E shtune, 12.10.2024, 07:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Bulgareci: Prelud për Shqipërinë

E merkure, 01.11.2017, 07:11 PM


PRELUD- ,për SHQIPERINE

Libri "PRELUD KRENARIE,mozaik letrar"- nga LUAN KALANA (LUMEKA)

-Shumë shqiptarë facebook-as e njihni Luanin nëpërmjet “artilerisë” së tij letrare. Mua më ka pëlqyer ta thërres “Topçiu i Letrave” por thjeshtësia e tij e natyrshme dhe konservative përsa i përket natyrshmërisë së një devolliu tabanor s’më lejoi të vazhdoja superlativitetin tim ndaj penës së tij tipike luanore.

Pamja origjinale e luanit është po ajo e pasqyruar virtualisht në Facebook. Një buzëqeshje devolliçe i varet përherë në fytyrë dhe nuk i prishet edhe kur dikush tenton t’ja turbullojë. Pastaj është fjala e butë, e shtruar dhe çelur si një boçe burbuqesh që sa vjen dhe më shumë çelet pasi ecën me pjekurinë e kohës. Unë tashmë e di se “bardhaku qit ç’far ka barku” dhe se bukuria e njeriut rritet nga bukuria e mendimit që e kthen fjalën e folur dhe të shkruar.

Megjithëse vështirë të gjesh tek ai një mendim për veten sepse s’do që të mburret e të shprehet se kush në fakt është por, kam mundur të kap disi atë të fshehtë për veten e tij: “Kam qënë e do të mbetem një njeri i thjeshtë, jo vetëm për modesti. Një prind si ju; dje ish mësues i gjuhës shqipe në Shqipëri, sot një qytetar shqiptaro-amerikan – më shumë devolli - që ishte, është dhe do të jetë shqipëtar i shqiponjtë që nga flokët e deri tek thonjtë.”

Fatkeqësisht Luani është një invalid, siç e emërojnë dokumentat amerikane. I sëmurë dhe i operuar disa herë nga zemra. S’ka punuar kurrë në Amerikë. Për këtë ndjen një farë keqardhje duke menduar se është “një parazit”. Për mua ai punon, madje punon shumë, aq shumë sa s’ka kohë të lirë! Anëtar i rregullt i librarisë amerikane. Aktiv sa askush në Facebook. Aktiv në aktivitete kombëtare shqiptare. I rregullt në biseda dhe telefonata me miq e dashamirës. Lexon dhe shkruan papushim! Aq sa dëndur, me shaka, i them, Luan na mbyte! S’dalim dot nga deti jot i letrave dhe bombardimeve artilerike letrare! Sigurisht që qesh dhe më bën vrejtje se mos shkruaj nga këto shakara. Kjo është e natyrshme sepse kur shkruan, më parë duhet të lexosh po që të lexosh duhet të ecësh edhe nëse je pa këmbë. Dhe nëse ecën, dmth jeton dhe, kur jeton s’mund të jetosh dot pa lexuar.

Luan, ja që më në fund e shkrojta pasi rastin ma dhe libri jot më i fundit, “Prelud Krenarie”! Të cilin ti, me zemërgjërësinë që të karakterizon, ma dërgove menjëherë pa dashur të marrësh honorar për këtë bujari.

Të falenderoj publikisht dhe më lejo të them pakë fjalë rreth librit.

Libri ka 253 faqe dhe është vërtetë një Mozaik Letrar i bukur me esse, hulumtime,monografi, rezume, kumtesa, artikuj, skica, portrete, fabula, vjershërime dhe grimca të tjera letrare; të gjitha të këndëshme që lexohen me ëndje.

Redaktor i librit është një njeri i ditur dhe i gjithanshëm në njohuri; vërtetë një Fisnik Letrar Devollit; Kosta Nake, të cilin pata fatin ta njoh nga afër dhe të ndjej një respekt dhe admirim jo vetëm për diturinë e tij por edhe për një veti që unë e çmoj shumë, bujarinë që e mban fisnik njerinë.

Në fakt, brënda këtij libri janë tre libra (s’është trilogji) ku i pari është vërtet një monumet letrar për nga tema; Prelud Krenarie – Obeliskë të Kombit i cili përmban 15 shkrime ku gjenden disa nga komentet për veprat e shqiptarëve më të dalluar në art, letërsi dhe kinematografi që autori i ka për zemër.

Në librin e dytë: Motive Shqiptare, janë disa komente rreth miqëve dhe shokëve të autorit ku bëhen 12 shkrime dhe që mund të them se aty Luani ka derdhur dashurinë e tij jo vetëm për letërsinë e miqëve të tij por mbi të gjitha për vetë miqtë e tij që i çmon shumë duke derdhur një mirënjohje dhe respekt që i ka me shumicë jo vetëm në të shkruar por edhe në jetën shoqërore.

Në librine tretë: Burime Krenarie, autori ka 15 shkrime të tjera ku shumica janë limfa shpërthyese e shpirtit poetik të tij.

Me aq sa unë dallova nga brendia e librit vura re se autori emigrant “ka marrë me vete baltën e Devollit” si një shënjë krenarie dhe fati. Në çdo shkrim dallohet dashuria për vendlindjen, atdheun, miqtë dhe të afërmit e tij. Aty ndjeva jo vetëm mallin për atdheun por edhe erën e luleve vishocicare përzjerë me kundërmimin e Faunës & Florës Shqiptare. Valëzimin e bimëve të arave dhe frutikulturës ku pikon pika e parë e Dollisë Devolliçe. Dëgjova cicërimat e zogjëve të gëzuar si në asnjë vend tjetër të botës, ashtu siç është dhe shpirti i shqiptarit të thjeshtë!

Autori ka peneluar bukur tipe dhe karaktere nga personazhet reale të jetës shqiptare dhe sidomos devollite. I ka ngjyerë kaq bukur sa i ka bërë që lexuesi t’i dashurojë por edhe të mendojë se Luan Kalana është mjeshtër enciklopedik i karaktereve të njerëzve realë që ka njohur apo studiuar. Aty gjeta me kënaqësi të madhe jo vetëm shqiptarë por edhe pellazgë, ilirë dhe arbër. Gjeta të Madhin Skënderbe që i jep librit madhështi. Gjeta Nënë Terezën e vogël nga shtati por e Madhe nga Shpirti që i jep bujari dhe thjethtësi pafund.

Unë e pata lexuar librin, pjesë pjesë në faqet internetike por këtu i gjeta të gjithë ato personazhe madhështorë si në një “dasmë” devollite ku në valle pashë edhe veten time...

I uroj mikut tim Luan Kalana sa më shumë sukse të mëtejshme në krijmtari duke i thënë të vazhdojë të shkruajë për heronjtë e thjeshtë shqiptarë si dhe për miqtë e tij, si deri tani, që ai i do kaq shumë.

Nuk fola shumë për librin duke i lënë hapsirë gjithsecilit lexues të thotë diçka dhe sidomos atyre “vallëtarëve” që “kërcyenë” bashkë me mua.

Luan faleminderit.

Agim Bulgareci-New York,USA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora