E diele, 28.04.2024, 09:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Daniel Marian: Hymnizimi i dashurisë

E enjte, 10.11.2016, 07:53 PM


HYMNIZIMI I DASHURISË ME PËRJETIME MAGJIKE

Nga Daniel Marian

Gjithmonë dashuria ka zgjidhur të gjitha ngatërresat e natyrës, ka treguar rrugën më të mirë, ka sjellë dritë në shpirtërat e engjëjve, madje disa herë duke i shmangur hijet e trishtimit. Të dashurosh është diç e natyrshme, por efektet e dashurisë janë të padyshueshme. Sublimimi i gjendjeve shpirtërore bëhet i kuptueshëm në të gjitha mënyrat, nga të cilat më fisnike janë ato që realizohen nëpërmjet artit.

Atëherë kur fshehtësia e dashurisë është e përsosur, fjalët janë ato që pikësëpari i japin forcë shprehjes, transponimit në plan mendor dhe fizik. Nëse është fjala për poezinë, ajo vjen në shprehje më shumë se kurrëdoherë. Gjithëçka varet nga vetëdijësimi i çastit, pa marrë parasysh nëse është fjala për udhëtim pa pasaportë. Ja poezia më e bukur e poetit Asllan Qyqalla, “Udhëtim pa pasaportë”! Në të ka vend identifikimi me dashurinë. Siç mund të pritet, nuk ka kufinj, bariera, asgjë të pamundshme. Mu për këtë, shpirti, njësoj si imagjinata, qartësi e hyjnores, duken të pakushtëzuara për arësyen se janë të nevojshme:

“Hava,/ Udhëton në kaltërsi mes ajrit, qiellit e tokës/ asnjë udhëtar s`ka pranë/ “stjuardesat” lajmrojnë turbulencë/ Hava/ udhëton në tejhorizont pa itinerar/ pa pasaportë pa lejenjoftimi/ harruar ka të marrë pak mall/ udhëtar i parëndomtë/ në shekullin e njëzetenjë./ Hava/ përshëndoshet në mjegullën verore/ krrokamë kukuvajkash harlisur në shtatzënë/ krahëhapur kalëron Ylberin/ në kufi nuk ndalon/ hapëron përtej maratonës/ kumtin e fitores e shpalos në oxhakun diellor/ varr, lëndime,/ plagë, mall i shtrydhë në tokë./ Hava/ nisur është në shekuj për te Omeri/ në betejat e përrallisura/ debat në parlamentin e Çabejit, Joklit/ zbërthejnë nyjet e përparme të gjuhëve indoeuropiane/ aty ku fshihen legjendat e gojëdhënat për Zotin e tokës / shqip flasin në Logun e dijes/ “o të gjorët qyqarë”/ ua dhashë dëshminë e leksikun e përdorur atje në horizont/  ç`është kjo gërhamë kuitse në kupëqielli pa një zanore/ gjuhën e Naimit e Buzukut në lutje s`e përfillët/ në Log të dijes s`ka udhëtim pa pasaportë./ Hava,/ Udhëtare e parëndomtë.” (Udhëtim pa pasaportë)

Intuinitivisht, programatikisht dhe përkundrazi iniciativisht, i ngulfatur thellë në vatrën e kombit të tij, poeti shqiptar është dëshmi e gjallë e faktit se kalimi nëpër kohë nuk sjell domosdoshmërisht ndonjë humbje, dhe ja gjurmat e disa pritjeve të revoltuara, por të gjitha në një përmbajtje të mirëdefinuar, të konturuar dhe ekspozuar para krejt botës. Afrimi dhe përzgjedhja e hijeshisë së Havës janë një dëshmi e motivuar dhe shpjegim i ekskurzionit akzistencial. Kjo nuk është aspak e rastësishme, gjë që mund të shihet se si autori na shpie në drejtim të përhershmërisë së vetëvetes së depërtuar në botërim, në mister, në realitet dhe në imagjinatë.

Faktikisht, rezultati konsiston në mrekulli dhe në vargëzimin e dashurisë, në një epope të denjë për ta shprehur dhe kuptuar. Në “Zjarr qepallash” ballafaqohemi me një mrekulli të re: “Lani:….sa shekuj kalëruam/ shtigjeve të ariut në shpella mermeri/ në malin e thatë lule mbollëm/ Hava: …ishin orë, minuta/ s`ishin shekuj kalëruar në valët shkëmbore/ hënën prekëm duarlidhurë/ miklime morëm në sytëjeshil/ Lani:..drithërim kujtimesh në qepallë/ thellësi oqeani me vorbullën ujore/ sirtarët tanë diell i rilindur/ Hava:… rritëm lisa e selvi me rritat tona/ ekstazë ernash në kopshtin tokësor/ Lani më more ëndrrën hyjnore/ ku aromë trëndafilash në shpirt shpërthyen./ Lani: Hava, himnin këndove me harfën e hirit/ Moisiu ladronte në Betejën e Kosovës/ Lani letër shkruante në “haimet” e Bonnit/ Aga Ymeri shalonte atin në polenin e lulëbozhureve/ Amanetin e mori puhiza pranverore/ Hava e Lani: Ti e unë/ në qepalla/ ende ndezim zjarr…./ Të them s`të dua/ Kryeneç poet/ në vargëzime belbëzoj/ kam mall të zhuritur/ s`të dua të të them/ sonte s`të dua/ më kupto, moj!/ Flasim në tavolinën e kujtimeve/ Ti me shallin në qafë/ buzëqeshjet ngashëren/ unë me nerv në gjuhë/ psallmet mallkoj/ sonte s`te dua/ më kupto, moj!/ çilimi shtruar në ekstzë hyjnore/ harlisur je në kopshtet e …/ grindem në qepallat e maleve/ -heshtë!…më urdhëron si dikurë/ vullkan ndizet në fjalorin e gjuhës/ sonte s`të dua/ kam mall ta them!”

Shfrytëzimi i rastësishëm apo vetëm afishimi i fanitjes së kundërshtimeve, duket se poeti ka një korrespondencë përkushtuar mirësisë në poezinë „I desha dy gra”, një kompleksitet i padyshimtë dhe deklarativ sipas romantizmit të „Jemi takuar”. Më në fund, ekziston një konvergjencë në drejtim të „Serenatës Poetike”, për të cilën kemi nevojë të madhe. Siç duket, Asllan Qyqalla është një përgjërimtar i lojës së fatit, një romantizim i dëshmuar dhe një poet i shquar, i mirëseardhur edhe në trojet e gjuhës rumune, falë përkthimeve briliante të poetit Baki Ymeri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora