Kulturë
Luan Kalana: Djemte e Shqiperise
E enjte, 02.06.2016, 06:21 PM
Luan Kalana
DJEMTE E SHQIPERISE
-Pse ju përçmojnë "qytetarët" ?!
se jeni të mençur,shkëlqeni në jetë,
se jeni inteligjent,princa me yll në ballë,
se jeni punëtore,jo çuna mamaje,
çupkat e qytetit ,nuk ju pëlqejnë,
ato duan Vipat,ti dehin në barre.
-Kush ju thotë Juve katunarë ?!
ata qe kanë akoma buzet me qumësht,
qe nuk kanë pirë kurre dhallë,
s'duan ta dinë,se s'kane bukë te hanë,
ato qe lozin natë e dite me celularë,
"modernet" nga mendtë qe janë damë.
-Cilet ju thone Juve,malokë,fshatarë ?!
Fshati eshte burim,thesar i rallë,
është nëna qe ka pjellë qytetin djalë,
kush mohon origjinën,nënat,prinderit,
nga rruga e zotit,kanë dalë,
s'janë per as gje,as per vatanë.
-Ju marshin te ligat,o djem fshatarë,
ju jeni qytetarë nderi e të parë,
më modernët,nga "majmunët"e marrë,
gegë e toskë,binjakë shqiptarë,
mos gjykoni gunën,ju priftë mbarë.!
nga Denbabadeni Qytetar