Kulturë
Demir Krasniqi: Prej Adriatikut deri në Egje
E diele, 28.02.2016, 10:00 AM
Prej Adriatikut deri në Egje
Prej Adriatikut deri në Egje –
Bijtë e Ilirikut e kanë një Atdhe !
Bijtë e Ilirikut , t’ nënës Ilirike –
Kanë Atdhe t’ çelikut – Shqipërinë Etnike !
Në Kala të Krujës , ku fliste shqip Zoti –
Krenari e mburrjes – u lind Gjergj Kastrioti !
Biri i shqiptarisë – trim e luftëtar ,
N’ faqe t’ historisë – mbeti legjendar !
Doli Oso Kuka, n’ kulla të Vraninës –
Dhe ia faroi cubat Vulës së Cetinës !
Ai , ia nxori gjakun motrës së Avdisë
Dhe ia rriti nderin kombit t’ shqiptarisë !
Porsi Oso Kuka, n’ kulla të Vraninës –
Luftoi Ali Pasha , n’ Kala të Janinës !
Luftoi Ali Pasha , trim nga Tepelena –
Pashallarët turq , seç na i la pa krena !...
N’ drejtim t’ Manastirit , fluturuan shqiponjat –
Ngritën Alfabetin dhe na i sollën shkronjat !
N’ qytet t’ Manastirit , përmes të Kongresit –
Lindi Alfabeti , si ylli i mëngjesit !
Ismail Qemajli me flamur në dorë –
Shqipërinë e pavarur e shpalli në Vlorë !
N’ Prekaz të Drenicës , n’ Kullën e Jasharëve –
U lind ylli i dritës – Meka e Shqiptarëve !
Gjilan, më 10.01.2016. Demir Krasniqi