Kulturë
Remzi Salihu: Poezi nga Marta Markovska
E marte, 24.10.2017, 07:00 PM
MARTA
MARKOVSKA
Marta Markovska u lind 29.06. 1981 në Shkup, Maqedoni. Është anëtare e Shkrimtarëve të Maqedonisë.
TË GJITHA DASHURITË JANË SI KËPUCËT
Të gjitha dashuritë janë si këpucët
Ato që i ruajmë me kujdes
duke i mbathur vetëm në raste festive
mbeten të papërdorura, të ngushtuara, të zvogëluara,
nuk kemi lejuar t’u zhduket bukuria e tyre
por janë të përdorshme
dhe qortohemi shpesh
se nuk jemi të kënaqur me mbathjen e tyre
Ato që me gëzim të madh i mbathim
duke u kënaqur përherë,
më shpejtë i vjetrojmë, i grisim, i harxhojmë
i stërpërdorim dhe më në fund i hedhim
dhe me keqardhje mendojmë
pse nuk blemë dy palë nga ato të njëjtat
që t’i përdornim më gjatë
që t’i kemi si rezervë
që të na gëzojë ideja
se mund t’i vishnim sa herë që duam
Në realitet më gjatë qëndrojnë
ato që më pak i pëlqejmë
apo që i shtyjmë anësh
i humbim diku në brendinë e ormanit
dhe i harrojmë me javë,muaj, vite
që pas shumë kohësh të kuptojmë
se ato përherë kanë qenë aty pranë
edhe pse ne i kemi harruar, hedhur
dhe asnjëherë me dashuri nuk i kemi mbathur.
ENTROPIA E DASHURISË
Dikur bëja rrëmujë në sistemin tënd
jo për të ta dëshmuar praninë
Entropisë së formuar përherë
kur dy trupat tanë qenë në marrëdhënie njëri me tjetrin
pasi asgjë të re nuk të tregova
Termodinamika qysh herrët është shpik
dhe shumë gjatë do na përkujtoj
në harxhimin e energjisë
së marrëdhënies sonë të ndërsjellë.
Dikur prodhoja kaos në vendin tënd
jo për të të rrënuar sistemin tënd të vlerës
por sa për të ngushëlluar
në ato rregullat e lojës që sundojnë edhe në kozmos
kurse ne jemi dy gropa
që janë bashkuar dhe kanë thithur
njëra nga tjetra tërë atë energji
më shumë se sa që ka qenë e ndërtuar në sistem
dhe tani zbrazët, shpresojmë që përsëri do të shndërrohen në yje
Tani të siguroj se dy lidhje,
dy trupa, dy shpirtra
prodhojnë shumë e më shumë entropi
se sa secili trup në vete.
ASTRONOMIA E ZBATUAR
Derisa më thua
asgjë nuk është ndërruar
Kozmosi është zgjeruar
kurse ne jemi disa gallaksi
larg njëri tjetrit!
Derisa më thua
se në shpirtin tënd është vrarët
kurse aura ime e mbushur me diell
të përkujtoj se teoria e kaosit
është krijuar nga metodologjia
Derisa më thua
se duhej ta ndalnim kohën
kur dashuria ishte në vrullin më të madh
dhe trupat me fuqi më të fortë magnetike
të përkujtoj se vrimat e zeza
u krijuan nga implozimi vetjak
dhe tani ato ekzistojnë edhe te ne!
Përktheu nga maqedonishtja: Remzi Salihu