E hene, 09.12.2024, 12:24 PM (GMT)

Kulturë

Dorian Koçi: Nderim kulturës, identitetit dhe historisë

E shtune, 02.01.2016, 12:43 PM


Nderim kulturës, identitetit dhe historisë shqiptare

Nga Dorian Koçi

Ky vit filloi mbarë për kulturën shqiptare. Shkrimtari ynë Ismail Kadare nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit francez "Legjioni i Nderit".

Studimet mbi tranzicionin dhe ndryshimet politike që përfshinë Evropën Juglindore në kapërcyellin e viteve 90’ janë fokusuar kryesisht në vektorët politikë dhe ekonomikë, duke lënë paksa mënjanë vektorin kulturor dhe përfshirjen e elementëve kulturorë në këto transformime politike të rëndësishme që shënuan rënien e komunizmit dhe triumfin e demokracisë liberale.

Shqipëria dhe rasti shqiptar nuk bën përjashtim nga kjo përqasje analitike ndaj tranzicionit në Evropën Juglindore , por duke qenë se rasti i saj është më specifik se shtetet e tjera të ish kampit socialist, analizimi i vektorit kulturor meriton një vëmendje të veçantë. Studimi mbi fushën e kulturës dhe të ligjësisë tregon se në shoqërinë qytetare marrëdhënia mes moralit dhe zgjedhjeve individuale dhe norma prodhon shumë më shumë sugjerime për t'i përkthyer në ligje dhe programe politike.

Tranzicioni politik në Shqipëri i filluar në dhjetor 1990 me pranimin e pluralizmit politik e ka një histori dhe eksperincë të filluar së pari në shndrrimin e kulturës shqiptare në një katalizator të ndryshimive në vend. Pa dyshim një figurë e rendësishme e shndrrimit te kulturës shqiptare nga një kulturë socialiste e fokusuar në rolin e saj meseanik rreth Njeriut të Ri, në një kulturë ku spikaste liria individuale si liri personale dhe liri krijuese për të përçuar mesazhe humane dhe rrjedhimisht një liri më të madhe mendimi të audiences, është figura dhe personaliteti i Ismail Kadaresë.

Franca, Evropa nderoi një figurë e personalitet që shpeshherë ka shkruar për të shkuarën dhe te ardhmen e saj, por Shqiperia ka më tepër nevojë se kurrë për mesazhe që përforcojnë të tanishmen e saj evropiane. Le të shpallet ky vit, viti “Kadare” në kulturën shqiptare, duke qenë se është 80 vjetori i lindjes i tij dhe sëbashku me të dhe një rrugëshënim i rëndësishem i historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar në mes të shekullit të XX dhe fillim shekulli të XXI.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora