Kulturë
Tahir Bezhani: Portret i një të riu entuziast
E shtune, 04.06.2016, 02:09 PM
PORTRET I NJË TË RIU ENTUZIAST
NGA TAHIR BEZHANI
Në këtë kohë evoluimesh të mëdha njerëzore, koha patjetër, nxjerr në sipërfaqe njerëz me prirje për punë e dije, që transformojnë njerëzimin, jetën në tërësi. Gjeneratat e reja, pa asnjë hamendje, përkundër vështirësive që përjetojnë për arsye të ecjes së ngadalshme ekonomike, me talentin e dijen e tyre, me punën e palodhshme, po gjejnë mënyra e rrugë për të zbërthyer veten e tyre, në shumë fusha të jetës, në lami të ndryshme të shkencave dhe artit.
Këto ditë, takuam të riun , Ukë Gjergj Geci, lindur me 2001 në Janosh të Gjakovës, nxënës i shkëlqyeshëm gjatë gjitha viteve të shkollimit, deri në kl.IX-të shkollës”Engjëll Gjoni” në fshatin Novoselë e Ulët, komuna e Gjakovës.
Ky djalosh me pamje migjeniane, sypikant , me përgjigje të thekshme e shumë të sakta, me modesti lakmuese për moshën e tij, pa mburrje për punët që bën, jo vetëm se na bëri përshtypje për një shkrim si ky, por, duhet të shërbejë si shembull për moshatarët e tij anëkënd vendit në e jo vetëm.
Ukë Geci, pati rastin e fatin njëherit, që të bëhet artist duke lozur rolin e djalit të Gjergj Kastriotit, në filmin”Kështjella e Arbërit”, telefilm, me ç’rast në mënyrë brilante, luajti rolin e të birit të Heroit Kombëtar, Gjonit të vogël, të cilin i ati, Skenderbeu , që në fëmini e ushtronte për ta përdorur shpatën në betejat e pritshme me turko-osmanlijtë, okupatorë shekullorë në trojet tona.
Për këtë rol karakteristik, të luajtur me shumë shkathtësi e mjeshtri, Ukë Geci, pas sa vitesh, rrëfen se: “jam i lumtur që pata fatin e rastin të luaj një rol të tillë në një film me emër kaq të madh e me artista shumë të njohur e me përvojë si Niman Muçaj, Rudina Zhara, Sylejman Lokaj, Muradije Muriqi, Labinot Lajçi etj.
Ishte kjo një kënaqësi që nuk do e harroj kurrë, ndërsa përgjegjësinë nuk kam ditur ta vlerësoj si fëmijë...
-Si u zbulua talenti i ri nga aktori me përvojë të gjatë, Niman Muçaj?
Aktori i mirenjohur Niman Muçaj, duke organizuar gjithë veprimtarinë filmike, nevojën e rrobave, vendeve te xhirimit etj.kishte hasur në vështirësi për një djep unikal të kohës që reflektonte periudhën e Skenderbeut.
Me që as ne Krujë nuk kishte bërë zgjidhje(nuk lejohet nxjerrja jashtë e gjesendeve nga Muzeu), kishte nuhatur familjen Geci, e cila kishte një djep adekuat e unikal të kohës për ta bërë filmin. Për këtë qëllim i drejtohet familjës Geci në Janosh të Gjakovës dhe aty gjen djepin e kërkuar, të cilin gjyshi i Ukes, Dedë Geci i ndjerë, e kishte blerë në fshatra malore te Shqipërisë, para disa vitesh me një çmim mjaft të lartë.
Gjatë bisedave lidhur me djepin, aktori vëren me kujdes të veçantë Ukën dhe me biseda rasti e teston në aspektin profesional, të cilin ia kërkon (atëbotë) Dedës , Ukën për rolin e djalit të Skënderbeut, në filmin tash më tè njohur:”Kështjella e Arbërit”. Kjo ishte rruga ku eci aktori i ri, Ukë Geci, të cilin talenti e rastësia e bëri aktor filmi , duke mbetur gjatë në shiritin e kujtesës jetësore.
-Filmi tjetër i radhës “Haraçi”dhe shpërthimi i talentit djaloshar.
Falë zgjuarsisë së tij dhe lojës brilante në filmin “Kështjella e Arbërit”, Ukë Gjergj Geci, mori ofertën tjetër nga regjisori me famë, Halil Budakova, i cili e takon në Zvicër Dedë Gecin, ku pas negociatave, ia kërkon nipin për një rol specifik në filmin e radhës, ”Haraçi”, si njëri ndër filmat më të shikuar në ekranet televizive. Në filmin”Haraçi”, i cili u xhjirua në vitin 2013, Uka luan rolin e Antonit, të cilin bandat e grabitin sapo vjen në pushime verore nga Gjermania me familje dhe si haraç, prindërve ua kërkojnë një shumë të madhe parash për lirimin e tij.
Filmi trajton përiudhën e pasluftës në Kosovë dhe ngjarjet kriminale që zhvillohen në një shoqëri në tranzicion...Njëherit, edhe në këtë film, pati të angazhuar emra eminent te artit filmik, si i madhi Çun Lajç, Halil Budakova, Vilson Spaçi etj.
Edhe në kët rol, Uka (Antoni) shkëlqen me lojën e tij shumë mbresëlënëse, me shpresen se ky i ri, do jetë një emër dhe një shpresë e filmit, një përsonalitet në jetën tonë, që po evulon, po gjurmon figurat e reja në të gjitha fushat e jetës, për një ecje përpara sa më shpejtë drejt një bote përparimtare ku popujt ndihen të barabartë me arritjet e tyre në kulturë, art, shkencë etj. Asgjë nuk falet, çdo gjë arrihet me pune e dije....
Suksese ne mësime, suksese në gjithë jetën, Ukë Gjergj Geci!
Fragmente nga filmat ku ka luajtur Uk Geci: