E diele, 13.10.2024, 06:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Palush Domgjoni: Të jesh shqiptar antiperëndimor...

E diele, 28.02.2016, 09:34 AM


Të jesh shqiptar antiperëndimor, është e paarsyeshme, për të mos thënë çmenduri!

“Nëse e ndihmon një qen nga vdekja dhe i jep për të ngrënë, ai do të qëndrojë ty besnik gjithmonë dhe kurrë nuk do të të kafshojë. Ky është dallimi mes qenit dhe njeriut” – Mark Twain.

Nga Palush V. Domgjoni

Unë do thosha “ky është dallimi mes qenit dhe shqiptarit që është anti SHBA dhe anti Evropë”.

Lëvizja anti SHBA nuk është e rastësishme, as nuk ka të bëj kundër një njeriu, nuk ka të bëj vetëm me zotin Delaëie, por kjo ka një prapavijë më të rrezikshme. Kjo lëvizje është e hershme, kjo është e hartuar nga qarqet majtiste islamike. Në komunizëm ishte Enver Hoxha marioneta Dushan Mugoshes dhe Miladin Popovicit, që zbatoj një lëvizje anti SHBA dhe anti Evropë.

Pas komunizmit

Në Shqipëri pas komunizmit,  gjatë fillimit të viteve ’90 qeveria shqiptare dhe institucionet e saj të inteligjencës kanë bërë sikur nuk shohin, ndaj fondacioneve ‘humanitare’ që sollën frymën e islamit radikal në vend, i cili fillojë të krijojë opinion anti SHBA dhe Evropë.

Pas lufte në Kosovë, ndodhi po e njëjta gjë. Dhe se me 11 shtator 2001, ne skuta te Prishtinës u festua nga një grup i vogël atëherë, por që më kohë ky grup është rritur. Kjo lëvizje anti SHBA dhe Evropë, u zhvillua në shumë segmente të shoqërisë kosovare, në institucione dhe organizata joqeveritare. Krijimit të një opinion anti SHBA e bënë edhe analistë, klerikë radikalë nëpër shumë Xhami. OJQ-të që  ende veprojnë të tilla dhe që më vonë u shndërruan në parti politike,  janë sot zbatues të kësaj ideologjie majtiste dhe islamike kundër SHBA-ve dhe Evropës. Në çdo vend lëvizjet anti SHBA fillojnë kundër ambasadave dhe ambasadorëve, prandaj kjo nuk është aspak risi.

“Një njeri është i lire, nëse arrijë të kontrollojë emocionet e tij”, thotë filozofi Spinoza. Ato mund të jenë të brendshme (psh.urrejtja ) apo të jashtme, që vijnë nga ideologji të ndryshme fetare apo nacionaliste. „Një njeri i lirë është nëse arrin të kuptoj vetë“- filozofi Martin Luter. Lirinë civile dhe politike mund ta dhurojë dhe sigurojë shteti, por jo lirinë mendore, atë e jep vetëm edukimi i mirë. Për këtë edhe filozofi Kant edukimit të shoqërisë i kushton një rëndësi, e posaçërisht vetëdijes dhe arsyes. Shqiptarët po të mendojnë me arsye, nuk do ishin kurrë kundër SHBA-ve dhe Evropës, ata do kishin respektuar mendimin e ambasadorit, sepse të mbrosh institucionin është kulturë institucionale. Njeriu me vetëdije dhe i arsyeshëm arrin te kuptojë, se vetëm në këtë formë zhvillohet demokracia.

Po të mendonim me arsye, do të kuptonim, se ne jemi fajtorë, dhe se ne ishim  fajtorë gjatë historisë. Kur kupton njeriu fajin, mund të përmirësoj veten.  Deri me tani ne jemi vetëm folklorist, kemi bindur veten, se ne jemi të pafajshëm, dhe se fajtor e lëmë  gjithmonë tjetrin, sikur tërë bota është kundër nesh. Fajësojmë pa bazë Evropen, urrejmë atë dhe nuk mendojmë se jemi edhe ne evropian, nuk dimë se ishte Evropa dhe jemi ne sot komb shqiptar, pa të nuk do të ekzistonim fare, që nga traktati i shën Stefanit nuk do ekzistonim me.

Kosova ka probleme të ndryshme, ka varfëri ekonomike, por më e keqja është se ka varfëri mendore. Lirinë mendore e fiton njeriu me edukim të mirë, dhe se sistemit i edukimit në Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Shqiptarët në fushat, ku po thuaj menjëherë pas luftës, i kishin të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë, janë më të pa zhvilluarat. Është fusha e Arsimit dhe Shëndetësisë, dy fusha, në të cilat,  shqiptari do duhej të shikonte njëherë dhe te mendonte me arsye, pastaj do të kuptonte realitetin, se kush jemi ne. Ku qëndron Arsimi dhe ku qëndron Shëndetësia?! A nuk janë shqiptarët që i drejtuan?! Po Malet, Lumenjtë dhe Liqenet që i shkatërruan, a nuk jemi ne shqiptarët, ata që i shkatërruam? Po mbeturinat, që kundërmojnë në çdo lagje të qytetit? U mbajtën disa herë zgjedhje lokale dhe nacionale, u themeluan parti politike të ndryshme, por sa i përket kulturës politike, qasjes me pronën private, publike dhe shtetërore, mbrojtjes së ambientit, janë larg kuptimit të demokracisë liberale.

Shqiptarët janë treguar edhe më herët mosmirënjohës.

Ishte mbretëria Austro-Hungareze, që themeloi shtetin shqiptar, që ndihmoi në organizimin e Kongresit të Manastirit, në mënyrë që ne sot të kemi alfabetin latin, e të flasim shqip dhe të quhemi shqiptarë. Por ne nuk ishim asnjëherë mirënjohës kësaj mbretërie. Gjergj Kastrioti ka kudo përmendore në perëndim, sepse mbrojti qytetërimin perëndimor në atë kohë, ndërsa ne shqiptarët nuk bëmë asgjë për Franz Jozefin , që themeloi shtetin shqiptar, që mbrojti identitetin shqiptar më shumë se kushdo tjetër.

Opozita Kosovare

N? shtetin demokratik, detyrë e opozitës është kontrollimi i e qeveritarëve q? qeverisin shtetin. Ajo kritikon zgjedhjen e programit  të qeverisë dhe përpiqet t? tregojë se çfarë programi do të vinte ajo, n? rast se votuesit do t’ia kishin votuar atë. Në shtetin demokratik ajo ofron dhe formulon alternativ? ndaj programit t? qeveris?, në mënyrë që të bind votuesin dhe në zgjedhjet e ardhshme të t?rheq? interesin e shumic?s s? zgjedh?sve, dhe t? fitojë prej tyre shumic?n e votave e ta nd?rrojë qeverin?. Opozita kosovare, nuk ofron alternativë, nuk bën angazhimi politik modern dhe nuk k?rkon nj? klim? t? moderuar politike. Me bllokime, nuk mundë të zhvillohet demokracia, as të bindet shumica e votuesit.

Demokracia dhe shqiptarët

Një shoqërie mund të i dhurohet liria dhe shteti, por jo demokracia. Demokracia nuk mund t’i imponohet asnjë shoqërie. Ajo nuk mund të jëtë as dhuratë, që mund të dhurohet. Demokracia mund të ndërtohet, ajo mund të zhvillohet nga vetë shoqëria. Funksionimi i institucioneve është kusht për zhvillimin e saj, pa funksionim, ajo nuk mund te zhvillohet.

Nëpër oda primitive të burrava, nuk zhvillohet demokracia.  Ata deputet, që nisen nga odat e burrave dhe ulën këmbë kryq me burra,  nuk duhet të kenë vendin në Parlament, sepse ata politikanë, janë pengesë e madhe e zhvillimit të demokracisë.

Vetëm demokracia mund të siguroi shtetin juridik. Por për këtë duhet të keshë qytetarin mirë të edukuar. Kosova nuk e ka këtë qytetar, sepse sistemi i edukimit nuk ka bëre, që ne të kemi qytetarin e edukuar për demokraci. Aristoteli thotë: “Kushtoni rëndësi edukimit të rinisë, një neglizhencë e tillë do të ju kushtojë“. Si mungesë e një sistemi të mirë te edukimit, kemi sot qytetarin, i cili reagon kundër shtetit, dhe është me shkelësit e ligjit. Nuk respekton institucionin, shtetin, Republikën dhe simbolet e saj, pronën private, e as atë publike.

Këta politikanë janë produkt vendor, janë të rritur dhe të edukuar nga prindër të këtij vendi.

Shoqëria në fise, nuk mund të demokratizohet lehtë, e edhe më e vështirë është nëse kjo shoqëri ka mentalitet të Lindjes së Mesme.

Si pasojë e gjithë kësaj, sot qytetari i kësaj shoqërie shkon pas politikanëve demagogë. Ai nuk mendon se me fundamentalistë nuk luftohet fundamentalizmi, me uzurpatorë, nuk luftohet uzurpimi, me të korruptuar, nuk luftohet korrupsioni dhe me mosnjohës të Republikës, nuk mbrohet Republika.

Demokracia mund të zhvillohet vetëm duke funksionuar institucionet, duke u demokratizuar ato. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohet shteti i së drejtës, ku zbatohet ligji, ku funksionon gjykata, ku nuk ka hapësirë për uzurpator dhe ku biznesi privat zhvillohet.

Nuk mund të kemi rend dhe ligj pa demokraci, nuk mund të kemi demokraci pa funksionim te institucioneve dhe nuk mund të kemi institucione nëse ne nuk i ruajmë dhe i bëjmë ato funksionale.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora