E shtune, 22.06.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Valentina Dafa: Fate Velaj - Kreuztanne

E merkure, 01.06.2016, 07:44 PM


Refleksion mbi " KREUZTANNE" - roman autobiografik i FATE VELAJ

Nga Valentina Dafa- Fier

Romani autobiografik "Kreuztanne" i Fate Velaj është ndërtuar mbi trajektoren e lëvizjes jetësore dhe gjendjes shpirtërore_ psikologjike të vetë autorit nën ndikimin e të panjohurës që është prezentë në çdo moment të tij në atdheun e ri të emigrimit. Gjithsesi, ai shfaq qartë parimet e karakterin e individit social të ndërgjegjshëm me dualitetin e prirur nga e mira, e drejta për integrimin në jetë.

Një linjë narrative që përshkon udhëkryqe për të zbardhur të panjohurën nëpërmjet detajimit të hollësishëm të gjithçkaje...

E panjohura _ një rrafsh i gjerë semantik, ku detajohen shtresime tipologjish të njerëzve dhe kulturave të ndryshme, detajohen shtresime të hapësirave, të vendndodhjeve të ngjarjeve të përshkruara deri në qelizë, nëpërmjet paralelizmave me jetën e shkuar, me kulturën shqiptare, me Vlorën.

Kjo përthyerje e mendimeve individuale zbukuron rrëfimin dhe ndihmon në zbardhjen e enigmës, të panjohuëes si proces i pariciklueshëm.

Po cila është tabloja sintetizuese e romanit?

Autori_personazh, si çdo i ri i viteve '90, merr rrugët e emigrimit pa ndonjë pikë referimi. Bota e panjohur e tkurrte edhe më. Pas kalimit nëpërmjet ish Jugosllavisë, mbrrin në Austri, ku futet në kampet e përqendrimit të emigrantëve. Prej aty, hapi tjetër do të ishte në një hotel të vogël majë maleve, ku do të hasej me vështirësi të skajshme që as i kishin shkuar në mendje. Rruga e integrimit do ta njihte me luhatje e përplasje, me fatkeqësitë dhe dhembjen më të thellë njerëzore, humbjen e fëmijës së parë të porsalindur, në ditën, kur nëna e tij do të mbushte 65 vjeçe. Ëndrrat paralajmeruese si një pushtet i dhunshëm ia kishin turbulluar e thelluar vetminë, jetën, por brenda njeriut ka një zë të brendshëm që ngre kryet për të gjetur forcën shtrënguese të vazhdimësisë së fatit të tij.

Pasioni për pikturën dhe motivimi mirëdashës i miqve me pozitë të mirë shoqërore e nxiten për çeljen e ekspozitës së parë që do të ishte starti integrues në art për të ndërtuar një profil të ri të vetvetes.

Kjo rrugë e zgjedhur e ndihmoi të nxirrte në pah mpleksjen e potencialeve të fshehura me kërkesën e dëshirave të tij.

Ardhja në jetë e vajzës Helena do ta mbushte me energji pozitive.

Ishte gezimi i shumëpritur i familjes së madhe, i gjyshit Melo që nuk do ta shihte kurrë, sepse ai do të ndahej nga jeta, menjëherë pas lindjes së saj.

Më vonë familjen do ta gëzonte ardhja në jetë e djalit, Romelit.

Hapi tjetër i mirëmenduar ishte zhvendosja e familjes në Vjenë dhe përkushtimi në botën e artit.

Vështrim referuar psikanalizës:

Retrospektiva është një fish në narracion e cila i vjen në ndihmesë autorit për strukturimin e ngjarjes në kohë dhe në hapësirë. Psikanaliza na lejon të zbardhim ç'është individi, marrëdhënien e tij me kohën, vullnetin, dëshirën, me ëndrrat ...Në roman ka një përputhje të hipotezës topografike të ëndrrës me subjektiven (me vdekjen e foshnjës transkriptohet përputhja e ëndrrës me realen.)

Përmbajtja latente ( e fshehtë ) e ëndrrës është një impuls negativ, pa censurë.

Gruaja e thinjur së cilës i rrjedhin ujra në fytyrë, në ëndërr paralajmeron vdekjen e foshnjës.

Endrrat shfaqen në të njëjtën kohë tek ati dhe biri. Lidhja e gjakut paralajmëron, është

gjyshja një brez më parë që u nda nga jeta me deshirën e ndrydhur që s'mundi të presë e të gëzonte nipër e mbesa.

Manifestimi i ëndrrave në të njëjtën kohë, me të njëjtën përmbajtje drejt ngjarjeve të determinuara, nxitin unin mbrojtës tek autori- personazh për të mos pranuar ëndrrën ankthsioze.

Ndërsa i ati, Melo , koshient për atë që do të ndodhe mbyllet në vetvete ngarkuar me dhimbje.

Përkimet kohore të ëndrrave dhe ngjarjeve s'janë rastesore

Topografia e kohës semantike jepet me:

_ retrospektivën

_ shfaqjen e ëndrrës në orën 3 të mëngjesit tek Fate & Melo

_ 65 - vjetori i nënës dhe vdekja e foshnjës në orën 3 të mëngjesit.

_lindja e Helenës në orën 5:17 dhe vdekja e Melos në 5:17 të ditës tjetër,

_në orën 17;00 varrimi i Melos

Logjikisht i referohemi përsëri psikanalizës për zbërthimin e kohës semantike të ëndrrës dhe ngjarjeve që lidhen me të.

3 breza të përfshirë në ngjarje që ndjekin procesin e përcaktuar nga një dëshirë e ndrydhur, jo me keqdashje, dëshmon moslejimin e ekzistencës në të njëjtën kohë si dhe mostakimin fizik të brezave, simbolika e 3-it Ati- Biri- Shpirti i shenjtë interpretohet qartë ne zbardhjen e ngjarjes.

(Gjyshja nuk njohu femijët e të birit Melo, Melo nuk njohu fëmijët e Fates)

Retrospektiva _ koha e pakryer dhe koha e kryer e thjeshtë, dy kohët e së shkuarës, të alternuara paraqesin rrëfimin linear

_ për të zbardhur të panjohurën,

_ për të dëshmuar dëshirën dhe motivimin që i duhet njeriut për të zgjedhur rrugën e duhur në udhëkryq.

Autori interpretues dhe veprues (veta e I-rë_ treguese_njëjës) vjen lehtë tek lexuesi

_me tablotë  përshkruese hartografike, ku toponimet zenë një vend të veçantë,

_ me përshkrimin e tipologjive të njerëzve dhe kulturave të tyre,

_ me skicimin e personazheve të cilët vetëm

i shenjëzon për të plotësuar profilin e vet dhe ngjarjen.

Autori ka përdorur një strukturë dhe gjuhë të thjeshtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora