E premte, 29.03.2024, 12:40 PM (GMT)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Pengu i amshimit - Buzhala “Vorri”

E diele, 05.06.2016, 12:44 PM


Pengu i amshimit ( Prend Buzhala “Vorri”)

Nga Mehmetali Rexhepi

Lirikë porosish tej jetës materiale... Materialja gjithsesi ndërron trajtat e dukjes: nga e gjalla shndërrohet në të pa gjallën dhe anasjellas vjen inkarnimi... Urtit e jetës i ruajti trajta e kujtesës, mimetisi dhe shkrimi... Varret janë shenja të shenjta të gjysmave tona... E materiales dhe shpirtërores... Prore kërkuese për përmbushje të së papërmbushurës... Gjithnjë porosi se burri e bën varrin diku, por pengu i urtisë, e pathëna e saj, mbetet rropatja e gjakimit, e vijimit për kapje të asaj që nuk arriti ta mbulojë dheu... Komunikimi me varret të shpie tek e pashkruara e monologut. Monologu i pengut të gjysmave: çfarë bënë të shenjtët tanë dhe çfarë nuk bëmë e nuk po bëjmë ne? Pengu i seancave të hetimit e të vetë-hetimit, se si e trasuam të vërtetën, a ia veshëm teshat e gënjeshtrës për epshet e rastit? E merituam a nuk e merituam lirinë e dëshmorit? E deshëm a vetëm ia morëm virgjërinë lirisë dhe trupin ia cullakuam ?! Komunikimi me varret është komunikim me ndërgjegjegjen, me peshën e peshoren e ndërgjegjes. Filozofia e urtisë poetike të gegërishtes,e cila bartë porosi tej kohore, gjeti penën e Prend Buzhalës për ta shtjelluar në vija të holla, sikur në një odë pleqnarësh, ashtu dhe asisoj ku rendi është shtruar prajshëm, pa nervozë, pa ndërhyrje tek njëri-tjetri, pa replika, sepse krye-çështje është (j)etikja e ekzistencës. Kategoria e rrjedhës së kohës, amshimi do t`i pajtojë të papajtueshmit, por do të jetë vonë, tejet vonë për sprovat kalimtare, vrastare të njeriut... Absurdi njerëzor nuk arriti ta përvetësojë këtë mençuri, ngase për një çast harroi monologun e varrit. Përse? Sepse u preokupua me dialogun e egos që e ngriti në majat e shpifura të krenarisë . Gjithsesi rënia nga ato lartësi do jetë e pashmangshme, lektisjet dhe pasojat do t`i zbardh dielli në qoftë se nuk i pa hëna. Në mënyrë ciklike vjen pyetja: pse ndodhi tragjedia? Ngase për një çast u harrua varri dhe amshimi! Në ketë mangësi, urtia e varrit nuk u shkrua për t`u lexuar, por u dëgjua pos si një farsë e dikurshme, duke abstraktuar amshimin, që tashmë kishte hyrë në jetën e tij, për t`ia paqësuar peripecitë...

 

Prend BUZHALA:

VORRI

(Çaste lirike me fjalë të urta II), 60

 

Mos i kallxo as natës së vorrit çka ke hjekë në këtë jetë.?

A nuk i ruen bash ti vetë, të fshehtat tua te gropa e tillë me eshtna??

Mos prek në vorre se luen me kobin tând.?

Kush i luejti eshtnat e të mëdhajve,?

prej Kastriotit e Pjetrit të Bogdanëve e deri te Fishta?

Êmnat janë aty, te rrasat e vorrit

që lëvizin nëpër qiell, si frymë mbi ne.?

A nuk i merr me veti i shuemi mëkatet e veta në heshtim të plotë?

Nga jeta munden me të marrë, e nga vorri?

 

Sa herë ke me e krye nji amanet,?

të duhet me shkue te vorret,?

ku pushojnë shpirtnat e të parëve.?

Emnat e moçëm tashma janë vyshkë.?

Si njeriu që jeton afër vorreve e për të gjithë nga nji lot derdh.

Si profeti që hesht si i dekuni, e në vendin e vet askush s'e don.

Diçka ka ndodhë, kur guri ka lëvizë prej vorri.

 

Janë dy vorre që ende grinden me njani-tjetrin....?

Hana dhe dielli i vizitojnë ato?

dhe i marrin në përkujdesje orë e çast,?

kurse shiu e bora vajtojnë mbi to,?

era shpesh ngashërohet pranë tyne.?

Vorret u shkojnë në pelegrinazh qiellit,?

hanës dhe diellit, yjeve dhe shinave.?

Dikur âsht ndëgjue nji melodi, nji të folun burri

dhe nji kumt që jepte me gojë nji femën,?

tinguj që shqiptojnë fjalë të panjohuna,?

në trajtë tingujsh harmonikë muzikorë.

Ishte shenja e pajtimit?

dhe tani e kundrojnë qetësisht rrjedhën e kohës.

E kundrojnë amshueshëm.?

Me kalendarin e tyne tej-jetësor, tejvorrtor.

 

E pra, thueje, çka e mat jetën e njeriut prej lindjes e deri në vorr?

Nji dënim i përjetshëm a nji dashuni e pasosun?

(Prend Buzhala, 30 maj 2016)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora