E hene, 14.10.2024, 01:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Lushaj: Syni me lotë dhimbjeje e gëzimi

E diele, 29.10.2017, 11:10 AM


Ramiz LUSHAJ

NË NJË DITË, SYNI ME LOTË DHIMBJEJE E GËZIMI

Bajram Prelvukajt të Martinajve

1.

Ishte i përflakuri Viti ’81 i Kosovës.

Fektoi e zeza ditë e 9 Nëntorit.

Jetën e re e humbi Bajram Prelvukaj

Në atë autobus tragjedi,

Në ato lartësi të mocme të Çakorrit.

Ai ndër kohëra me furtuna e kufi…

Mbeti udhtar i ri dhe i vjetër,

Një udhtar i përjetshëm.

Ai ende ndan andrra, hapa, ideale…

Këndej Martinajve, matanë Pejës.

2.

Ai nga koma e vdekjes në spital

Hapi sy, qeshi me duar e ballë,

I veguen Martinajt me vrri e bjeshkë,

Me kulla e me varre, me djepa e libra,

Malet me borë, i kaltri liqen n’Plavë.

Ato ishin “Ora” e tij.

Këto e mbajnë ende gjallë.

Nusja e çikat iu banë zana, i dhanë fuqi.

U ringrit si kreshnikët në legjenda e histori.

E dhá një amanet, i lëshoi veç dy fjalë:

“Unë po iki. Po më vjen një djalë.

Mua e kullen i përtri me emrin:

Alban”.

Dimni nuk po don me ardhë

Nuk don me e marrë Bajramin…!

Vjeshta nuk po don për me ikë.

Po dooon me e prit Albanin…!

3.

Në synin e djathtë lotët kanë gëzim.

Në synin e majtë lotët kanë dhimbje.

Në kullën Prelvukaj të Martinaje.

Hana prêt një vdekje…

Dielli prêt një lindje.

4.

Bajram Prelvukaj i mbylli sytë.

Tuj i dhanë trupit me u ngrit n’kamë.

Alpet e ndjenë dhimbjen me gjamë.

E shpalli një Ditë Zi.

Kuvendi i Burrave në Plavë-Guci.

Vendlindja e vet po e merrte në gji.

5.

Alfabeti i geneve të ti,

Abetare me krenari,

Arbëresha, Albana e Albani i ri,

Nusja e ti, e fismja Hajri.

A.A.A.-H…AAAH…

Të katër lëshojnë dhimbjen gjithkah…

Toka e qielli dhimbjen e tyre ende e ká…!

6.

Nusja Hajri me një dorë tek arkivoli

Nana Hajri me dorën tjetër tek djepi…

Nata e bani njerkë.

Gjyshe e bani mëngjesi…

Kjo çikë e Dedushajve të Vuthaje,

Çika e Salihit, mbesa e martirit - Çung Tahirit,

Mori traditë kulle, bese, nane…zane,

Bashkë me ujët e rrezet e diellit.

Ata të dy duheshin shumë në rini,

Ata ishin ma shumë se Muja me Ajkunë.

Bajrami mbeti gjithmnonë

Gjeto Basho Muja për kullën e fëmijët e ti.

Hajria mbeti ma mirë se një Ajkunë

I rriti tre fëmijët me dashuri, në lumturi…

7.

Atë ditë në Plavë-Guci,

Dy herë jehuan pushkë.

E kanë zakonet Malet shqiptare

Tokë e breza e kanë një fjalë të urtë:

Burrat priten e përcillen me pushkë!

_____

Miku im Naim Dedushaj ma tregoi keto dite kete histori dhe une u perpjeka ta baj kete poezi....Perndryshe: Hajrie Prelvukaj eshte motra e tij... Ne foto jane Martinajt me bore e diell...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora