Kulturë
Mëhill Marku: Të falem o At Gjergj Fishta
E hene, 30.10.2017, 02:49 PM
Të falem o At' Gjergj Fishta
Nga Mëhill Marku, Lezhë
Poeti Mëhill Marku në oborrin e At Gjergj Fishtes
Të falem o At' Gjergj Fishta
O Homeri i eposit shqiptar
Lexoi kohët e mira e të ligshta
Dhe më bën të ndjehem krenar
Përkulem para teje si besimtar
Dhe puth të gjitha vargjet e tua
I gjithë trupi më përvëlon zjarr
Fe e Atdhe më shumë i dua
Se ti je Homer, je Promethe
Kangtar i popullit martir
Shkrive jetën veç për At'dhe
Në altar, kuvend e manastir.
Më fort se pushka mbi armiqtë
Oshtiu fjala jote flakada
Vargu jot i tmerroi të ligjt
Lavdi u dhe' kreshnikëve-kala.
Sa herë shkoj në Krajnin tim
Ndalem, shtëpinë tënde kundroj
Tmerrohem, shfryj në mallkim
Më vjen turp ashtu ta shikoj.
Se syri më sheh të bukura vila
Tek shëtis nëpër timin At'dhe
E kisha nëpër fshatra si kala
Për zot s’të doli as shtet as fe'
O shtet që me alfabetin shkruan
Që Gjergji ta fali përjetësisht
Një gërmë-tullë pse s’ndërtuam
Një dhomë piedestal atje në Fishtë?
Dhe ju o kisha e ju klerikë-fetarë
(Kishat aq bukur i keni zbukuruar)
Po si bëtë ndere të madhit ushtarë
As besimtarët s’kanë për tu besuar.
Ta nderuar shtetarë edhe fetarë:
-At Gjergjin kurrë mos e harroni
Se Ai është Një Hero Kombëtar
Lavdinë e tij kurrë s'do ta fitoni.
Nderoni Atin, vetes i bëni nder.
(Gjergji s’ka hiç nëvojë për ju)
Për shtëpi ka të popullit zemër
Gjynahu e turpi ka me u mbulu.
-Per ZemraShqiptare, nga Shengjini, 12 Tetor 2017-