Kulturë
Tahir Bezhani: Muharrem Kurti vazhdon traditën
E merkure, 01.11.2017, 07:31 PM
KRIJUESI MUHARREM KURTI, VAZHDON TRADITËN E KRIJUESVE TË MËDHEJ NGA GJAKOVA
Nga Tahir Bezhani
Gjakova, njëra ndër qytetet më të njohura të kulturës letrare në Kosovë e jo vetëm, vazhdon me traditën e çerdhes së krijuesve letrar me tradite të hershme, që nga Gjon Nikollë Kazazi e këndej. Nga ky qytet me traditë kulturore të të gjithave fushave të artitkanë dalë emra të mëdhenj, jo vetëm në nivel të Kosovës e atë kombëtar, por edhe me reputacion evropian, si Ali Podrimja, DinMehmeti, Enver Gjergjeku, Besim Bokshi, Teki Dervishi etj. Gjithë këta emra të mëdhenj, i dhanë nam vendit tonë kudo në botë, me krijimtarinë e tyre letrare të pamohueshme.
Kjo traditë krijuesish brilant, vazhdon edhe me gjeneratat të reja, pra, edhe me z. Muharrem Kurti, njëri ndër krijuesit e spikatur, që vjen nga shkolla e të mëdhenjve ; Ali Podrimja e Din Mehmetit, një krijues i afirmuar në prozë e poezi, rrugëtimi i të cilit ka vite që e dëshmohet edhe në arenën evropiane e jo vetëm. Poeti Kurti, është i përkthyer sot në nëntë gjuhë të popujve të ndryshëm të botës. Lexohet dhe vlerësohet në anglishte, greqishtë, kinezishtë, rumanishtë, spanjishtë etj. Është i prezantuar edhe në disa antologji brenda e jashtë vendit.
Për të gjitha këto suksese të arritura me punën e dëshmuar si krijues, këto ditë, pikërisht me 08.10.2017-tëMuharrem Kurti, ishte i ftuar nga asociacioni i letrarëve ndërkombëtarë“Kafeneja e ideve”, të cilin e udhëheq poeti me reputacion ndërkombëtarë, zotëri Dino Kuobatis, arvanitas nga Athina.
Në Bashkinë e Salamines, poetit tonë të nderuar, zotit Kurti, iu ndanë dy Medalje të arta ndërkombëtare;
Medalja e Artë “Aleksandëri i Madh”, ndarë nga “Kafeneja e Ideve” dhe diploma.
dhe Medalja tjetër e artë e Uneskos, asociacion ndërkombëtarë, që mbron trashëgiminë kulturore ndërkombëtare dhe kultivon kulturat e popujeve të mbarë botës.
Medalja e Artë e UNESKOS dhe diploma
Medaljet e Arta, të ndara nga “Kafeneja e Ideve” dhe nga Unesko, janë të shoqëruara me diploma përkatese të protokolluara nga personeli përkatës zyrtarë, sipas titujve.
Z.Muharrem Kurti i lauruar me dy Medalje të Arta
Gjatë ceremonisë së ndarjës së Madaljeve të Arta
Këto Medalje u jepen personaliteteve nga fusha të ndryshme të veprimtarisë, ndërsa në rastin konkret, zotit Kurti, i ndahen për cilësitë e shquara në fushën e krijimtarisë letrare.
Për pritjen dhe organizimin e solemnitetit me rastrin e ndarjes së Medaljeve të Arta të cekura më sipërzoti Kurti tregonpër pritjen e organizuar, ku vërehej admirimi dhe prestigji për krijuesit shqiptarë, gjë për të cilën i falenderon nga zemra mikëpritësit. Gjithmonë do shprehë falënderimet e mia, thotë Kurti, për një pritje aq të ngrohtë e miqësore. Në veçanti Falënderoj z.Dino Kuobatis, Iliaz Bobaj, krijuesin dhe përkthyesin e njohur grek Kosta Valeta, poetet e mëdhenj miq të shquar të shqiptarëve.
Interesimi i miqve të sinqertë për kushtet dhe rrethanat tona të kulturës
Gjatë qëndrimit në Athinë, me rastin e pranimit të Dekoratave të larta nga asociacionet e kulturës greke dhe Uneskos, krijuesi Muharrem Kurti, në kohën e lirë, ka biseduar me Dino Kuobatisin, Kosta Valeta, si dhe me përkthyesin e shkëlqyer të letërsisë shqipe në greqishte dhe anasjellats Z.Iliaz Bobaj, për kushtet e punës sonë, stadin e kulturës gjendjen e autorit shqiptar në aspektin financiar në vendin tonë, edhe të krijueseve të mirëfilltë me vlera të pranaura edhe jashtë vendit. Posaçërisht, nga miqtë atje, vlerësohet lartë qyteti i Gjakovës për kulturën letrare dhe artin në përgjithësi. Pos aspekteve të përgjithshme, ata janë interesuar për Mitingun e Poezisë, si vlerë themelore e qytetit të Gjakovës, Kosovës dhe mbarë kombit tonë, të cilët (krijuesit grek të latëpërmendur) kanë qenëpjesëmarrës në dy Mitingje, edhe atë të 50 vjetorit të themelimit të tij. Në Gjakovë ata qenë mirëpritur nga qytetarët e saj dhe artdashësit letrarë. Bile, qenë shpërblyer nga Klubi letrarë dhe nga komuna e Gjakovës me çmime dhe mirënjohje. Duke e njohur Gjakovën dhe kulturën e saj, poetët grekë, kanë shprehur habinë për një rënie kaq të shpejtë të aktivitetit letrarë në Gjakovë.Dhe ata shprehen me admirim duke thënë:“Dëshirojnë dhe kërkojnë që Mitingu i Poezisë, historikë, dhe Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës”të mos shuhet. Ata shtojnë:”Nuk guxon të anashkalohet tradita e madhe e Mitingut dhe Klubit nga vet letrarët e Gjakovës, as nga strukturat e Komunës së Gjakovës. Mitingu dhe Klubi, kanë një histori ndër më të mëdhat e vendit, ka thënë Dino Kuobatis e Kosta Valeta. Vlerat e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, me reputacion ndërkombëtarë, kanë dhënë dhe do japin mesazhin human e njerëzorë në të gjithë botën intelektuale e kulturore”. Kështu thonë miqtë nga Greqia, thotë laureati, Muharrem Kurti, i sapo kthyer nga ai vend me traditë të lashtë letrare.
Indiferenca vendore ndaj zotit Kurti pas marrjes së Medaljeve të arta ndërkombëtare, është për keqardhje
Kthimi në vendlindje, me dy Medalje të Arta ndërkombëtare, fituar në Greqi, nuk ishte një gëzim vetëm personal e familjarë, por ishte një krenari për Gjakovën, e për gjithë Kosovën e jo vetëm . Mirënjohjet e tilla, dekoratat, çdo afirmim tjetër ndërkombëtarë, nuk është më vetëm çështje personale, por edhe shoqërore, gëzim i të gjithë neve. Vlerësimet e tilla ndërkombëtare, e bëjnë qytetin tonë të afirmuar në jetën kulturore e letrare e intelektuale, në botë dhe i japin vendit reputacion e prestigj ndërkombëtarë.
Në këtë aspekt, z.Kurti ndihet pakës i anashkaluar edhe nga përgjegjësit institucional të Gjakovës, edhe nga kolegët e Klubit Letrarë “Gjon Nikollë Kazazi”, ku ishte drejtues për gati një dekadë . Askush, nga këta të përmendur nuk e ftoi, së paku, për një urim gojorë dhe falënderim, për ato të Mira që na i solli në Gjakovë. Gjatë mandatit të tij, si kryetar i Klubit “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, bëri punë të shquar, mitingje të mëdha. E bëri ndërkombëtarizimin e Mitngut duke sjellë emra të shquar krijuesish me nam në botë, që pas tij nuk po ndodh.
Sot Klubi është në një amulli, para një shuarje dhe degradimi. Para një disfate, të papranueshme, për të cilin askush nuk po brengoset, askush nuk kërkon përgjegjësi, për këtë .Duket se do mij shikojnë birucave, e heshtin.... E gjithë vëmendja njerëzore është drejtuar kah politikat personale, ndërsa interesi për kulturën nuk duket askund. Një qytet pa kulturën letrare i ngjanë njeriut pa njërën mushkëri në trup.E sa jetohet e si jetohet, dihet!.....
Në vend se të mbështetet për në udhëtimin për në Greqi e anasjelltas, nga institucionet përkatese, zoti Kurti gjeti përkrahjen fisnike e njerëzore nga mjekëtBajram Zeqiri, Vllaznim Luzha e Gazmend Grezda. Një falënderim shkon në autoritetin e tyre nga zoti Kurti!.
Në këtë kuptim, zoti Kurti, nuk deshi ta përfundoi bisedën, pa e falënderuar kolektivin e tij të punës, shkollën e mesme të mjekësisë”Hysni Zajmi”, udhëheqësit e saj, kolegët dhe nxënësit, të cilët organizuan një pritje të përzemërt për z. Kurti, duke e falënderuar dhe uruar për Medaljet e Arta të sjella në Gjakovën tonë.
Edhe unë, shkruesi i këtyre rreshtave, i bashkëngjitëm kolegëve dhe nxënësve të shkollës së mjekësisë, ku punon z. Kurti, me urime të përzemërta për këto Dekorata të larta ndërkombëtare që ia solli vetës, Gjakovës dhe mbarë Kosovës.