E shtune, 27.07.2024, 03:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: E premtja

E diele, 03.01.2016, 12:04 PM


E  p r e m t j a

 

Mehmetali Rexhepi

 

nga ora gjashtëmbëdhjetë e së premtes

hyra në të shtunën

nuk ka pse hidhërohet e premtja

së cilës paqësisht

ia cenova hapësirën

hipa e zbrita gjymtyrëve të saj

në katet pa kat-ngjitje

më ftoi t`i futem skutave

dritareve të mendimit

t`ua fshij pluhurin

t`i hap perdet e grackës së mbresës

aty-këtu më prisnin

gracka të qeta vertikale

turbulenca me ndezje të ngadalta

ose të aty për atyshme

të dukshme si buqeta lulesh plastike

si letra të djegshme mirënjohjesh

mandej vërdallat e padukshme

të rrotullueshme

si parimet

të tkurrshme përhiruese

(rr)jetës së njeriut merimangë

nuk ia shohim fytyrën

as rrokullisjet horizontale

nuk i dekompozuan

as e shëmtuan godinën

e arkitekturës

mbi prirjen grabitqare

*

hë për hë ku të gjesh

atë estetikë  që të parfumosh etikë

koka me ballëza hullish

të mbjella me gjithfarë farërash

barishte shkurresh gjembash narkotikë

assesi tu ikësh prekjeve hithrash

dhe tek ai ballë

shoh kaltërsinë e selvisë së rrallë

për hije e freski

së paku për t`i parë

për të ngjyer kafshatën e tharë

*

ika nga e premtja

pata tokje të shumta të dorës

lidhje të këputura premtimesh

puqje të ftohta të borës

impulse të falash të zeza

rrjedhje fekalesh celularit

lukuni mjekërzinjsh pas faljes

gjen i huazuar për përtrollitje

i hibridizuar në sedrën ilirike

*

të dielën nisem dhe mbaroj vikendin

në misterin epileptik të “bing-beng-ut”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora