E hene, 29.04.2024, 02:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Na bashkoi poezia

E marte, 24.10.2017, 07:33 PM


SHQIPERIA -LETERSIA DHE ARTI  SHQIPTAR- në SHBA

Na bashkoi poezia … takime dhe mbresa , mes poeteve dhe artistëve shqiptarë emigrantë,  në Clearwater -Florida

Nga Luan Kalana

Këto ditë Tetori, Muaji I Letersise dhe Arteve, nën kujdesin e shoqates “Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay, Florida USA, me qendër në qytetit te bukur bregdetar,  të Clearwatër, u organizua një  Mbrëmje e bukur , modeste  tematike-letrare familjare, kushtuar krijmtarise të shkrimtareve dhe artisteve me banim , në Tamap Bay, me emocione e mbresa .Theksojme që në fillim , që në aktivitet mungonin për arsye pune dhe disa poete e artiste të njohur , të komunitetit shqiptar, midis tyre poeti i shquar , biznesmeni z.Bledar Starova.

Mes muzikës dhe vargjeve poetike të recitura nga akrorët shqiptarë në foni, , fjalën e hapjes të takimit , e mbajti Kryetar I grupit te Shkrimtareve e Artisteve te komunitetit , studjues dhe përkthyes,  z.Luan Kola , realitor në Clearwater, I cili foli për siparin e  Takimit , prezantoi anetaret të rinj, poete e shkrimtare, si dhe rizgjedhjen te reja , te grupit te shkrimtareve e artisteve, ne Penellas Counti, me nën/kryetar shkrimtarin Thani Naqo, dhe sekretar Luan Kalana.Mbrëmja u çel me valle pollore nga gjithë krahinat e Shqiperisë.

Pastaj , drejtuesja e mbrëmjes, poetja e talentuar, Juola Hibo Kamanica, përcolli mes argëtimit muzikor, krijmet letrare artistike të vetë  poeteve dhe artisve pjesmarres.Supriza e takimit, ishte recitimi me mjeshtëri aktoriale, nga poetja Juola, poezinë e poetit popullor nga Nikolica e Devollit, me banim në St.Peterburgs, Fl, z.Met Fidani, pjesmarres në takim, kushtuar qytetit te  Korçes, mrekullia vetë.

Shkrimtari, poeti romancieri z.Thani Naqo, bëri paraqitjen e romanit të tij, me të ri, ”PEZHISHKAT”, si dhe recitoi poezi lirike, duke I ftuar pjesëmarresit lexuesit , për veprat e tija , për t’i gjetur e lexuar në AMAZONE, internet. Me interes u ndoq recitimi I poezise në shqip,  “Lulekuqja” te krijuesit L.K.nga vajza shqiptare e lindur dhe ritur në Amerike, studemtja Katerina Styliaos, e cila u mirëprit me duartrokitje.

Poeti z.Todi Pasko, pasi foli për rëndesine e vlerat e krijmatarise letare dhe artistike ketu në mërgim, ai bëri prezantimin e botimit të vellimit  poetik origjinal e ndjesor, recitoi gjithe ndjenjë poezinë e bukur kushtuar , “Tirana ime”, emocionuese dhe përmallshme .

Mergimtari patriot, shkrimatri z.Metat Idrizi, i përcolli auditorit  një risi të re, në aktivitein letrar, duke paraqitur me interes të veçante, një dorëshkrim letrar, origjinal, të pa botuar, nga vellezerit patriote e letrare kolonjarë, Sali e Safet Butka, me banim ish në Miçigan, dhuruar nga një pjesëtar I familjes Butka.Bravo z.Metat,  për këte gjetje e prurje letrare dhe me vlera historike.

Poeti i mirënjohur nga lexuesit , z.Hysen Cifligu, I përcoli pjesmareseve krijimet tij më të perzgjedhura letare, duke I recituar me frymëzim e me mall, kushtuar romantizmit të natyres të Devollit, veçanerisht poezia ..”Erë trendeline, -Zhubrica dhe poezise kushtuar, Floridës, vendbanimi i ri I emigrantit.

Ndërsa krijmatrinë letare artistike  të artistit të talentuar, poet dhe piktor tiranas z.Ali Gega, ish aviator, pilot në Forcat e Armatorusa të Republikes së Shqiperise për rreth 20 vite,  nga Braçanji I Devollit me origjine , banues ne Sarasota, Florida, pjesmares në takim, -e përcolli mes emeocioneve, miku I tij Luan Kalana, (për aryse shendetesore I aksidentuar rëndë) sië:-Vellimi me poezi, roman, skenare filmash, liber-Poemë vizatimore për fëmije, në anglisht, e të jera, -dhe punimet në artin e  pikturës -vaji, rreth 20 tabllo, me të ciat do të hape një fotoekspozite së afërmi.

Më tej, krijuesi  Luan Kalana, paraqiti e prezantoi me modesti , botimin e fundit të veprës letrare ‘PRELUD  KRENARIE-mozaik letrar”, duke theksuar se botimet  e librave të tij letare, tashmë janë në iventarin e Biblotekës Kombetare, të Kongresit Amerikan në Washington DC-USA. Ai ftoi lexuesit dashamirës, se librat e tij mund ti lexojnë falas në e-malin personal të tij.

Poeti matjan z.Gezim Buna, paraqiti dhe shperndai në pjesmaresit librin e tij të fundit, ”Amanetet e Emrit”duke recituar dhe disa poezi nga vëllimi poetik, faleminderit z.Buna.

Poetja Juola Hibo Kamanica, drejtusja e talentuar e takimit, me modesti, recitoi krijimet e saja letrarare, duke I recituar me mjeshteri profesionale artistike, te cilat  lane mbresa të paharuara tek pjesmarrësit.

Pjesëmaresit e takimit i përshendeti direkt  nga Porto Riko, Dr.Ardiam Kraja, ish ideatori dhe derjtuesi DJ i talentuar, I shoqates”Albania Heritage Foundiation Tamoa Bay”-Florida,   ku ndodhet per studime kualifikuse mjeksore, nëpermjet  celularit të bashkeshortes të nderuar”Zonja e Vitit” , aktivistes së shquar të komunitetit shqiptar në Clearwater Dr.Tatjana Priftuli Kraja.

Gjatë mbremjes letrare, u përmed me nostalgji krijimtaria letare e poetit z.Perparim Hysi, ish banues në komunitetin shqiptar, në qytetin e St.Peterburgs, Fl, sot banues në Tirane.Gjithashtu u përkujtua ,  një Memorie e shkurtër , i paharuarin shkrimtari,  Alfred Kanini , ish banues në Clearwater dhe folës i Radios, emisioni Shqip, ketu në Florida.

Kitaristi dhe shkrimtari Thani Naqo, paraqiti një krijm muzikor, tekstin dhe kompzimin e seranatës korçare “Moj Marika”, të kenduar duhet me poetin Met Fidani. Mbrëmja kaloi  pa u ndjerë deri në mesantë, me kengë valle dhe humor.Dikush  nga gratë leshoi një frazë me shaka:-“Na mbytën devollinjtë”, pasi shumica e krijuesve ishin me origjine devollinj.Një tjeter,  iu pergjegj me një batutë shoqerore, të aktorit Albert Veria, nga filmi “Kapedani”:-“Na mbytën gratë!”.Kjo ështe më se e vërtet në kuptimin e mirë , dhe vlersues, për gratë intelektuale aktiviste të palodhura ketu në komunitetin shqiptar, që i japin tonin aktiviteve, kulturore artistike, si të tilla, te nderuarat, znj.Imelda Pojani, Eri Pasko, Meri Andrea Kodra, Teuta Kanini , Moza Mustafaraj, Elma Karpuzi, e shumë të tjera.

Si zakonisht, siç thot populli ëmbelsira lihet për në fund.Çifti artistësh simpatik, valltaret profesioniste poeti Gezim e kërcimtarja Adriana Radovani recituan poezi klasike nga letrësia e huaj..z.Gezim Radovani, recitoi një poezi lirike nga poeti Robert Bernsi, të perkthyer nga poeti Lasgush Poradeci.Në fund ata interpretuan një dialog, poezine e parë lirike, intime të shkruar enkas për takimin e pare të dashurisë midis tyre, duke u shoqërura me të qeshura dhe me duartrokitje.

Takimin e ndoqi dhe e regjistrio me kamera në dore , fotografja e talentuar studentja Gearta A.Kraja.

Në mbyllje përshendeti dhe uroi suksese krijuesve poeteve dhe artisteve pjesmarres , Presidentja e shoqates “Albania Hetitage Foundation of Tamapa Bay”, artistja koreografe znj.Rovena Kalifaj, e cila I vuri në dijen dhe ftoi auditorin dhe gjithe shiptaret ne Tampa Bay, për pjemarjen në aktivitetet e  shoqates , në vazhdim , si në pjesmarrjen në Festivalin Folkorik Nderkombetar SPFF, në St.Peterburgs Fl në fund të muajit Tetor, me  konkurimit të grupit te valleve “Shqiponja”të vajzave shqiptare të drejtura nga artistja kërcimtare , Anisa Papadhima.

Znj .Kafilaj  konnfirmoi dhe ftoi shqitaret, në Mbremjen tematiko familjare me rastin e 105 vjetorit të Shpalljes te Pavaresise te Shqiperise, dhe me 25 Nentor, me pjesmarjene grupit te valleve “Shqiponja” dhe te grupit polifonik te burave “Laberia”.

“Runin for Albania”, motua e një aktiviteti tjeter, të vrapojme në qytet tona te veshur Kuq e Zi. Ju ftojmë t’i bashkoheni kesaj inisiative .ketij krosi masiv.

Ne Clearwater,  Florida vrapimi do te zhvillohet me 26 Nentor 2017,  ora 11 AM.

Po me rastin e 105 Vjetorit të shpalljes se Pavaresise se Republikes se Shqiperise,  Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay, -deklaroj ne mbyllje të fjales se saj, znj.Kafilaj , -në bashkepunim me Office of the Mayor of Clearwater and the City Council organizojne ngritjen e Flamurit te Republikes se Shqiperise përpara Clearwater City Hall në daten 28 Nentor 2017,  ora 11:00 am. I gjithe komuniteti Shqiptaro-American që jeton në Tampa Bay , janë I ftuar të marrin pjese në kete ceremoni, nje ngjarje e rrallë e simbolike që zhvillohet në qytetet e Floridës .

Në fund të  takimit, shkrimtaret e artiste , uruan njeri tjetrin per suksese të reja ne të ardhmen, shkëmbyen libra dhe benë fotogarfi dhe undane me përqafime vëllazeror .

Le të shërbejë ky takim simbolik i poeteve dhe artisteve ketu në Clearwater, Florida , si nxitje dhe frymëzim, jo vetem për krijuesit , po dhe për organizimin e aktiviteve të tjera kulturore artistike , per të gjalleruar jetën e shqiptareve në emigracion, për ta ndjere veten si në shtepine tyre , larg Atdheut, dhe për të ngritur me lart emrin ,  krenarinë tonë kombetare, prestigjin e Shqiperisë në SHBA e  mbarë Botën.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora