E enjte, 01.05.2025, 03:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Shqipëria kërkon Shqipërinë

E diele, 03.01.2016, 12:30 PM


SHQIPËRIA KËRKON SHQIPËRINË

 

Ëndërra  e    gjithë  shqiptarëve 

sotëm, është  kjo  tokë, është ky dhé

çdo lëvizje  e  kombit  tonë  përpara

është udhë, dhe kalim mbi errësirën

 

Dashuria  për  atdheun  është    e

bukura dhimbja. Ajo  i  jep  frymën

çlirimit. I mund frikat  e  dënimeve

se zogu që fluturon  s´pyet për kufij

 

Atdhe, kur do t´i ndryshojmë kufijt

pyesin të tashmit dhe të ardhshmit

pyes, si do ta zgjidhim këtë çështje

  trojet tona të jenë të bashkuara

 

Një marrëdhënie  e  re me historinë

kujtoj  s´ e  është  e  domosdoshme

toka ka sy, sheh se çfarë po ndodhë

unë do flas, vetëm për vetëm me të

 

Arb, Shqipëria  kërkon  Shqipërinë

në të tëra  pjesët e  saj të pushtuara

s´di si do shprehet kokrra    kalli

Shqipëri ka vetëm    gjuhën time!..


Rrustem Geci - Dortmund, 2016



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx