E diele, 28.04.2024, 09:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Të nxënit bashkëpunues

E merkure, 09.11.2016, 07:11 PM


Të nxënit bashkëpunues nxit të mësuarit aktiv dhe të menduarit kritik në mësimdhënie

Nga Bashkim Saliasi

Një mësues i përkushtuar në mësimdhënie, zotëron teknika dhe strategji të qarta mësimore gjatë punës së tij mësimore-edukative në shkollë, kur nxit të mësuarit aktiv dhe të menduarit kritik në orën e mësimit.

Të planifikosh, mësimdhënie që nxit të menduarit kritik, kërkon një bashkëpunim të ideve të mësuesit dhe të nxënit e nxënsve në çdo orë mësimi. Për planifikimin e veprimtarive me nxënësit gjatë orëve të mësimit, duhet të pranohen idetë që sjellin nxënësit dhe të merren në konsiderat ato për të shpalosur të menduarit kritik nga vetë nxënsit.

Të mësosh të debatosh ide të ndryshme për tema të ndryshme, kërkon një të kuptuar të thellë të temës që diskutohet, bazuar në metodën e debatit, arsye kjo për përgatitjen e nxënësve për diskutime dhe për të mbajtur qëndrime mbi bazën e arsyjes, të cilët mbrojnë argumentet dhe përqëndrohen te idetë.

Bazuar në përgatitjen ditore mësuesi duhet të vendos, që më parë se çfarë do të arrij me pyetjet që hedh për diskutim. Vlerësimi i nxënësit bazuar në të mësuarit aktiv dhe të menduarit kritik, në diskutimet me hulumtime të përbashkëta, është i vështirë, por mësuesi mbi bazën e vëzhgimit duhet të vlerësojë cilësitë e pjesëmarrjes së nxënësve, duke marrë në konsiderat përgjigjet e sakta.

Në fund të orës së mësimit, për të vlerësuar arritjet e nxënësve pas diskutimit që kemi organizuar u kërkojmë atyre, që të shkruajnë një ese, ku të interpretojnë idetë e tyre mbi bazën e arsyetimit llogjik për zgjidhjen e përgjigjes së kërkuar.

Teknika e hulumtimit të përbashkët nxit diskutime të frymëzuara me shumëllojshmëri idesh dhe nxënësit sjellin diversitet mendimesh, të cilat nxisin debatin dhe konkurrencën midis njëri-tjetrit.

Strategjitë e diskutimit, kanë rëndësi në mësimdhënie se ato sjellin shumëllojshëri idesh nga nxënësit dhe zhvillojnë të menduarit kritik. Zotësia e mësuesit është të përgatis pyetje interesante dhe të menazhojë teknika të mira në mësimdhënie, për të marrë përgjigje të sakta, për problemet që diskutohen me qëllim që nxënsit të përgatiten për të qënë të gatshëm nga ana emocionale dhe për t’u përballur me rreziqet përgjigjes së gabuar.

E kuptuar ndryshe, ata duhet të jenë të lirshëm dhe të guxojnë, të japin përgjigje dhe të bëjnë pyetje duke mbështetur njëri-tjetrin. Të nxënit bashkëpunues i nxit nxënësit që të vëzhgojnë me kujdes dhe të thellohen në diskutime për mos dhënë përgjigje të shkurtëra, port ë argumentuara.

Në lëndë të ndryshme, kërkohen lloje të ndryshme strategjish të të menduarit kritik për të kuptuar dhe zbërthyer mirë materialin mësimor. Teknika e të nxënit në bashkëpunim për menaxhimin e diskutimeve në grupe përdoret pas leximit të një teksti dhe bën që të gjithë nxënësit të diskutojnë për atë temë, duke luajtur role të ndryshme dhe diskutimet gjithëashtu bëhen nga kënde të ndryshme.

Arsyetimi është i dobishëm për të shkëmbyer idetë brenda një kohe të shkurtër sepse u jep nxënësve përgjegjësi, për të shkëmbyer informacione me njëri-tjetrin. Rolet që bëjnë nxënësit në bashkëpunimin e të nxënit, është mirë që të ndërrohen vazhdimisht brenda grupit të tyre, sepse kjo i jep mundësi çdo nxënësi, të praktikohet në rolin e liderit dhe të përmirësojë shprehitë dhe shkathtësitë, për t’u bërë pjestarë i talentuar i grupit.

Motoja e të nxënit në bashkëpunim është përgjegjësi e përbashkët, llogaridhënie individuale, e cila mundëson që nxënësit të ndajnë përgjegjësi me njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë shoku-shokun në mësime.

Të nxënit në bashkëpunim bën të mundur që nxënësit të mësojnë aktivisht, bazuar në komunikimin me njëri-tjetrin, sepse ata përfitojnë nga të nxënit në bashkëpunim, si nga ana mësimore dhe nga ana shoqërore.

Të nxënit në bashkëpunim nxit të menduarit aktiv, ngre motivimin dhe moralin, nxit mirëkuptimin me njëri-tjetrin dhe i stërvit në shprehitë ndërvetjake. Ata mësojnë nga njëri-tjetri jo vetëm idetë, por edhe në mënyrën e të shprehurit të mendimeve.

Pyetjet për realizimin e objektivit të lartë, kërkojnë nga mësuesi të ristrukturojë orën e mësimit, në mënyrë që ta mbështesin praktikën e të menduarit kritik. Nxënsitë që mendojnë në mënyrë kritike, zakonisht janë entuzjastë në të mësuar dhe në të diskutuar dhe kanë qëndrueshmëri të thella të koncepteve shkencore në vartësi të lëndëve sipas preferencave.

Së fundi, puna shkencore e mësuesit bën nxitjen e nxënësve që të bëjnë pyetje dhe të reflektojnë për ato që kanë mësuar. Pra, nxënësit të mos jenë riprodhues të thjeshtë, por të shqyrtojnë, të krijojnë, interpretojnë, debatojnë faktet, të dhënat apo idetë që jepen në materialet të ndryshne.

Shënim. U përgatit 01.11.2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora