Kulturë
Dhimitri Pojanaku: Babaliu: Zëri që qetëson qiejt
E shtune, 04.06.2016, 02:14 PM
Babaliu: Zëri që qetëson edhe qiejt
Nga Dhimitri Pojanaku
Jo,nuk si është era që shpërndan retë dhe kthjellon fytyrën e qiellit,jo.Keni vënë re kur një këngë ju godet në shpirt,ju zgjon kujtime,fantazi,ju prek telat e zemrës dhe më i pandjeshmi bëhet lirik gjer në ind,dhe më jo-mendimtari ftillohet dhe krijon ndoshta edhe ndonjë varg,…po kur je larg vendit mëmë dhe dëgjon këngët e vendit tënd,serenatat korçarë ,a nuk tretet malli,dhe po u tret malli,a nuk hapet dhe qielli?
Gaboj?!
Kështu fluturon zëri i Saj…ju kujtohet vatra e Kulturës së Marenës tek filmi “Zonja nga qyteti”,ajo më e vogëla që këndonte në skenë?Nuk ish as katërmbëdhjetë,por timbri i saj nuk mund të mos i zgjonte kompozitorët, e më pas,nuk mund të mos ngazëllente veshin dhe shpirtin e publikut shqiptar.Tashmë këndon e zëri përhapet sa mbi qiejt e Amerikës, aq në ato të Danimarkës, Italisë,Mëmëdheut…Zëri i saj me shkëlqim dhe i ngrohtë gjithjë më kujton një margaritar brenda një kutie kadife.Argjendari e ka stolinë më të pikuar për syrin e tij dhe kapakun e kutisë e mban gjithnjë hapur, po ta mbyllë i duket se do i vrasë shkëlqimin…do i plagosë syrin.
Në Amerika ka një shprehje që më pëlqen thotë ajo papritur,që është kryethënia ime,misioni im.”Unë konkuroj me veten”.Dhe kjo do të thotë shumë,ndaj edhe tekstet e këngëve i dua sikur të dalin tinguj prej tyre…jo zëri, por zemra nuk më pranon të zakonshmen në art,në çfardo arti…Kjo do të thotë që unë të trembem,mos t`u afroj asnjë tekst?Kur filozofoj lerma ironinë më thotë ajo,më acaron.Nuk sheh sa bukur po na rrjedh biseda?Dhe ka të drejte,nuk e di sepse nganjëhere,më pushton një trill ironie,por të them te drejten e bej më tepër për të mbajtur gjallë bisedën,se shakaja, kur shuhet biseda e zgjon me kërcëllima si dëllinja e thatë mbi zjarr…
Më mbeti në mëndje, thotë zëri magjik i këngëtares teksti jot për pyllin e gështenjave,por nuk po gjej kompozitorin e duhur,atë që ti afrohet shpirtrave tanë….E di që e tha bukur dhe sytë ,si jeshil majash kur takohen me qiellin në horizont ,kishin gëzimin e një fëmije.
Ajo ja ka ngulur sytë liqenit.Kërkoj edhe në Amerikë liqen si ky,të paktën që i afrohen disi…
E di,ti do vetëm detin,.por unë,jam më e gjërë, i dua të dy.E sheh shqiponjën e Lasgushit që fluturon mbi Mal të thatë…e dëgjon lopatën që po lëviz nga thellësia…
Ajo seç mori lehtas një motiv,thua sikur donte tw shtynte një valëz më afër bregut.Zëri i saj rrodhi i ëmbël si gishtat delikatë mbi harpë, qetë si dita kur sapolind,tundues si flakërimet e diellit në perëndim, shtruar si ajo shpendra buzë jazit që ul paksa kryet ende nuk vendos nëse do të pijë pakëz ujë…apo do tërhiqet…
Nga larg po vinte e ëma,ajo që e sjell si mbi qilimin fluturues përtej detrave e oqeane,dhe e la mënjane liqenin,mua,filozofinë e momentit…