E diele, 28.04.2024, 05:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Te ura e Veternikut

E merkure, 09.11.2016, 07:25 PM


Demir KRASNIQI

 

TE URA E VETERNIKUT

 

N’ fund të viteve të 80-ta ,

Shumë mynxyra i kishte jeta !...

Natë e ditë me plot  përpjekje –

N’ luftë për  jetë , ose për vdekje ?!

 

Duke punua për kafshatë t’ gojës ,

Anë e mbanë trojeve  t’ Kosovës ,

Duke udhëtua kohë pas kohës –

Shpesh rreziqe i kam sjellë kokës !

 

Kështu njëherë , në Llap shumë vonë –

Mbaruam dasmën si asht zakon !

Përmbas darkës , në  terr zijan –

Mora  rrugën  me u kthye n’ Gjilan !

 

I dërmuar  me violinë –

Shpejt kalova  nëpër Prishtinë !

Bash te Ura e  Veternikut –

Rashë në prita të armikut !

 

Rashë në prita t’ milicisë –

Gjakatare të Serbisë !

N’ Veternik , n’ udhëkryq nën urë –

Për betoni m’ mbështetën për mur !

 

- Lamtumirë , ti bëja rrugës –

S’ do ti biesh ma  kurrë  “cigulkës “! *1)

Qëndro gatitu , ti  “sliko”*2) –

S’ do t’ këndosh ma kurrë  për “shipko”! *3)

 

Komandanti  fort mu ngërmua :

“Ti  “sliko” , drejt me m’ tregua –

Me çka merresh , çka punon ,

Ku e ke shpinë dhe ku jeton ?”

 

Komandant , po të bëjë be –

Këndoj  për  PGP – RTB ! *4)

Se këto fjalë janë të vërteta –

Kam mbështjellës , pllaka e kaseta !...

 

Kur i pa me sy mbështjellëset –

Iu nxu fryma – thash do t’ pëlcet !

“Po të lutëm me na falë –

Kem pas urdhër  për me t’ ndalë !”

 

*****Sqarim:

*1) Cigulka = Violina me emër përbuzës sllav , që aludon tek romja !

*2) Sliko = Serbisht: Fotografi , term ky  përbuzës dhe nënçmues , me të cilin zakonisht serbët iu drejtoheshin njerëzve të panjohur për komunikim !

*3) Shipko, shipci = Serbët , në shenjë përbuzje e nënçmimi i quanin kështu shqiptarët !

*4) PGP- RTB = Produkcija Gramafonskih Ploça – Radio Televizije Beograd , kjo ishte shkurtesa e Produkcionit të Pllakave të Gramafonit të Radio Televizionit të Beogradit .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora