E hene, 09.12.2024, 08:29 PM (GMT)

Kulturë

Dedë Preqi: Jam e s’jam veteran!?

E enjte, 02.06.2016, 06:51 PM


Dedë Preqi

 

(Poezi)

 

JAM E S’JAM VETERAN!?

 

Jam e s’jam një  veteran

Kam luftuar për „vatan“,

Sëcili në një mënyrë ka kontribuar

Kosovën nga  robëria  për t’a çliruar.

 

Dikush i ka dalë armikut ball-përballë

Nuk e ka kursyer jetën e vet fare,

Dikush dhëlpërisht i ka bërë bisht

Dhe sot mburret, si një veteran i brishtë.

 

Oh, nëna ime Kosovë, pse po rënkon

Sa veteranin e ke në listë për tëndën liri,

Të ndjehesh e lumtur dhe jo e shqetësuar

Pse  të zhgënjehësh se kush të ka çliruar?...

 

Sot figurojnë më shumë se 50 mijë veteran

Ti e di më mirë se, a janë aq, apo nuk janë,

Dhe përditë e më shumë po shtohet kjo listë

Athua se me ty po luhet një komedi  e pistë.

 

Dikush po abuzon me gjakun e luftëtarëve të lirisë

Dikush po abuzon me lotët e nënës loke duke pritë,

Me gjakun e atyre që Kosovën e shdërruan në shtet

Dhe ëndërra e tyre shekullore  u bë  një realitet.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora