Kulturë
Poezi nga Xhemile Aliu
E merkure, 01.11.2017, 07:10 PM
Xhemile Hoxha - Aliu
QËNDRESË
Me
ecjaket shpresë duke murmuritur
Me ndjenjën e mallit, e shpirtit të zhurritur
Në mes të stuhisë, përpjekje mbinjerëzore
Në mes për mes dallgësh, që të tronditin prore
Imazhi,
jetë, mbresë, shpresë cfilitur
Me ndjenjën e thyer të shpirtit të molisur
Në mes për mes shtigjeve të ardhmërisë
Ndjek ëndrrën tënde në kohëra të ashpërsisë
Dhe
pas çdo stuhie, qetësia të kaplon
Një mjegullnajë jete që në shpirt të sfidon
Vërvitesh, përplitesh në këtë bot vrastare
Ndërto ëndrrën tënde, mos hezito fare
INTERVISTË
I
bëra pyetje bilbilit
Ku e ke at fole
N'pranverë vjeshtë a dimër
Kudo n'botë foletë i ngre
Dhe thash më vete
Mos më n'ngjan mua
Larg timit Atdhe
Folenë unë vetë
E kam ndërtuar për jetë
BUTËSI SHPIRTËRORE
E
ëmbël je o jetë, kur ti më përkdhel
E bukur porsi dielli i parë në pranverë
Me sfidat tuaja përballem prore
Me ndjesi shpirti përulem me nderë
Butësi
e jetës është sfidë në lartësi
Ndjesi shpirtërore, përkëdhelje në mbrendi
Urtësi,sinqeritet që prodhon në vazhdimësi
Më bën të ndihem mirë dhe të ndjej gëzimin
Porsi
një engjëll, ti më buzëqesh prore
Porsi ylli polar të ndjej thellë në zemër
Më ruaj nga vuajtjet, në shpirt mos më lëndo
Unë të dua me butësi, ndërsa ti më ledhato
ATDHE
Nga
lartësitë qiellore të ëndërrova
Nën shkëlqimin e rrezevë të diellit
Aty ku retë mbizotëronin në lartësi
Aty ishte vijëzuar në shpirt Atdheu im
Atë
hartë e shiqoja me ëmbëlsi
Ku shqiponjat lartë bëjnë folenë
Aty është mbjellë dashuria pa kufi
Në qenjen timë është shpirti i Atdheut.
(01-10-2016)
ERRËSIRË
Në
këtë natë të ërrët
Vetëm hëna më bën shoqëri
Thuajsë edhe ajo dritën e ndal
Mall i shpirtit seç më përvlon
Yjet
thuajse sonte janë shuar
Çdo gjë errësira ka mveshë
Era që fryn të ngjall frikën
Në këtë natë të pa fund pa shpresë
Vetëm
shiu i furishëm
Që troket në dritaren time
Më trazon në qetësinë e kësaj nate
Oh sa dua ta shporr errësirën
Erën
e jetës dua ta ndjej
Ditë e bukur shpresa të ngjall
Errësira që të sfidon
Të kaplon në këtë nat të trishtë
KOSOVË E PLAGOSUR
„Unë
biri yt Kosovë”
Bukur të këndoi Podrimja
Ti njihte mirë plagët tua
Ti njihte dhe plagët më të imta
Por
vallë, a u shëruan
Plagë të lara në gjak e lot
Sa shkon njëra vjen tjetra
Plagët tua s'shërohen dot
Janë
plagë të Atdheut të ndarë
Andaj dot nuk kanë shërim
Po si mund të shërohet zemra
E ndarë në dysh.
(21-09-2016)
SHPALOS ËNDRRËN
Përjeto
jetën, vehten duaje
Shpalos ëndrrën pa ngurrim
Ecë në hapa t'sigurt pa u tradhtuar
Ëndrrën mos e lejo të ikë
Mos
hezito n'hapat tuaja
Ecë më kohën mos ndalo
Merrë forcën dhe guximin
Ndjenjë e shpirtit t'hapërojë
(01-10-2017)
KU KJO VERË
Sonte
dhe zogjët herët ranë në gjumë
Po ç’ka dhe hëna që dritë nuk bën
A thua mua më janë hidhëruar
Dot s'më përgjigjen në këtë natë pa gjumë
Shkoi
dhe vapa verore shkoi
Po dhe bilbili këngën ndalon
Së bashku me vapën lejleku fluturoi
Vallë tregon stinën që po afron
Eja
dhe ti o stinë e monotonisë
Gjethet që tani me ra kanë nisë
E nis dhe vargun dot s’e mbaroj
Shkoi kjo stinë, kjo verë na shkoi
Sëç
ikin stinët një e nga një
Ikën dhe vitet të ndalur s'kanë
Herë ndjehësh gëzushëm e herë plot mall
Shkoi edhe kjo vërë, sa shpejt na shkoi.
(10-09-2016)
DITË VJESHTE
Seç
po nxen dielli
Seç po valëron
Qielli i kthjelltë lartë
Vjeshta po fillon
Një
ditë vjeshtë e bukur
Një bukuri në sfond
Seç po nxen dielli
Dielli i jetës sonë
Nxej
mos ndalo rrezet
Nxej në çdo skaj në botë
Nxej dhe për mbi shqipet
Ta ndjejnë shkëlqimin sot
Le
të agojnë mëngjese të arta
Le të thurren hymne të zjarrta
Përmbi trojet tona me erë arbërie
Të ndriçojë dielli i jetës
Të na dhurojë një vello ngrohëtësie.
(21-09-2016 )
KJO NATË VJESHTE
Sonte
hëna iu përkul errësirës
Ndoshta së yjet bënin sehir
Kjo natë vjeshte zbriste si hije
Tregonte stinën që do të gëdhijë
Mbi
detin e paskaj bënte mrekulli
Me dallgët që luanin në këtë errësirë
Në shpirt një romancë e bukur të zgjonte
Det i pa anë, sa të lumturonte.
Sa
e sa vaporët që bartën në të
Sa e sa mall e dashuri
Herë ndjehesh gëzueshëm e herë trishtim
Ngrohtësi shpirtërore, apo ndjenjë gri
Sonte
dhe hëna hile po bën
Sontë dhe yjet në mes janë nxanë
Poshtë gurgullimë e ujit të qetë
Kjo natë e ërrët, kjo vjeshtë e vrantë.
(29-09-2016)
NDËGJOJA ZËRIN TËND
Nën
hijen e blirit në muzgun e mbrëmjes
Dëgjoja zërin tënd, atë zë të zemrës
Oh si, si mendove, si fare s’e vërejte
Ajo mbrëmje vjeshte, ai muzg hareje
Fluturoi
si ëndërr e dot ti s’e vërejte
Iku porsi era që pas lë të reshura
Porsi ditë me shi kur pas del ylberi
Ndriçoi thellë në shpirt porsi rreze dielli
Ai
zë dëgjohej lartë si në thellësi
Nga lartësitë e qiellit, yjet në shoqërim
Hëna lartë ndriçonte ërrësirën e natës
Shpirti seç rënkonte, në këtë agushi
(13-10-2016)
KRONI NË VENDLINDJE
Më
duket se ta dëgjoj gurgullimën
E mbetur në mëndje nga kohë e fëmijërisë
Por dëgjoj edhe blegërimën e qingjave
Sa herë mëndja më vate atje,
Fluturimthi ëndrrat zgjohen
S’e di në ndjej gëzimin,
Apo nga malli-mallëngjehem
Lotët fillojnë të rrjedhin, mëngjes i hershëm
Dosido mendimet ngadalë po treten
Treten andej nga erdhëm këtu,
Këtu në këtë vënd të huaj
Në këtë vënd ku shpirti dot nuk ambientohet
Eh nga do shkoj e dëgjoj gurgullimën tënde
Jam e pasionuar me ambientin tënd,
O vendi i lindjes, o vend i bekuar.
LINDI DIELLI I RI
Kur
për herë të parë dolët mejdanit
Në zemrat tona lindi një shpresë
Se liria do të triumfonte porsi rreze dielli
Mbi gjakatarin mallkimi do te binte rrufeshëm
Ç'farë në shpirt ndjeu ky popull
Ç'farë ishte ky diell qe po lindte
Ç'farë ndjemë ne në zemrat tona
Më në fund u thyen të gjitha tabutë
Morëm frymë thellë dhe lirshëm
Sytë na shkëlqyen rrëmbimshëm
U ngjallën shpresat e humbura
Lirija nuk do të vononte
Do të lulëzonte mbi këtë tokë të përgjakur
Mbi gjakun e pastër dëshmor
Rrofsh e qofsh sa malet UÇK
(21-07-2017)
NËN KËTË QIELL
Nën
qiellin e pa fund
Në errsirën e natës
Nën dritën e hënës
Kërkoj frymëzimin
Një fije shprese
Një shkëndijë jete
Mbi njerëzimin
Për të sotmen
Ëndrrën e së nesërmes
Ndërtoje të ardhmen
Pa frikë
Mbi binarët e drejtë
Pa leqe
Ndjellakeqe
Ndërtoje mirësinë në shpirt
Qëndro ballëlartë
Ngrite krenarinë
Mbi dinjitetin tënd
Pa përkulje
Pa përulje
Qëndrestar
Mbi të drejtën
Realen të vërtetën
Mbi jetën
Dhe qenjen njeri
Ngritu me krenari!
(13-07-2017)
DALLGËT
Ruaju
mos të të rrëmbejnë
Forcohu për kacafytje
Sepse çasti të bën të fortë
Të rrëmbejnë të hedhin tutje
Përballja
është dosido
Dallgë jete s'di nga çojnê
Ndonjëherë lartë të ngrisin
E ndonjëherê të shtrinë për toke
Eh
ç'dallgë e murlane
Na rrëmbyen në ketë jetë
Nga na çuan e kah na tretën
Herë na vranë e në shpirt na këputën
(30-07-2017)
NËNA
Nënë
moj zemër zjarrta
Nënë moj duar arta
Nënë moj e shenjta nënë
Ti që din vetëm dashuri të falë
Ti që na e falë jetën
Ti që ndërton botën
Ti që përkëdhel me dashuri
Dhuron bekimin mbi njerëzimin
Dashuri e pa kufi je për seclin
Je emër i shenjtë
Je po aq e shtrenjtë!
(15-08-2017)
ATDHE
Nën
rrezet e diellit
Më solle ngrohtësinë
Nën dritën e hënës
Më solle frymëzimin
Ndjenjë e ëmbêl e shpirtit
Më je o Atdheu im
Sa shpejt shkonin ditët
E netët e ngarkuara me festa
Gjallëri jete e pa parë
Po ku ka jetë më të bukur
Se në Atdheun tënd!
POETI
Shkruan
vargje
Shkarkon energji
Lirohet nga ndjenja
Mundim shpirti
Ndërton
ura lidhëse
Mbi njerëzimin
Bashkon katër polet
Veri-jug lindje-perëndimi
Ndërton
ujvare dashurie
Pushka top për mekatarët
Bën vepra mirësie
Përmes vargut kudo n'botë
Pushka
e tij është pena
Fishek zjarri është shpirti
Ndjenjë e zjarrtë në vargim
Nga thellësit e shpirtit
Buron arti poetik
(24-09-2017)
ATDHE
Mbi
qenjen time
Ti qëndron lartë
Mbi ndjenjat e mija
Je kurim shpirti.
Në ditët me diell
Je shkëlqim brilant
Atje ku lind së pari dita
E netët po ashtu errën
Atje bredh jeta lirshëm
Kumbon zëri embël
I këngës qê pjallmon jetë
I shpirtit që kërkon ushqimin
I zemrës që don shërimin!
(10-09-2017)
GËZOJU TË SOTMES
I
gëzohem ditës që posa agoi
Dhe më rrembeu në gjirin e saj
Një ndjenjë të trishtë disi ma largoi
Shiqo diellin, qiellin dhe tokën
Ajrin që ne thithim dhe ujët që pimë
Buzëqshju jetës pa hezitim
Eh sa e gjatë të duket në numrim
Por sa e shkurtër është në realitet
Atëherë do t’i bindesh dosido vehtes
Se ishim te huaj kur erdhëm në ketë botë
Dhe të huaj kur do ta braktisim këtë jetë
(30-09-2017)
SIMFONI SHPIRTI
Yjet
lartë vijëzuar në qiell
Të magjespin n'ketë natë të errët
Poshtë rrjedh e ujit gurgullon
Impozante kjo atmosferë.
Ndihet rrjedhshëm zëri zemrës
Simfoni shpirti tingllon
Përqafon ëmbël rrjedhën e jetës
Drithërim n'tela të zemrës jehon.
Ç'është kjo jehonë e zemrës
?'ndiesi zgjon kjo atmosferë
Është vetë jehona e jetës
Dashuria i jep vlerë.
(28-09-2017)
SOT VARGUT DUA T’I JAP JETË
Sot
vargut tim dua t’i jap jetë
Sot dua të ndihem si yjet në qiell
Nuk largohem dot nga obligimi hyjnor
Sot dua t’i sfidoj edhe yjet në qiell.
Jo veç ato më dhanë frymëzimin
Në netët e turbulluara
Atp më njomin shpirtin
Kur unë ndihem e shqetësuar.
Dua të behëm mik me yje e hënë
Dua që dritë e jetës kurdoherë të shkëlqejë
Se dua jetën jo kurrë në agoni
Çiltërsinë e shpirtit gjithnjë ta ndiej
Porsi yjet në qiell që të zgjojnë frymëzimin
E lirë je muza ime,
Porsi dritë e diellit dua shkëlqimin.
(28-09-2017)
BIOBIBLIOGRAFIA
Xhemile Hoxha-Aliu u lind në Korroticë të Epërme, komuna e Drenasit (Kosovë). Shkollën fillore e ka mbaruar në "Jeta e Re" të Komoranit, shkollimin e mesëm në Shkollën e Lartë Pedagogjike "Milladin Popoviç" në Prishinë. Pas kryerjes së shkollimit të mesëm një vit punoi si mësuese në fshatin e lindjes, pas një viti vazhdon studimet universitare në Prishtinë (Fakulteti Ekonomik), të kryera në afatin rekord. Pas përfundimit të studimeve, një vit punoi si praktikante dhe dhjetë vjet në organizatën punuese "Ferro-nikël " në Drenas. Pas masave të dhunshme serbe, largohet së bashku me bashkëshortin e saj nga puna ku punonin të dytë së bashku. Të mbetur pa mjete jetese dhe nën trysninë serbe, detyrohet të marrë rrugën e mërgimit, për në në Gjermani. Është e martuar dhe ka katër fëmijë. Të gjithë familjarisht janë të shkolluar. Burri inxhenier i metalurgjisë. Vajza e madhe është ekonomiste. Ka studjuar në Vjenë. Vajza e dytë ka kryer studime amerikane dhe është duke e përfunduar masterin në Mainx (Gjermani). Djali i madh gjendet para diplomomimit si inxhenier i ndërtimtarisë kurse djali i vogël është para diplomimit në Inforamtikë, në Wiesbaden. Rrjedh nga një familje fshatare me tradita të larta njerëzore dhe atdhetare. Pesë fëmijë të babait të saj kanë pasë fakultetet të kryera, pra, ishin ndër familjet më të shkolluara në rrethinë. Xhemilja ka shkruar qysh herët poezi, por i ka shkruar vetëm për vete, pa i bërë publike. Poezia dhe në përgjithësi letërsia ishin idoli i saj. Aty gjente veten. Letërsia si dhe historia jonë tragjike ishin bërë ushqim i shirtit, sidomos në rrugët e gurbetit. Ka të botuara kohëve të fundit dy vëllime poetike: "Ngjyrat e Atdheut" dhe "Dhimbje shpirti". Ka të pregatitur për botim librin e tretë për këtë vit dhe puna vazhdon.