Nga vendlindja mos u largoni!

 

Një nga një kaluan shumë vjet,

Jeta e gjatë u bë n`kurbet,

Eshe pse s`është vendi yt,

Tani i themi Atdheu i dytë!

 

Blejmë banesa dhe shtëpi,

Disa marrin dhe nënshtetësi,

Të gjitha t`mirat i ka ky shtet,

Por, këtu jeta s`ka lezet.

 

Shumë të rinj - djem shqiptar,

Në shtet t`huaj shkojnë ushtar,

Një fenomen që s`tolerohet,

Me t`huaj shqipja kur martohet!

 

Ju shqiptarë të mërgimit,

Mos i përgjigjeni asimilimit,

Prej vendlindjes një amanet,

Mos ta lëmë Atdheun shkretë.

 

Me der t`hapur na pret votra,

Për dy vetë mos shtrohet sofra,

Edhe loti një herë të ndalet,

Amaneti, - thonë i shkund malet!

 

Një porosi nga vendlindja jonë,

Këthehuni bijë sa s`është vonë?!

Ejani këtu, n`vendin tuaj,

Lamtumirë - thuaj dheut huaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora