E shtune, 27.07.2024, 03:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Isak Ahmeti: Anton N. Berisha - Pjetër Budi

E marte, 05.01.2016, 08:46 PM


ANTON NIKË BERISHA:PJETER BUDI POET DHE PROZATOR

Shkruan Isak Ahmeti

Kohë më parë ka dalë në dritë studimi monografik:Pjetër Budi poet dhe prozator, Cosenza, Luigi Pellegrini Editore, 2015, fq 335, i studiuesit te mirënjohur Anton Nikë Berisha.Librin në  fjalë studiuesi e ka strukturuar në katër kapituj dhe atë:

1.Tradita letrare shqipe para Budit

2.Mendime dhe vlerësime për veprën e Budit

3.Pjetër Budi poet dhe

4.Pjetër Budi prozator

Natyrisht se keta kapituj janë ndarë edhe në nenkapituj, që përbejnë një tërësi  mjaft interesante dhe me shumë vlera.Veprës në fjalë i paraprin një Fjalë hyrëse, shumë përmbajtësore ku autori shpjegon arsyet pse pas aq shumë vitesh i kthehet leximit kritik dhe vlerësimit, të mirefilltë e të thelluar, krijimtarisë  së Pjetër Budit.Në këtë kontekst studiuesi në fjalë përmend botimin e shtuar e të plotësuar të Pjetër Budit nga Rexhep Ismajli si dhe studimet  monografike të deritashme.Në studimin e tij:Pjetër Budi poet dhe prozator, Anton Nikë Berisha , siç e ka vënë re edhe studiuesi Zeqirja Neziri,  ka shtruar tri çështje themelore  perkitazi me Pjetër Budin poet dhe prozator, që janë:

1.Origjinaliteti i P.Budit si autor i parë i poezisë dhe prozës shqipe

2.Vendi i tij në periudhën e letersise shqipe te Paralindjes kombëtare dhe

3.Ballafaqimi dhe përafrimi  intertekstual i veprës së Budit  mes letërsisë kishtare,  me Shkrimin e Shenjtë dhe me letërsinë gojore shqiptare.

Vlen të theksohet se studiuesi në fjalë, përmes kësaj vepre studimore sjell një pikëveshtrim të ri, një optikë të re në lidhje me veprën e Budit, vepra e të cilit është trajtuar edhe në dy studime monogragike, inreresante dhe me vlerë:

1.Zeqirja Neziri, Poezia e Budit, Shkup, 1995 dhe

2.Behar Gjoka, Poetika e Budit, Tiranë, 2002

Në veprën e tij studimore, Anton N. Berisha sfidon studiuesit e deritashëm të veprës së Budit, duke përmendur edhe punën studimore të studiuesit danez, Gunnar Svane...

Te kapitulli i parë:Tradita letrare  shqipe para Budit, studiuesi  trajton problematikën e shkrimeve që i kanë paraprirë veprës së Budit,  duke u ndalë,  në mënyrë të veçantë    traditën e shkruar dhe në ateë gojore, dukuri këto që ndërlidhen njëra me tjetrën. Te pjesa:Mendime dhe vlerësime, studiuesi në fjalë, Anton N.Berisha, ka marrë në shqyrtim vlerësimet e studiuesve te shek. XX  siç janë :J.Rrota, Ndre Mjeda, Mario Roku, Injac Zamputi, Eqrem Cabej, Martin Camaj, Selman Riza, Kolë Ashta, Seit Mansaku, Gunnar Svane, Rexhep Ismajli, Zija Xholi, Kolec Topalli.

Në vazhdim trajton edhe punën studimore të studiuesve që janë marrë  gjithashtu me studimin e poezisë  së Budit  si Zef Skiroi, Gjergj Fishta, Mahir Domi, Henrik Lacaj, Arshi Pipa, Sabri Hamiti,  Isak Ahmeti, Zeqirja Neziri, Behar Gjoka, Zimo Kurtaj  dhe Anton N.Berisha.  Është me rëndësi të theksohet se studiuesi në fjalë iu ka kundervënë me argumente, të qëndrueshme,  disa studiuesve ...Pastaj studiuesi në fjal nis vlerësimin e tij  interpretativ e intertekstual të krijimtarisë poetike  të P.Budit, madje në një frymë krejtësisht të re  dhe me   një interpretim të ri e të ndryshëm nga të deritanishmit(Z.Neziri).Një cilësi e veçantë, siç e ka vënë re Z.Neziri, është se  në metodologjinë e punës  së tij shkencore, që është e bindshme, e qëndrueshme dhe e lakmueshme, para së të nis thellimin  e interpretimin e lëndës  në shqyrtim sheshon  punën paraprake  të studiuesve  të tjerë dhe tek pastaj shpalos pikëpamjet dhe vlerësimet e veta që plotësojnë dukshëm studimet budiane.

Te pjesa e tretë :P.Budi  poet, që ka 11 nënkapituj, studiuesi ka marrë për objekt shqyrtimi vjershërimin e P.Budit, me çka dëshmohet poeti i parë i mirëfilltë dhe themeluesi i vjershërimit shqip.Këtu për herë të parë vepra poetike e P Budit analizohet dhe përafrohet, me shumë kompetencë,  me tekstet biblike, si me Psalmet dhe Letrat e Shën Palit.

Sipas studiuesit në fjalë, tri janë burimet tp frymëzimit e të formave  letrare që i ndoqi P.Budi në vjershërimin e tij:

1.Letërsia antike,

2.Letprsia biblike-Bibla dhe

3.Tradita letrare gojore(fq 96-99(.Me zbërthimin e këtyre tri çështjeve , siç e ka vënë re studiuesi Z.Neziri, Anton N.Berisha ka çuar përpara ndriçimin e aspekteve që kanë të bëjnë me frymëzimin dhe modelet krijuese  që i ka ndjekur Budi.Kështu, studiuesi Anton N.Berisha,  duke shestuar mirë e hollësisht poezinë e Budit sikundër edhe vlerësimet e studiuesve  të veprës  së tij, nxjerr në dritë të plotë  Budin krijues dhe rikrijues .Ndërkaq sa i përket raportit krijues,  përkthyes, përshtatës,  që është shumë i diskutueshëm në studimet budiane(Z.Neziri(, A . N.Berisha është shumë i qartë dhe i prerë kur thotë, citojmë:"Budi nuk është as krijues as imitues i Shkrimit të Shenjtë, por është krijues dhe rikrijues mbi atë bazë ;aty ka marrë nxitjen dhe frymëzimin  ;aty ka marrë thelbin e mesazheve të poezive të veta"(fq.103).Në rrafshin intelektual, A.N .Berisha vlerëson se :" Në poezinë e P.Budit ,  siç ndodh  dhe në Bibël, shqiptohet jeta konkrete dhe jeta e amshuar "(fq.129).Përkime të poezisë  se Budit me Shkrimin e Shenjtë(me Biblën), është një nënkapitull i veçantë  ku ndriçohen kryesisht aspekte  intertekstuale  të poezisë së Budit  me Biblën, veçanërisht me Psalmet (fq.124, 172).Për këtë problematik  me gjërësisht edhe te : Isak Ahneti, Bibla në Letërsinë  Shqiptare, GR Prishtinë).Te pjesa e katërt:Budi prozator, që ka gjashtë nënkapituj, studiuesi  A.N.Berisha ka zbuluar dhe afirmuar aspektet e ndryshme të prozës së Budit, prozë kjo përmes të cilës Budi dëshmohet prozator i mirëfilltë  i formuar në traditën gojore  kombëtare  shqiptare përmes të cilave i ka formuar tematikat biblike.Duke analizuar veprat e Budit dhe duke i ballafaquar ato, para së gjithash,  me tekstet biblike, A .N.Berisha ka saktësuar e ndriçuar  shumë vlera dhe qënësi  dhe rrjedhimisht  me këtë, edhe shumë paqartësi që janë pasojë e studimit  të njëanshëm të veprave origjinale dhe të perkthyera të P.Budit.

Krejt në fund le të thejsojmë se vepra :Pjetër Budi poet dhe prozator, e A.N.Berishës është kontribut i çmueshëm dhe i pakrahasueshëm  në fushën e studimeve budiane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora