| E marte, 05.01.2016, 08:46 PM |
ANTON
NIKË BERISHA:PJETER BUDI POET DHE PROZATOR
Shkruan Isak Ahmeti
Kohë më parë ka dalë në dritë studimi monografik:Pjetër Budi poet dhe prozator, Cosenza, Luigi Pellegrini Editore, 2015, fq 335, i studiuesit te mirënjohur Anton Nikë Berisha.Librin në fjalë studiuesi e ka strukturuar në katër kapituj dhe atë:
1.Tradita letrare shqipe para Budit
2.Mendime dhe vlerësime për veprën e Budit
3.Pjetër Budi poet dhe
4.Pjetër Budi prozator
Natyrisht se keta kapituj janë ndarë edhe në nenkapituj, që përbejnë një tërësi mjaft interesante dhe me shumë vlera.Veprës në fjalë i paraprin një Fjalë hyrëse, shumë përmbajtësore ku autori shpjegon arsyet pse pas aq shumë vitesh i kthehet leximit kritik dhe vlerësimit, të mirefilltë e të thelluar, krijimtarisë së Pjetër Budit.Në këtë kontekst studiuesi në fjalë përmend botimin e shtuar e të plotësuar të Pjetër Budit nga Rexhep Ismajli si dhe studimet monografike të deritashme.Në studimin e tij:Pjetër Budi poet dhe prozator, Anton Nikë Berisha , siç e ka vënë re edhe studiuesi Zeqirja Neziri, ka shtruar tri çështje themelore perkitazi me Pjetër Budin poet dhe prozator, që janë:
1.Origjinaliteti i P.Budit si autor i parë i poezisë dhe prozës shqipe
2.Vendi i tij në periudhën e letersise shqipe te Paralindjes kombëtare dhe
3.Ballafaqimi dhe përafrimi intertekstual i veprës së Budit mes letërsisë kishtare, me Shkrimin e Shenjtë dhe me letërsinë gojore shqiptare.
Vlen të theksohet se studiuesi në fjalë, përmes kësaj vepre studimore sjell një pikëveshtrim të ri, një optikë të re në lidhje me veprën e Budit, vepra e të cilit është trajtuar edhe në dy studime monogragike, inreresante dhe me vlerë:
1.Zeqirja Neziri, Poezia e Budit, Shkup, 1995 dhe
2.Behar Gjoka, Poetika e Budit, Tiranë, 2002
Në veprën e tij studimore, Anton N. Berisha sfidon studiuesit e deritashëm të veprës së Budit, duke përmendur edhe punën studimore të studiuesit danez, Gunnar Svane...
Te kapitulli i parë:Tradita letrare shqipe para Budit, studiuesi trajton problematikën e shkrimeve që i kanë paraprirë veprës së Budit, duke u ndalë, në mënyrë të veçantë në traditën e shkruar dhe në ateë gojore, dukuri këto që ndërlidhen njëra me tjetrën. Te pjesa:Mendime dhe vlerësime, studiuesi në fjalë, Anton N.Berisha, ka marrë në shqyrtim vlerësimet e studiuesve te shek. XX siç janë :J.Rrota, Ndre Mjeda, Mario Roku, Injac Zamputi, Eqrem Cabej, Martin Camaj, Selman Riza, Kolë Ashta, Seit Mansaku, Gunnar Svane, Rexhep Ismajli, Zija Xholi, Kolec Topalli.
Në vazhdim trajton edhe punën studimore të studiuesve që janë marrë gjithashtu me studimin e poezisë së Budit si Zef Skiroi, Gjergj Fishta, Mahir Domi, Henrik Lacaj, Arshi Pipa, Sabri Hamiti, Isak Ahmeti, Zeqirja Neziri, Behar Gjoka, Zimo Kurtaj dhe Anton N.Berisha. Është me rëndësi të theksohet se studiuesi në fjalë iu ka kundervënë me argumente, të qëndrueshme, disa studiuesve ...Pastaj studiuesi në fjal nis vlerësimin e tij interpretativ e intertekstual të krijimtarisë poetike të P.Budit, madje në një frymë krejtësisht të re dhe me një interpretim të ri e të ndryshëm nga të deritanishmit(Z.Neziri).Një cilësi e veçantë, siç e ka vënë re Z.Neziri, është se në metodologjinë e punës së tij shkencore, që është e bindshme, e qëndrueshme dhe e lakmueshme, para së të nis thellimin e interpretimin e lëndës në shqyrtim sheshon punën paraprake të studiuesve të tjerë dhe tek pastaj shpalos pikëpamjet dhe vlerësimet e veta që plotësojnë dukshëm studimet budiane.
Te pjesa e tretë :P.Budi poet, që ka 11 nënkapituj, studiuesi ka marrë për objekt shqyrtimi vjershërimin e P.Budit, me çka dëshmohet poeti i parë i mirëfilltë dhe themeluesi i vjershërimit shqip.Këtu për herë të parë vepra poetike e P Budit analizohet dhe përafrohet, me shumë kompetencë, me tekstet biblike, si me Psalmet dhe Letrat e Shën Palit.
Sipas studiuesit në fjalë, tri janë burimet tp frymëzimit e të formave letrare që i ndoqi P.Budi në vjershërimin e tij:
1.Letërsia antike,
2.Letprsia biblike-Bibla dhe
3.Tradita letrare gojore(fq 96-99(.Me zbërthimin e këtyre tri çështjeve , siç e ka vënë re studiuesi Z.Neziri, Anton N.Berisha ka çuar përpara ndriçimin e aspekteve që kanë të bëjnë me frymëzimin dhe modelet krijuese që i ka ndjekur Budi.Kështu, studiuesi Anton N.Berisha, duke shestuar mirë e hollësisht poezinë e Budit sikundër edhe vlerësimet e studiuesve të veprës së tij, nxjerr në dritë të plotë Budin krijues dhe rikrijues .Ndërkaq sa i përket raportit krijues, përkthyes, përshtatës, që është shumë i diskutueshëm në studimet budiane(Z.Neziri(, A . N.Berisha është shumë i qartë dhe i prerë kur thotë, citojmë:"Budi nuk është as krijues as imitues i Shkrimit të Shenjtë, por është krijues dhe rikrijues mbi atë bazë ;aty ka marrë nxitjen dhe frymëzimin ;aty ka marrë thelbin e mesazheve të poezive të veta"(fq.103).Në rrafshin intelektual, A.N .Berisha vlerëson se :" Në poezinë e P.Budit , siç ndodh dhe në Bibël, shqiptohet jeta konkrete dhe jeta e amshuar "(fq.129).Përkime të poezisë se Budit me Shkrimin e Shenjtë(me Biblën), është një nënkapitull i veçantë ku ndriçohen kryesisht aspekte intertekstuale të poezisë së Budit me Biblën, veçanërisht me Psalmet (fq.124, 172).Për këtë problematik me gjërësisht edhe te : Isak Ahneti, Bibla në Letërsinë Shqiptare, GR Prishtinë).Te pjesa e katërt:Budi prozator, që ka gjashtë nënkapituj, studiuesi A.N.Berisha ka zbuluar dhe afirmuar aspektet e ndryshme të prozës së Budit, prozë kjo përmes të cilës Budi dëshmohet prozator i mirëfilltë i formuar në traditën gojore kombëtare shqiptare përmes të cilave i ka formuar tematikat biblike.Duke analizuar veprat e Budit dhe duke i ballafaquar ato, para së gjithash, me tekstet biblike, A .N.Berisha ka saktësuar e ndriçuar shumë vlera dhe qënësi dhe rrjedhimisht me këtë, edhe shumë paqartësi që janë pasojë e studimit të njëanshëm të veprave origjinale dhe të perkthyera të P.Budit.
Krejt në fund le të thejsojmë se vepra :Pjetër Budi poet dhe prozator, e A.N.Berishës është kontribut i çmueshëm dhe i pakrahasueshëm në fushën e studimeve budiane.