E diele, 28.04.2024, 11:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Komandanti i Legjionit të Nderit

E premte, 08.01.2016, 11:04 PM


I. KADARE  “KOMANDANT I LEGJIONIT TË  NDERIT”

NGA NEBI DRAGOTI

Ka diçka për të qeshur tek disa zëra që merren  dhe me politikë,se kësaj figure qendrore në letërsinë tonë u dashkan hekur dekoratat a medaljet e dhëna më parë.E habitshme kjo, histerike kjo në absurditetin e kësaj politike histerike , që, pasi nuk bën punët e duhura për vendin, luan derën të krikëllijë zhurmshëm për të shurdhuar masat. Përballë kësaj ironie shqiptare presidenca franceze I. Kadaresë i jep titullin ”Komandant i Legjionit të Nderit”. Është çmimi më i lartë francez që jipet.Përballë këtij çmimi, që i bën shteti i Francës, shkrimtarit tonë të madh, strucët e politikës shqiptare të fusin kokën në rërë dhe të kuptojnë çfarë idesh qesharake hedhin në publik. Këto fjali, që shkruaj, nuk kanë nevojë për koment dhe në këtë çështje nuk desha t’u bëj koment atyre që s’marrin vesh ç’është talenti dhe ç’art i ka dhënë jo vetëm lexuesit shqiptar, por edhe atij mbarë botëror.Këtë rrezatim që bën ky talent nuk e bën as politikani dhe deputeti. Ky vlerësim i dhënë Kadaresë është vlerë dhe nder edhe për Shqipërinë, dhe më gjërë.Në fushën e letrave shqipe I. Kadare ka çelur shtegun e ri të letërsisë sonë në poezi ashtu edhe në prozë.Talenti i tij spikat thekshëm me volumin  “Shekulli im”, ku është kapërcyer kapërcylli i kohës i krijuar në poezi. Gjuha e shkruar, fjala, fjalia, elokuenca në shprehje, konçiziteti kanë marrë zhdërvjelltësi për të cilët gjuha ka nevojë  të shprehet qart, lirshëm, sepse kjo reflekton gjihtandej kulturën, historikun, emancipimin e kombit.Këtë  krijimtaria e Kadaresë e ka arritur në mënyrën më të kënaqshme.Në këtë prizëm është domethënës dhe pasqyrë interesi i shtuar në numrin e lexuesve, që rriten vazhdimisht. Letërsia shqiptare hapi portat e botës dhe zgjoi interes të madh edhe me vepren ”Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, e cila u përkthye në shumë gjuhë.Bota duartrokiti përmbajtjen e shëndosh të kësaj vepre, gjer u bë film edhe për vlerën e mesazheve që transmetohen tek kjo vepër kundër luftrave të padrejta. Personazhi kryesor në veprat Kadaresë është shqiptari, qëndresa, përpjekjet, gjer në vetmohim edhe të jetës për të mbrojtur idealet kombëtare.Kjo ndjenjë, linjë elektriciteti e karakterit atdhetar, është ngarkesë e duhur, që duhet të ketë letërsia. Kjo ngarkesë motivesh e personazheve është e njëjtë si në socrealizëm, po ashtu edhe në pluralizmin demokratik. Në këtë atmosferë gjithpërfshirëse për çlirim dhe ndërtim të Shqipërisë, Ismail kadare ka ngritur kështjellën letrare në letrat shqip. Këtë kështjellë që mban vulën e këtij talenti,sot e admiron edhe lexuesi botëror. Cmirëzinjtë talentet i kanë zili, ndaj edhe duan t’i denigrojnë duke gjetur yçkla e kleçka mikroskopike, që nuk kanë vlerë aspak. Politika shqiptare, përsa shoh, nuk i nxit përkthyesit për t’ia përcjellë botës veprat dinjitoze të talenteve të spikatur. Këtu ka dy gjëra: “ Indiferentizëm ose paaftësi veprimi, ose janë të dyja bashkë.Vlerësimi i çdo arti duhet të jetë në qëndër të vëmendjes të politikës, atëherë, kur kjo politikë është aktive dhe bëhet funksionale.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora