E diele, 28.04.2024, 02:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Fshati Kosturnik – 20 vjet pa shkollë

E premte, 08.01.2016, 09:57 PM


FSHATI KOSTURNIK –   20 VJET PA SHKOLLË

 

Fshati  Kosturnik –  20 vjet pa shkollë ,

Turp për Kumanovën , që  e mbanë këtë  njollë !

Fshati  Kosturnik – është fshat me shqiptarë ,

I mungon një shkollë për nxënësit shkollarë ?!

 

I mungon objekti i shkollës fillore –

S’ kanë ku t’i  mbajnë nxënësit orët mësimore !

Një objekt privat vetëm me dy klasë –

Arsimtarët e ngratë po duan me plasë !...

 

Në objekt privat të improvizuar –

Mësojnë pesë paralele mësim të kombinuar !

Flet Femi Xhaferi , arsimtar i parë –

Për vështirësi t’ mësimdhënies , për gjithë nxënësit mbarë !...

 

Flet për vështirësitë n’ kushte të mjerueshme –

S’ mund t’ ua  kushtojnë nxënësve kohën e mjaftueshme !

Aty mbahet mësimi nën kushtet mizore –

Duhet t’ ndahen klasat dhe orët mësimore !...

 

Arsimtar Femiu ,  kështu  ka treguar –

Sa e sa kërkesa , n’ Komunë kanë dërguar !

Arsimtarë, fshatarë sa herë kanë kërkuar –

Për një shkollë të re , n’ këtë fshat për ta ndërtuar !

 

Kërkesat zyrtare, nëpër çdo takime –

Gjithë kanë përfunduar vetëm me  premtime !...

Kërkesat e tyre, si  shportat  me hudhër –

N’ organet zyrtare kanë ra n’ veshë të shurdhër !...

 

“N’ çdo fillim t’ Shtatorit , ne iu bëjmë kërkesa –

Që t’ ndërtohet shkolla – neve na mbanë shpresa !

Dërgojmë n’ Kumanovë e n’ Ministri t’ Arsimit –

Nuk ndërmerren masa  për rrugë të  zhgënjimit !”

 

N’ cilësi të këshilltarit ,  flet Ridvan Asani –

T’ ndërtojmë  shkollë të re , se na mallkon  vatani !

Ta shporrim errësirën e verbëruar t’ kësaj nate –

  mësojmë n’ shkollë të re , e jo n’ shtëpi  private !

 

Për  fshatin Kosturnik –  këtë Bashkësi lokale ,

Flet Qahil Qaili , për këtë fshat plot  halle :

“Kurrë nuk patëm mbështetje institucionale ,

Që edhe  ne, si  tjerët të bëjmë jetë normale !...

Kurrë se ndalem punën  me vetëfinancim –

E sollëm ujësjellësin  me kanalizim !

I ndërtuam  rrugët  me sukses në fshat ,

Hapem shkollën shqipe në objekt privat !...

 

N’ atë objekt privat , n’ formë improvizimi –

Ku në gjuhën shqipe zhvillohet mësimi !

Paguhet qiraja qysh se nga fillimi –

Për pronarë t’ shtëpisë në formë kompensimi !”...

 

Flet me krenari , porsi zog bilbili –

Udhëheqësi  i fshatit –  ai  Qahil Qaili :

“Katër vjet të  para ,  për nxënësit , arsimtarët –

Për qiranë e shkollës –  kanë  paguar fshatarët !”...

 

Nga tre arsimtarët ,  si punohet  ma s’ miri –

Na dëshmon mësuesja Makfire Demiri !

N’ mungesë të hapësirës –  n’ sallë për arsimtarë ,

Ajo zhvillon mësimet  me klasën e parë !

 

Për punë të paepur është e motivuar –

Nxënësit e këtij fshati janë të talentuar !

Por ,  këtu mungojnë kushtet ma elementare

Për mësime cilësore n’ rrugë përparimtare !

 

N’ hapësirë shumë të vogël , le ta dijë gjithë bota –

Kushtet për mësim ,  këtu janë shumë të dobëta !

N’ Shekullin 21,  mësojmë si n’ kohë qiriri –

Shprehet arsimtarja Makfire Demiri  !

 

Fshati Kosturnik , me ardhacakë t’ Kosovës –

Është pesë kilometra larg prej Kumanovës !

Është një fshat tipik i banuar me fshatarë ,

N’ drejtim t’ Tabanocit , t’ pikë – kalimit kufitarë !

 

Është i populluar me 300 banorë shqiptarë –

T’ gjithë nga një familje, këtu kishin ardhë !

T’ gjithë nga një familje ,  nga fshati Dunav –

Që ishin përndjekur nga pushtuesit sllav !

 

Nga fshati Dunav ,  këta zogj t’ shqiponjës –

Ishin nga  Malësia e  Karadakut t’ Kosovës !

Banorët e Kosturnikut , trima , mendjehollë –

Këtu  jetojnë gjysmë shekulli – kërkojnë të kenë shkollë !

 

Gjilan, më 05.01.2016.        Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora