Kulturë
Ilir Muharremi: Romani rozë dhe erotika
E shtune, 09.01.2016, 07:32 PM
Romani rozë dhe erotika
Nga Ilir Muharremi
Albert Kamy romanin e zi e identifikon me romanin rozë me kotësinë formale. Romani duhet t’i jep përparësi realitetit, kurse ky i zi dhe rozë redukton individin në vetvete duke prodhuar një botë enigmatike të pakuptueshme e që mohohet nga realja. Cili do të besonte një gjëje të tillë? Njeriu kërkon të prehet në roman, kurse edhe romani i zi edhe rozë, nëse e anashkalojnë realen prapë nuk mund të humbasin tërësisht nga e vërteta. Nuk mund të imagjinohet plotësisht nëse i ke të dyja këmbët në tokë. “Njeriu është i supozuar mesatar i cili paraqitet si patologjik”, vlerëson Kamy romanin e zi dhe rozë.
Romancieri asgjë nuk mund të hedh në letër më shumë se nga jeta e tij ngaqë asgjë nuk i ri në kujtesë, por edhe nëse përpiqet të fantazon, ai rrënjët i ka te e vërteta, dikund edhe me kombinacion ndërmjet imagjinatës dhe reales, ndonëse imagjinata pa realen nuk ka pikënisje. Cilin univers mund të shpik romancieri? Të vjetrin apo ndonjë të ri? Kjo botë jeton në shkapërderdhje dhe prapë gjejmë aromën e vjetër, por personazhi ashtu sikurse Prusti që përmend Kamy zgjedh botën e brendshme në jetë, por kjo botë mund të harrohet nga realja, dhe Prousti i nënshtrohet verbërisë. Këtu ai refuzon realen, por në esencë nuk e mohon. Realja shumë herë e harron atë më të brendshmen në jetë, domethënë verbërinë. Romancieri, duhet të shprehë në unitet kujtimin, dhe ndjenjat e çastit, ose lumturinë e dikurshme, dikund edhe ekstazën trullosëse, siç e bënin grekët, kjo vërtetë krijon hamendje dhe verbëri për realen, qëllimi qe te avullimi i reales edhe pse prapë nuk e refuzojmë. S’ka gjë më të vështirë se të bësh kthim në vendet e lumtura dhe momentet e rinisë. Nëse dashuron një vajzë të re e cila buzëqesh, ti e humb të drejtën ta doje atë sikurse që ke dashur dikur, ndonëse nuk ke fuqi më për ta dashur. “Kjo është melankolia e Proust-it” , shprehet Kamy. Nëse pëshpëritim se e kaluara qëndron dikund prapë e ngulitur në kohë, në një të tashme përjetësisht, dhe asgjë nuk është e humbur, madje as thënia: “kohë e humbur”, gjithçka jeton në të tashmen. “Madhështia e Proust-it është se e ka shkruar Koha e rigjetur”, analizon Kamy. Ai përpiqet ta përmbledh dhe ti jep kuptim të ri në një nivel të vetin. Çdo romancier në vete brohoritë për fitore të pandalshme dhe Prous-ti këtë e bëri nga rrugët e kujtesës me tendenca të unitetit njerëzor. “Vepër e këtij lloji mund t’ia sjellë krijimit prezantimin si tërësi, një botë e mbyllur dhe e unifikuar”. Nga bota e mbyllur romancierët në fund të detit të tyre kapin si thesar vetëm dhimbjen, dhe për të mendojnë se ajo është më e vërteta. Identifikimi i saj bëhet nga mos e prezenca e së mirës. Bota e Proustit, sipas Kamys qe pa Zot. A i bazohej në atë se përjetësisë i vuri pamjen e njeriut. Këtë frymëzim Kamy e morri nga Nietzsche-ja. Edhe koha e rigjetur e përmendur më lart është udhëtim i pa Zot. Disi ai revanshohet fatit të tij të vdekshëm duke e bërë të pavdekshëm.
Erotika në roman
Letërsia shqiptare (edhe ajo kosovare) turpërohet pranë pornografisë dhe erotikës në fakt ndjenë kurorëzimin e saj (vetëm në vetmi e bënë individi), ndjenë moral në të shkruarit, por kjo është shkëputje nga arti. Ose letërsia (pornografike), tash sakaq ka trokitur dhe tronditur opinionistët duke e shpallur vulgaritet. Kjo letërsi në Evropë dhe Amerikë, lulëzoi me Bukowskin. Pa dyshim “Femrat” është një krijim i pastër jo vetëm imagjinar, por edhe real. “U orvata ta rrasja edhe ca më thellë. Ma shtrëngonte në mënyrë të pabesueshme.... nisja ta pompoja si i marrë... lëshova një hungërimë të padëgjuar dhe u prisha”, shkruante pa u kursyer fare Bukoëski. Shkrimtarëve shqiptar ju mungon guximi dhe shprehja për projektimin e epshit (shtazarak), që është real në krijimtari letrare. Kjo letërsi nuk është e ndaluar nga masa, por nga vet individi, sepse në artin e tyre mungon intimiteti dhe personalja, e personalja është vepër e pastër në krijimtari. “U prirë nga unë dhe e mori në gojë. Fillojë ta thëthijë duke lëvizur kryet vrullshëm sa para-mbrapa dhe teksa e thithte, gjuha u rrëshqiste përgjatë trungut”, shkruan qysh herët Bukoëski për të vazhduar “O zuskë e mutit!”. “Atë çast , Mercedesi e nxori nga goja. Jepi pra, jepi edhe pak, më ndihmo që të prishem”. Vini re, temat në roman nuk njohin kufij të shprehjes, lirohen nga minimumi i shprehjes, zbrazen me pafajësi dhe renditje kronologjike, na kujtojnë aktin ndaj gjinisë së kundërt, vetëm se në krijimtari është pa dorëza, dhe arti i vërtetë nxjerrët nga magma e shpirtit. Si mund të kufizohet? Është një ikje, por edhe një kthim intim i fotografuar nga realja (ka një çik fantazi). Ky art thjeshtë të obligon të ekzistosh për hesap tëndin, pa lëmoshën e frikës, historisë, politikës, patetikës ose edhe Zotit. Ky lloj romani qe diçka e re për kohën, por poezitë e sotme pornografike (të shkruara nga kosovarët ose Shqiptarët), janë imitim i zbehtë i Bukowskit, dhe çojnë në provokim masën (me panjohuri për këtë letërsi), e cila kritikon deri në atë shkallë sa që e ç’vlerëson këtë letërsi. Për dikë është perverse, por edhe perversiteti është art, derisa njeriu e bart me vete, detyra e artit është të hyj në brendësi dhe ta pasqyroj. Mentaliteti i edukuar (trashëguar, propaganduar nga feja, sepse ka si objekt moralin) ,krijon ndalesë, dhe frikë që të shprehet një art i tillë. Individët e guximshëm në këtë mes depërtojnë me këtë lloj arti.
Për kohën që shkruante Bukowski qe tejet ekstreme p.sh “Ia hoqa mbathjet e verdha dhe ula pantallonat..... U përkula mbi të dhe ja rrasa... aty i jepja ca pompa të tërbuara, aty e pompoja-ëmbël-ëmbël. Kur më shkrepej ta nxirja dhe pas pak, nisja rishtazi nga e para. Ia dhashë edhe dy pompa të tjera dhe u prisha. Nuk isha i sigurt në ishte prishur edhe ajo. Unë për vete po”. Shpjegimi vulgar vërtetë krijon kënaqësi te krijuesi dhe të lexuesi, atëherë, nëse nuk qe e vërteta ajo te Bukoëski dhe te shkrimtarët tjerë, çfarë nevoje i shtynë lexuesit të kenë interesim për histori të rrejshme? Kritika e sotme romanin e pastër (ose real) prapë e dëbon në imagjinatë të ngeshme, dhe para një kohe ishte zakon që vajzat reja të bukura të quheshin “romaneske”. Nënkuptohej se nuk çanin kokën për realitetin ekzistencial. Atëherë, mendojmë se romani zbukuron, pasuron shtrembëron apo nënvlerëson. Sa më individuale, intime është vepra, aq më personale bëhet për lexuesin, dhe në këtë rast lexuesi përpiqet të ushtron një ikje. Autorët që shkruajnë që përdorin erotikë dhe pornografi në romane, këtë e bëjnë për vete,e jo për masën. “U eksitova keq tani. Befas, ajo rrëshqiti më të poshtë dhe veç kur ndjeva që ma kullufiti rrushin në gojë... Kur ndjeva që edhe pak e do prishesha, i zhyta duart në ujëvarën e leshrave të saj dhe e tërhoqa nga vetja, hëna u bë dëshmitare kur ia derdha në gojë”, shprehët ai te romani i tij i famshëm “Femrat”. Por, kush nuk do ta bënte një gjë të tillë edhe në realen? Pikërisht, këtu qëndron guximi, liria dhe forca artistike e cila tejkalon intimen, bëhet përtej personales, dhe një art i tillë zgjon kureshtje, por autori për këtë nuk ndjenë mall sa jepet i tëri pas personazhit. Në fakt, ai është gjithë personazhet e tij. Ata arrijnë orgazmën ndonëse edhe reale në roman, dhe qëllimi është edhe ti të kaplohesh nga kjo orgazëm, të vështrosh një kthesë dikund të ngushtë e cila meriton të drejtën të quhet art. Përse të mos quhet? Nuk ka art më të thellë se shpirti, trupi, dhe seksi. Madje, edhe piktori kur hedh bojën në telajo, “Atë e stërlak si spermën”, kështu thoshte Van Goghu.
Ndjenja ka shprehjen, por distancohet nga mendimi, dëshira e shpirtit është edhe për trupin, shkrimtari erotik dhe ai pornografik më shumë jepet pas epshit që e kërkon trupi me paralojën, lojën, prekjen, sfidimin nga njëra palë, dhunën bizare për ta nxjerrë nga thellësia, orgazmën, pastaj klithmën e cila depërton në telin e epshit dhe përfundim na shpie në asgjë. Tërë ky fërkim, kjo djers (çdo djersë është si një pik gjak) pompohet për një shfryrje (derdhje çlirim), sepse pastaj njeriu i bie pishman për atë çfarë bëri, është një luftë për përfundim të kotë. Unë më shumë do ta vlerësoja rrugën deri te lufta, por nëse mendimi lëshon rrënjë, atëherë mund të krijoj konflikt me epshin, mund ta përbuzë, në raste të caktuara edhe ta mohoj, mos të arrihet piedestali (derdhjen e spermës dhe përjetimi i orgazmës). Kjo ndodh me shkencëtarët e mëdhenj, në veçanti me Ajnshtajnin i cili në fund u martua me një grua nga gjaku i tij, e që nuk lidhej pas seksit, vetëm e shihte si ndihmëse. Letrari duhet të thyej barriera të sakrifikohet të merr përsipër mëkatet qofshin të tjerëve apo të vetvetes (të jetë i kryqëzuar), të shkrij shprehjen me shpirtin me tendencë ta bëjë një nëse nuk rreket nga mendja, dhe të ulërijë për një moment më të mirë.
Seksi në letërsinë Migjenit
Është vështirë të nxjerrët, por ka ca
elemente erotizmi sipërfaqësore në krijimtarinë e Migjenit. Ky erotizëm është
Platonik, ndonëse edhe infantil, të një seksi blasfemik, e kundërta me Bukowskin
(ku kemi shfryrje direkt plot
vulgaritet). Pyetja: “A don qymyr Zotni”, fshehë nëntekst seksual, oferta e
shkëmbimit tregtar tregon një ofrues (malësore
e re), kurse e dyta qymyri (produkt),
këtu kemi një negocim të çmimit me
klientin dhe ndodh një ofertë shkëmbimi tregtar (seksual trupor), pra produkti përkthehet në një shërbim (malësorja mund ta ofrojë.) Padyshim ajo është
e bukur e re dhe tërheq vëmendjen. “Vërtetë vapë ban. Pa kujt i duhet qymyri.
Po e mbaj dhjetë leke", mendon malësorja dhe ecë nëpër hije rrugës së
qytetit. Kali lëviz në symbylle. Ndoshta andrron. Tash në pleqni andrron
dashninë e dikurshme të pelës. Malsorja s'e nget.”, shkruan Migjeni. E mbyllë
erotiken, veçon vetëm anën sipërfaqësore, dhe letërsia e tij këtu ngec, frenon instinktin, epshin, sepse
ajo që shkruhet kufizohet nga koha në të cilën jeton shkrimtari. Guximi për
thyerja të barrierave këtu mungon. Letërsia shqipe ende nuk ka rilind. Poeti është
më i drejtpërdrejtë me kafshën sepse aty qëndisë arsyen, kur supozon për ëndërrimin
e Kalit, sikur ky Kali të jetë njeri përveç ëndërrores ta ketë në vepër edhe
shprehjen, pastaj detajin “Vërtetë vapë ban. Pa kujt i duhet qymyri. Po e mbaj
dhjetë leke", mendon malsorja dhe ecë nëpër hije rrugës së qytetit. Kali
lëviz në symbylle. Ndoshta andrron. Tash në pleqni andrron dashninë e dikurshme
të pelës. Malsorja s'e nget. Nuk e trazon në knaqsi të tij të pamvarshme. Asht
duresa. Kur dalin në diell, përdhe zhgrryhet një hije. Dy hije. Dy hije të
ngatërrueme, të kapërthyeme, hija e kalit dhe hija e malsores. Nuk mund t'i dallojsh
këto dy hije. Nuk mund t'i këputish. Njana pa tjetren nuk shkojnë. S'kanë
vlerë. Se vetëm bashkë përbajnë një tansi. Një tansi jetsore. Krk-krk kthehet
qymyri në shpinë të kalit, krkk, krkkk, krk dhe krismat monotone të patkonjve
të kalit, që ndeshin për gur.” Ligjërimi dhe shprehja për seksin shkon
tërthorazi, dhe në asnjë rast oferta seksuale nuk zbardhet, kurse nënteksti është
i kuptueshëm. Përse e fshehë këtë Migjeni? Ai ka respekt për gjuhën dhe
ligjërimin e saj me qëllim të mos cenimit të moralit. Por, kujt i kërcet për
moral nëse bëhet fjalë për art, në radhë të parë për shpirt, pastaj për krijim.
Arti te Migjeni vjen nga koha, pushteti, ekzistencializmi dhe ekspresionizmi
kombëtar. “O ti djalë, sa asht sahati? Djaloshin
e tërheq bukuria e malsores. Miqsisht i afrohet dhe i thotë sa asht ora. E pyet
sa e mban qymyrin. Ban pazarllek, edhe pse s'ka qëllim ta blejë. Por malsorja
asht e bukur dhe e re. Pse mos të kuvendoje pak me te? "Asht e ndytë,-
konstaton djaloshi. Sa teveqele janë këto katundaret. Nuk të kuptojnë. Duhet me
i thanë... dhe atë që nuk thohet." Kështu mendon djaloshi dhe e shikon
malsoren si bir zotnie sherbtoren e re te veten. "Teveqele! Teveqele!
S'kupton asgja!". Dhe djaloshi shkon në punë të vet.”, shkruan Migjeni për
të vazhduar “E malsorja fillon të shqetësohet për kthimin në malsi”. Autori këtu
tenton ta inkuadroj Platonin, por nuk është se nuk i referohet epshit, bile po
të jetonte në një vend më të zhvilluar ai do ta nderonte ngjarjen. Malësorja do
të shkonte (do pallohej) me
djaloshin, dhe gjatë aktit do të zhvillohet një betejë e ashpër, një kontrast
interesant estetikë, figurativë me nuanca shtazarake. Që të jetë më i arsyeshëm
Migjeni, dhe ti ik erotikës ai e orienton ngjarjen në kahe tjetër, ndonëse
përpiqet ta arsyetoj: “"Teveqele! Teveqele! S'kupton asgja!". Dhe
djaloshi shkon në punë të vet.” Migjeni është ngacmues i dobët erotik në vepër,
sepse e lë në gjysmë problemin, ose më shumë lë hapësirë për të fantazuar gjatë
rreshtave, kjo vërehet me shkoqitjen e këtij fragmenti: ” E malsorja fillon të
shqetësohet për kthimin në malsi. Shikon diellin, si gjithnji po afrohet nga
perëndimi. Si ka për tu kthye në malsi nëpër terr? Me të vërtetë, ajo nuk dron
prej lugetënve dhe bubazhelave por... t'ishte plakë nuk do kishte aspak frigë,
por... Kujtohet si nja dy tri herësh i janë vu mbrapa do njerëz, dhe së pari se
ç'lypshin prej saj... Pra, nuk i dron bubazhelat si qytetarët, por njerëzit...
Njerëzit i ka ajo frigë. E pse? Pse asht e re dhe pak e bukur.” Fjalia në gjysmë
“ç'lypshin prej saj...”, kjo dihet dhe lë që lexuesi t’i përgjigjet vetes,
kurse autori të jetë i arsyeshëm ndaj kohës. “Tetë lekë!
- Jo, shtrenjtë e ke... Më ke idhnue atë ditë,- i
thotë njeriu dhe shikon majtas e djathtas.”
Ajo i qeshet ndonëse e turpëruar (kështu
e kërkon biografia e personazhit), kjo i ri për shtati deri në një shkallë,
sepse vetë buzëqeshja fsheh lakminë e ndaluar (epshin, vullkanin, luanin e egër përbrenda), që nuk ka fuqi
Migjeni ta rrëfej direkt. I mungon shprehja (fjala
është për vulgaritet sepse çiftëzohet me erotiken). Ajo ia shet qymyrin
këtij njeriu “Ia pashë hajrin! – thotë duke iu vënë pas ajo.
Figura e tij peshon rëndë në kujtesën e Malësores, e cila kuqet e skuqet nga
turpi.