Kulturë
Gëzim Llojdia: Trazirat ballkanike
E merkure, 01.11.2017, 08:05 PM
Shkodra, shekulli XX
Nga trazirat ballkanike
Nga Gëzim Llojdia*
1.
Gazetat, që dritën e botimit e kishin përtej oqeanit sjellin lajme befasuese për ngjarjet që zhvilloheshin në Ballkan në prag të ngjarjes së madhe kombëtare.Ngjarja e ndodhur në parlamentit turk nuk kishte si të mos sillte zëmërat të thellë në Shqipëri .Në vendlindje të Ismail Beut,vlonjatët nxjerrin dhe dëbojnë nga qyteti i tyre,përfaqësueit eqevrisë osmane.Xhonturqët sipas historisë së kohës,nisin reprazaljet duke burgosur përfaqësuesit shqiptarë të cilëve u ishin zgjuar shpresat te ndenja kombëtare,kur kombe të tjerë ndërkaq kishin shkuar drejt clirimit.
Ja teksti i plotë :Trubullimet në Vlorë pas lajmit për Ismail Qemalin.
Pas një telegrafi te gazetës së Londrës TIMES, të botuar te gazetat amerikane, Vlo-njakët, të egërsuar për rahjen e pabese të deputetit të tyre Ismail Qemal Be' ne Parliament, paskan dbuar meëmuret e guvernes turke. Shqiptaret përgjithërisht janë ndezur nga kjo ngjarje dhe gatitin trubullime të rea. Xhon-turqit, nga ana tjatër, men-tohen të zëne dhe të burgosin gjithë deputetët Shqiptare, që u kundreshtohen si tradhëtorëre dhe si shkakëtarë të kryengritjes shqiptare.
2.
Dom N. Kacorri Nikollë Kaçorri (1862-1917)ishte një ndër prfaqësuesit katolik në kuvendin e Vlorës,Patrioti D.N Kacorri ka marë pjesë ndën luftrat që sollën kuvendin dhe pavarësinë kombëtare.
Ja teksti i gazetës Koha:
Nga gazetat e huaja mesuam sihariqin se të ndercmit prift katholik nga Duresi, Z. Nikolla Kacorit, iu dha falje prej L. M. T. Sulltanit, për dënimin që kish dhën gjykatorja ushtariake 4 yjet burg. Pergezojme nga thelb i zëmrës tëckëlqyerin atdhëtar dhe i lutemi Zotit t'i falnje pasketaj shëndet dhe prehje për të mirën e atdheut.
3.
Çështja e Shën Naumit vete në Hagë
Toka quhet Shën Naumi është një manastir në kufi me Maqedoninë.Manastiri ,që mendohet se është ngritur rreth viteve 905 duhet besuar se shenjtori ka qenë prijës religjioz,gjatë kohës së mërgimit të madh është varrosur në këtë seli religjioze nga ku është ruajtur edhe emri.Të dhënat qartësojnë se i përkiste Shqipërisë deri në vitin 1925, kur mbreti i asaj kohe,Ahmet Zogu ja dha Serbisë.
Një gazetë lodineze sic është edhe Daily Telegraph duke ju referuar një lajmit që sjell një gazetë greke në Neë Jork thotë se Serbia e ka dërguar cështjen që la konferenca e ambasadorëve për Shën Naumin në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndrëkombëtare të ligës së kombëve në Hagë).
Lajmi i plotë:
Çështja e Shën Naumit vete në Hagë
Gazeta Dielli datë 22 maj 1924 faqe ballore e botimit në Boston ka sjellë këtë kronikë e cila i përket rubrikës:”Lajme nga shtypi i huaj” me titull:Cështja e Shën Naumit vete në Hagë.
Gazeta e Londonit ‘Daily Telegraph” pas një kabllogrami që boton gazeta greke e Neë Jorkut ,Ethnikos Kirkia më datë 19 Maj,lajmërohet se Serbia ka kërkuar që të cvendoset përfundimi i Konferencës së Ambasadorëve pas të cilit Sh.Naumi i jipet Shqipërisë dhe kjo cështje u dërgua në Gjykatoren e lartë për Drejtësi Ndrëkombëtare të ligës së kombëve në Hagë).
Mehdi Bej Frashëri:Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: "Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: "jusu'a Shën-Naum", nuk thotë "y compris Shën Naaum". Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t'i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen "jusqu' a Shën-Naum" ç'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë. Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore vendosi: "Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t'i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit. Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej. Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t'i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali iThatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat. Ky katund po t'i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m'anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T'arratisunit politik nga injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës.
3.
Në një artikull ne "Foreign Affairs" e Londonit, gazetën e te ndierit E. D. Morel, ish-anëtar i Parlamentit anglez dhe një nga mbrojtësit më të forte te Kombeve të vegjël dhe të munduar,shkruan se:Nga shkaku i lakmimeve imperialiste të fuqive të mëdha,i cili vdiq para ca kohe e vyera filo-shqiptare M.E.Durham provon duke marrë për bazë dokumente të botuara nga njerëz që ishin nëpunës në guvernën serbe të Pashicit në 1914 që komploti për vrasjen e Kryredukut Franc Ferdinand më 1914 ish organizuar në Beligrad me dijeni të guvernës serbe. Miss Durhami në funt të artikullit shënon këtë paragraf;
Kish vetëm një mënyrë për të prurë kriminelët përpara drejtësisë dhe ajo ish mënyra të cilën proponojë Austria. Po të qe që të kishim përkrahur me tere forcën tone Austrinë,Z. Pashic edhe miqtë' e tij tani mund të ishin në burg të dënuar për jetë në vent që të qeverisnin fatzezët Kroat,Malzezes, Shqiptarë dhe Bullgare me methuda aq gjakatare se dhe ajo me të cilën nisën luftën. Për fat të keq ne ishim lidhur me Rusinë dhe Francën edhe Franca kish që me 1906 ,që po e armatoste edhe e financonte Serbinë.
Lord Grey tha s'e nuk e dëshironte ta bisedojë këtë dëshirë midis Austrisë dhe Serbisë. Dhe Rusia, sa të i linte penjët e intrigave vrasëse , të Serbisë të dilnin në dritë zgjidhni më mirë luftën. Në dinte ose jo gjësendi që më parë Rusia për mi këtë komplot ajo gjë që është edhe për të mësuar. Le të shpresojmë se no një ditë Ljuba (Ministre në kabinet të Pashicit me 1014) do ti nxier të gjitha në shesh.
Richard C.Hall shkruan te botimi:The balkanëars 1912–1913.Deri në këtë pikë shqiptarët kishin mbështetur fuqimisht sundimin osman në Ballkan . Shumica e shqiptarëve ndanë fenë islame dhe kulturën e osmanëve . Gjatë shekujve ata kishin fituar privilegje të caktuara nga Konstandinopoja në lidhje me tatimet dhe posedim të armëve. Shumica e popullsisë shqiptare në pushtimin osman ishte e organizuar ishte e Janinës , Kosovës, dhe Shkodrës dhe një pjesë e rëndësishme e popullsisë së provincës së Manastirit .
Shqiptarët fillimisht e përshëndetën regjim të ri në Konstandinopojë . Ata shpresonin në atë,që do të fillojë reformat që çojnë në njohjen e autonomisë shqiptare brenda perandorisë . Këto shpresa u zhgënjyer shpejt . Qeveria e re e dhe politikat centralizimit kanë ngjallur frikën e humbjes së privilegjeve dhe madje edhe asimilimit në zonat shqiptare të Perandorisë Osmane .Pakënaqësia dhe revoltat shpërtheu përfshinë pjesën më të madhe në rajonet e banuara me shqiptarë ndër fiset katolike në veri , por u përhap shpejt në të gjithë rajonet shqiptare në dimër dhe pranverë të 1910.Në Maj 1911 , një komitet shqiptar në Vlorë( Valona ) kërkoi bashkimin e vilajeteve të Shkodrës , Janinës ,Kosova , dhe Manastir në një Shqipëri autonome në kuadër të Perandorisë Osmane .Në një përpjekje për të rivendosur prestigjin , Sulltan Muhamedi V vizitoi Kosovën në Qershor 1911 . Kjo pati efekt të vogël të revoltë. Qeveria asnjëherë nuk ka pasur sukses në shtypjen e kësaj kryengritjeje para shpërthimit të Luftërave Ballkanike .Rritja e ndërgjegjësimit të vetë kombëtar shqiptar në rajon të Kosovës ku pretendimet e serbe për këtë çështje i kishte detyruar detyruar serbët të veprojnë shpejt . Ata kishin frikë se makinacionet austriakë ishin prapa trazirave në Shqipëri.G rekët ishin të shqetësuar edhe për revoltën shqiptare .Zhvillimi i partikularizmit shqiptare i shkeli desirada greke në Epir duke kërcënuar për të përfshirë Greqinë para kohe në një luftë . si dhe të të kërcënuar ishin aspiratat e Mali i Zi një pjesë të Shqipërisë veriore , duke përfshirë edhe qytetin e rëndësishëm të Shkodrës . Nacionalizmi shqiptar kërcënon aspiratat kombëtare të Greqisë , Mali i Zi dhe Serbia . Ky problem i zakonshëm e kanë nxitur këto tre vendet e Ballkanit për të vepruar kundër tij dhe gjithnjë e më shumë për të vepruar së bashku që nga viti 1911 Nikolla , i cili kishte dhënë vetë titullin e mbretit të Malit të Zi, atë që u përfshi vendin e tij në revoltën veriore shqiptare. Për të ruajtur kontrollin e rajonit të fundit të rëndësishëm islam të zotërimeve të tyre evropiane , perandori osmane dërgoi trupa për të shtypur revoltën shqiptare . Luftimi në Gadishullin Ballkanik u intensifikuar në Shqipëri në vitin 1911 .