E premte, 11.10.2024, 06:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Lefter Duraj: Bashkë-jetesa

E diele, 29.10.2017, 11:11 AM


Bashkë-jetesa...!

 

(Fabul)

 

Nga Lefter Duraj

 

Të gjithë  u gëzuan dhe u lumturuan shumë,

Se u erdhi  fundi, padrejtësive që ishin lum.

Iku ajo kohë, kur tigër e luan, me ta dhe ariu,

Hanin gjithë prenë, pa qën, mace dhe  miun.

 

Një ditë  këta u çuan dhe dolën për kismet,

Tigër e luan vraponin , toka dridhej tërmet.

Tek i suleshin tufës, që kullotnin në lëndinë,

Zebra, xhirafa e drerë, që merrnin arratinë.

 

Më pas një zebër të shtrirë, ata e coptonin,

Macja, qëni  dhe miu shihnin dhe thonin...

Pjesën tonë do kemi, dhe për të mendonin,

I ka këto “bashkëjetesa”, ndaj dhe gëzonin...

 

Por tigër e luan, fundin presë po ja nxirrnin,

Sapo atë e mbaruan dhe buzët ishin tuj  lëpi,

Të qetë ecnin livadhit, (për të tretur ushqimin),

I mërzitur, i pari foli miu : -Kjo është padrejtësi !

 

Gjithë  prenë mbaruan, s’mund të ndodh kurrsesi,

Të protestojmë,-  u tha, për këta tigër dhe luanë,

Nesër që pa gëdhire,  të mblidhemi sa më parë,

Zhurmë e madhe u bë, s’lanë gjë ata pa i sharë...!

 

Qënë, mace dhe miun, ata i lanë pangrënë...!

Tek dëgjuan elefantë,  gorrillë e hipopotamë,

U dhanë të drejtë, se kjo histori duhet parë...!

Ranë dakort, bashkë me ta dhe tigër e luanë.

 

Të drejtë kanë! Me ne të gjuajnë e të hanë,

Mbaroi protesta. Çdo gjë ata lanë mënjanë,

Pa gëdhirë u çuan dhe vrapuan ata si luan,

Iu sulën tufës së drerëve kur me sy i panë.

 

Qëni lehu, macja mjaulliu, miu buzët lëpinë,

Por tufa kullotnin,  drerët se prishën terezinë.

Shijonin ata ushqimin dhe ndjenin kënaqësinë.

Veç kur panë tigër e luanë, morrën arratinë ...!

 

Panë, ç’panë qëni, macja dhe miu  u kthyen,

Të mërzitur, të lodhur nga gjahu u zhgënjyen.

Mësuar rrotull shtëpisë, me të zotin nis t’zihen,

Çiften të merrte ai dhe tufës nga pas t’u vihen.

 

Me prenë e tyre, të barabartë  të ndihen.

Çdo ditë në oborr, taset me mish të vihen.

Pa dal drita mirë, u nisën ata serbes serbes,

I zoti çften në krah, lëndinës filloi të zbres,

 

Pas tij  qëni, macja e miu të lagur gjith vesë

Befas ata panë, tufën me drerët në mes,

 

I folën të zotit, çiftja më s’mund të pres,

Dhe krisma oshëtiu, lëndinës anembanë,

 

Tufa u shpërnda,  n’ujë e kanal, me sy s’panë,

Veç  të largoheshin nga lëndina sa më  parë.

Drerin të shtrirë, qëni, macja dhe miu panë.

Ja  më së fundi dhe gëzimi tyre nuk mban.

 

Por krisma kish zgjuar dhe tigër dhe luan,

U trëmbën në fillim, kuptuan  ç’po ngjan,

Kur panë drerin të shtrirë çdo gjë e lan,

Vrapuan drejt tij, të mbrinin sa më parë.

 

Stepi i zoti, qëni, macja, e më shumë miu,

Ç’i gjeti të shkretët, po afrohej dhe ariu,

Që larg po vështronin tek coptonin dren,

Turfullonin dhe shanin, koka po u shperthen.

 

Protestat do vazhdonin, do tundnin dhenë,

Për padrejtësinë e bërë, që u morën prenë,

Të mbidhen gjithë kafshët, kudo që të jenë,

Elefantë, gorrillë, hipopotamë dhe të tjerë.

 

U fol gjërë e gjatë, në lëndinë ç’kish ngjarë,

Të gjithë ranë dakort, haku u duhej marrë,

Ngarkuan  elefantin, gorrillë e hipopotamë,

Të verifikojnë  ata, se sa të drejtë  këta kanë,

 

Dolën në mëgjes herët, shkuan në lëndinë,

U ulën dhe soditën, ca orë thanë po rrimë,

Panë tufa drerë, xhirafë e zebra tek vijnë,

Kur befas...,tigër e luanë aty sapo mbinë.

 

Ju sulën tufës me drerë, që morrën arratinë,

Por njërës prej tyre, iu hodhën mbi shpinë,

Filluan ta coptojnë dhe mishin e tij po han,

U afruan elefanti, gorrillë e më pas hipopotam.

 

Sa i panë, që po afroheshin, tigër dhe luan,

U tërhoqën sakaq dhe prenë lan mënjanë,

U habitën ! Elefanti, gorrilla e hipopotamë,

Për sjelljen që demostruan, tigër e luan...!

 

Nuk panë këtu ata, që të kish padrejtësi,

Pjesën e drerit e lan dhe për miqtë e ri,

Më kot ankohen qëni, macja dhe miu,

Nuk shoh padrejtësi! -  Pohoi dhe ariu.

 

Me habi shiheshin qëni, macja e miu,

Për çka u vendos aty, tani e zeza i piu.

Sërish brënda murit , ky fat u mbiu,

Me tas do ushqehet përsëri fatziu...!

 

- Boston, USA, Dhjetor  2016-

-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, Tetor 2017-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora