E premte, 08.11.2024, 11:04 AM (GMT)

Kulturë

Mihallaq Qilleri: Fjalë për F'alma fjalë

E hene, 23.10.2017, 07:11 PM


FJALË PËR ''F’ALMA FJALË''

-NDRYSHIMI I LARTESIVE POETIKE-

Nga Mihallaq QILLERI

Këto ditë doli nga shtypi libri i parë i poetes Alma Vjero -Dedja. Ajo që bie në sy menjëherë është përpjekja për të ndërtuar një poezi të vetën, të veçantë e që i shkon karakterit krijues të saj.

Ndër shekuj format poetike kanë ndryshuar rëndshëm. Nga shtrirja thuajse prozaike e vargut, kujto Homerin, Eskilin, Petrarkën, Shekspirin e deri te Naimi yne te “Bageti e Bujqësi”, do të vinim në ndërtime më vertikale, sikundër do të ndodhte me zhvillimet e banesave drejt qiellit. Alma Vjero Dedja e shpërfill, në përgjithësi këto “shtëpi elbasanase” dhe dëshiron të ngjitet në qiell ku vargu i saj merr ajër dhe e shikon peisazhi, jetën nda lartë.

Disa vite më parë kur, unë dhe Alma Vjero Dedja do të bëheshim miq në facebook, pa u takuar fizikisht më parë, më ra në sy eleganca e komenteve të saj nën krijimet e mia. Sigurisht, kjo tregonte së paku, se ajo ishte një grua që e pëlqente letërsinë, që lexonte shumë e që kishte një botë interesante të të menduarit. Do të kalonin vite kur në faqen e saj në internet do të shfaqeshin poezitë e para. Gëzimi ishte i natyrshëm. Pra, isha komentuar nga një poete e cila, me siguri, krijimtarinë e saj duhej ta kish nisur herët, por ja që, atë kohë vendosi ta ndajë me lexuesin.

Habia tjetër ishte forma, pra struktura e vjershërimit të saj, sikundër përmenda ne hyrje te ketyre shenimeve. Ajo nuk ishte e zakonshme. Sikundër çdokush prej lexuesve do ta konstatojë edhe në këtë libër Alma Vjero Dedja do të sillte një ndërkohë tjetër poetike, një dinamikë tjetër të vargut, një dinamikë të fortë të skeletit të poezisë së saj, duke ndërtuar ndonjëherë ngrehina poetike të larta, por aq të bukura e solide sa të mos i rrëzonte asnjë tërmet fjalësh apo uragan dashakeqësish.

Nuk ishte e vështirë të kuptoja se qëndrimi i gjatë në Greqi dhe ballafaqimi me poezinë e bukur të atij vendi, njohja e gjuhëve të huaja, përpëlitja mes anktheve të krijimtarisë botërore, por edhe fizionomia e saj prej bregdetase joniane, me karakter themelor vendosmërinë e qëndrueshmërinë e mendimit, do ta pajisnin me atë formë interesante të vjershërimit që sot të habit, të shtie në mendime, të emocionon dhe ta zbukuron ditën.

Poezia nuk është thjeshtë melodi vargjesh. Kjo tregohet që na titulli i librit. Ajo i sjell lexuesit një mendim përgjithësues, të cilin ai thuajse e kishte harruar në një cep të ndërgjegjes së tij sociale dhe ja, duhej të lexoj këtë “fjalë Alme” për të kuptuar se taman, ashtu beson edhe ai, por nuk kishte ditur asnjëherë ta shprehte pikërisht kështu. Dhe po të nisemi nga “Huate” që secili ka marrë në këtë jetë nuk do të surprizohej aspak po të dëgjonte se poetja është trishtuar se..

“U kam borxh

kohëve që s’fjetën, jetën

Atyre që morën arratinë

u kam borxh dashurinë...”

Sigurisht këto janë borxhe të pakryera e që mbeten të tilla si ankth, si pamundësi, por mbeten edhe si poezi, duke shlyer kështu shpjegimet e arsyet e gjata me magjinë e dhimbjes.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora