Kulturë
Vahit Nasufi: Përshëndetje nga Kërçova
E diele, 28.02.2016, 09:26 AM
Vahit Nasufi
PËRSHËNDETJE NGA KËRÇOVA
Mora një letër dhe një pendë,
T`shkruaj këngë për një legjendë,
Lindi dhe u rritë në Gollak,
Me zë t`bukur për merak!...
Demir Krasniqin këngëtar,
Këngë t`mira plot një thesarë!
Këngë t`bukura folklorike,
Me vlerë t`artë artistike!...
Ky këngëtar i pa lodhshëm -
Qytetar shumë i devotshëm!
Kurrë s`këndoi për përfitime,
I dha populli shumë shpërblime!...
Për Demirin si krijues,
Populli është falënderues!
Të gjitha librat që i botoi,
Popullit vet falë, ia dhuroi!...
Edhe nxënsit që i ka mësuar,
T`gjithë nga zemra e kanë uruar!
Shumë të mira i dëshirojnë,
Kurrë për jetë nuk e harrojnë!
Nuk e harrojnë trevat shqiptare,
As shqipja jonë mërgimtare!
Për kombin tonë, jetën e shkriu,
Porosi e kish nga babë Shefkiu!...
Përshtypje t mirë, la në çdo anë,
Si n`çdo trevë, edhe n`Uskanë!
Sjelljes tij, i kishte hije,
Kështu e mësoi nëna Hysnije!
Për Kërçovën, shumë këndoi,
Këngë të bukura i kushtoi!
N`dasma ftohej për çdo vjet,
E donë Kërçova si djalin e vet!
N`Shitovë, martohej një djalë i ri,
Familja e tij, jetonte n`varfëri!
Këtë Demiri, kur e kuptoi,
Falë në dasëm i këndoi!
Kudo mik, që shkonte Demiri,
Gëzohej shtëpia e çdo nikoqiri!
Aty vinin krejt kojshija,
Jehonte kënga, tingëllonte çiftelija!...
Përshëndetje nga Kërçova,
Për t`birin e saj nga Kosova,
Që i thotë - vendlindja e dytë,
Kur ia përmend, i lotojnë sytë!...
Demir Krasniqi, o i madhi doajen,
Pytë Kërçova - kur po vjen?
Gjithmonë je i mirëseardhur,
T`pret Uskana me dyer hapur!
Dasmat kërçovare të kërkojnë,
Shokët kurrë nuk të harrojnë!
Të pret Kalaja, ku ke pushuar,
Me ujë t`ftohtë, ku je freskuar!...
Kërçova mua buk m`ka dhënë,
Përshtypje t`mirë mua m`ka lënë,
Që kurrë për jetë s`do ta harroj,
Me shumë kënaqsi e vzitoj!
Demir Krasniqi, sot veteran,
Me familje jeton n`Gjilan!
Si harron vëllezërit nga Uskana,
Shkupi, Presheva, Ulqini e Tirana!...
Për veprën e tij artistike,
Janë shkrua shumë vargje poetike!
Kjo poemë që kam shkruar unë,
Sa një gotë ujë, kur derdhet n`lum!