Kulturë
Pojanaku, Çmim në 750 vjetorin e Dante Aligerit
E enjte, 08.10.2015, 04:48 PM
Pojanaku, Çmim ndërkombëtar në 750 vjetorin e lindjes të poetit Dante Aligeri.
Premio Letterario Internazionale "Vita Nova" Città di Parete (Ce)
III Edizione speciale 1265 – 2015 - 750° anniversario della nascita di Dante Alighieri
Duket poeti Dhimitri Pojanaku nuk ka “ të ndalur” në çmimet poetike ndërkombëtare për vitin 2015, vit i cili ende nuk ka mbaruar.
Pasi korr çmimet ndërkombëtare “Poezia e Popujve” në Triuggio të Milanos,çmimin “Miq pa kufi”,në Romë,sekretaria e çmimit ndërkomëtar”Vita Nova”,Itali,në edicionin e tretë special në nder të 750 vjetorit të lindjes se poetit Dante Aligeri( 1265-2015),ka nxjerre fitues edhe poetin shqiptar Dhimitri Pojanaku,një vlerësim i lartë jo vetëm për poetin Pojanaku por edhe për poezinë shqiptare bashkëkohore.
Poezia fituese”Lot i burrit”, apo”Lacrima del Uomo”,u përkëthye me pasion,nga përkëthyesi dhe poeti Aleksandër Shallvari,i cili ka vite që punon e krijon në Itali.
“ E kisha hedhur vëmendjen diku tjetër,thotë Pojanaku ,jo se nuk me emociononte pritja e vendimit të jurisë,por …nuk di si të them…Ky çmim,në një konkurim special ndërkombëtar në 750 vjetorin e lindjes së poetit Dante Aligeri,do të thotë shumë për mua,është një nxitje dhe muzë e re për krijmtarinë timë!Jam tepër i lumtur nga vlerësimi e jurisë italiane.
Nuk jam i lumtur vetëm për këtë,vijon poeti shqiptar.Dua të justifikoj dhe nuk do rresh së bëri këtë,të gjithë kritikët e poezisë sime,botuesit e librave te mi,editoret e gazetave,dashamirësit e poezise sime,për t`u thënë se nuk kanë gabuar në vlerësimet e tyre, dhe se ata, që hiqen qëllimisht miopë dhe disa haptaz dashakeqë,kanë kohë që nuk më interesojnë.
Misioni im është të çoj poezinë shqiptare në sa më tepër vende të botës, dhe, do e bëj deri ne pikën e fundit të muzës!”
Në fund Pojanaku nuk rri pa treguar se pret ende disa shpallje konkurimesh ndërkombëtare por pa rrëfyer se kujt vendi e përkasin kompeticionet,nese konkurron Brenda apo jashtë kontinentit.
Tashmë,duket si një” parregullsi” që poezia e Pojanakut të mos tërheqë vemendjen e jurive poetike ndërkombëtare.
Shkrimtarja dhe kritike Nadire Buzo, shkruan:
Duke lëvizur me vargjet e tij në hapsirë dhe kohë pas kohe, vlerësimet me çmime brenda dhe jashtë vendit ët tij, bëjnë Pojanakun ndër poetën me të dashur.I këndon “Dimrit” e “Mari Anës” e dëshpëron “Ikja e vjeshtës” dhe kur ka “Amulli” e gëzon “Paqja e gjumit”, “Syri i kuq”, “Nata”, “Bota” dhe në fund ajo që s’pritej nga Dhimitër Pojanaku një baladë e rrallë, “Balada e Flamurit”. Ku gjuha dhe fjalët s’kanë asnjë germë të huaj. Tregon se shqiptari Dhimitër Pojanaku, nuk e trandet nga kurthet e lukunite për të mos e dashur atdheun, emblemën dhe simbolet e tij, dashuri,të cilat i kthen në poezi si thesare për bashkëkombësit e tij. “Balada e Flamurit” që është një kumt një himn i ri për Flamurin, shkruar me një ndjesi sipërore.Ç’është ky ajër që të rrethon,/ Ai merr frymë e ti valon./ Nga vjen kjo shqipe e bën fole/ Mbi gjak martiri që dot nuk fle. Po çqenke ti, o tribunar/ Armikun tund dhe i vë zjarr, Ti qenke sa një mijë bori,/ O dashuri, o kuqezi.Ti qënke zë që kombin zgjon,/ Ti ideal që s perërndon, / Oh, paske palë si purpur,/ O dal ti prek, o dal ti puth,/O dal ti mbaj si prush në duar, / Dal ti fut në krahëruar, /Ti qenke muze për trimëri,/ O dashuri, o kuqezi/Po ç`qënke ti që skuq atje,/ Pëlhur nuk je, atllas nuk je, /Ti qenke ag e mëmëdhe,/ Je diademë e qiejve!
Vargu i tij e bën lehtësisht të dallueshëm ndër poetë të tjerë, një varg i veçantë, që mban me vete pikëllim dhe dashuri të shpërndarë nëpër vargje lirike, duke ndjerë përjetime të jetës njerëzore, duke i shndërruar ngjarjet e ndjera dhe të përjetuara, në poezi të veçantë, ndaj janë prekëse në përjetime njerëzore. Gjithkush qe mban në duar librin e Pojanakut, flet me respekt dhe bujari për të dhe poezinë e tij bashkëkohore. Vetëm në pak vargje poezia e tij arrin të thotë shumë. Siç shprehet shpesh edhe vetë; Poezia e ka zgjedhur atë ashtu si ai poezinë.
Përgatiti: Eris Pojanaku