Kulturë
Mërgim Vardari: Talibanizmi onomastik
E merkure, 01.11.2017, 08:13 PM
Mërgim Vardari
TALIBANIZMI ONOMASTIK
Emrin e kam Sadulla
Mbiemrin Zendeli
Më thirrin Daja nga respekti...
Jo vetëm Sadulla më thirrin,
Por edhe Dull, Dul dhe Dajë.
U linda në Sërmnovë të Gostivarit,
Në qershor të vitit 1935.
Babai tregonte: Kur më lindi djali dytë
Shkova ta regjistroj te ofiqari
Që e kishte emrin Matiçar.
Trokita në zyrën e ofiqarit.
Eja hy hy brenda*
(Dodji, dodji udji unutra)!
Mirë dita* (Dobar dan)
Ti katundar bisedo serbisht gjuhën e shtetit*
(Ti seljaçe govori srpski drzavni jezik)
Kjo është mbretëria jonë*
(Ovo je nasa Kraljevina)!
Çfar kërkon ti katundar i marrë*
(Shta trazhish t´i ludi seljak)!
Ta regjistroj djalin që dje më ka lindur*
(Da registriram sina koj juce se rodio)!
Zot o Zot për 15 ditë u lindën 17 shqiptarë
(Boze Boze za 15 dana rodiose 17 albanaca).
E dashur Mbretëri çfarë do të ndodhe me të shkretën Serbi?
(Draga nasa Kraljevina sta se desava sa nasu prokljetu
Srbiju)*
Trego ti budalla katundar emrin si e ka djali*
(kazi ludi seljace kako mu je ime sina)
Emrin e ka Zabel, emri dytë Gjelbërim*
(Ime mu je Zabel drugo ime Djelbrim)
Jashtë! Jashtë! Shporru ti katundar i poshtër*
(Napolje! Napolje! izgubise od tu ti bezobrazni seljak)!
Këtë poezi ua dedikoj djemve, nipërve, stërnipërve,
Të mbesave, stërmbesave të mi.
Djemtë e mi: tre djem dhe një vajzë
Nipërit e mi: shtatë djem dhe një vajzë
Stërnipërit e mi: tri vajza dhe një djalë
Sot Djali im mbushi 60 vjet. Rroftë edhe 100!
Unë që shkruaj Babai i tij, gjysh 82 vjeçar.
Këtu në Suedi jemi të barabartë dhe kemi liri
E në vendin e të parëve tanë nuk jemi të barabartë
Këtë poshtërsi na e bën okupatori dhe miqtë e tyre faqezi.
Barazia nuk ekziston
Hajnia të mbulon
Tradhtarët të spiunojnë
Korrupsionin e ushtrojnë
Ky është vendi im i dytë
52 vjet në mërgim...
Por shqiptari kurrë nuk e harron
Vendin e të parëve të vet
Aty shtëpi e vatan ndërton
Aty dhe varret i kanë hapur
Aty është vendi ynë që na mbron
VENDIN TONË E MBROJNË
E KEMI MBROJTUR DHE DO TA MBROJMË
KUDO QË JEMI NË RRUZULLIN TOKËSOR
PS. Këtë bisedë a poezi ua kam treguar fëmijëve, nipërve
dhe stërnipërve, mbesave e stërmbesave të mi. Kjo ngjarje
ndodhi kur babait tim i lindi një djalë në vitin 1935
dhe nuk ia regjistronin në emrin Zabel apo Gjelbërim
prandaj mua më emërtuan me një emër arab a turk
Sadulla që ofiqari kishte një regjistër me emra turq
e arab.
O Zot ruaje shqiptarin se është zemërbardhë!
Zoti ia martë shpirtin armikut që nuk na barazon!