E premte, 02.05.2025, 07:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet modelja Kristina Prengaj

E marte, 06.10.2015, 01:08 PM


Flet modelja Kristina Prengaj

-Miss Universe ishte starti,sa për të hyrë në botën e modelingut

- Për t’u zhvilluar tregu i modelingut në Shqipëri duhen agjenci

- Prindërit e mi janë përkrahja ime më e madhe

- Modelet dalin çdo ditë dhe të gjitha kanë të veçantat e tyre

Nga Albert Z. ZHOLI

Një vajzë e re plot ëndrra në jetë. Ka qenë imazhi i Roberto Cavalli dhe ka dale shoqëruesja e parë në Miss Universi. I pëlqen të jetë në lëvizje dhe të konkurrojë. Përkrahja më e madhe janë prindërit dhe të afërmit. Nuk abuzon me pijet dhe bën një jetë normale.

Cila ishte sfilata e fundit apo konkursi i bukurisë?

Konkursi i fundit ku unë sfilova ishte miss universe

A jeni ndjerë e vlerësuar maksimalisht nga juria e Miss Universe dhe a mendoni se vlerësimi ishte ai i sakti?

Miss universe ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua, më solli mjaft kënaqësi. U ndjeva mjaft e vlerësuar.

Çdo të thotë të jesh e bukur dhe nëse po, cili është koncepti juaj lidhur me bukurinë?

E bukura është ajo që, 1- ka një formë të përsosur 2- nxit imagjinatën 3-të frymëzon 4-të jep kënaqësi intelektuale 5-shkakton një emocion te veçantë

Ky konkurs, sa i rëndësishëm mendon se do të jetë për të ardhmen tënde?

Çdokush e ka një pikë nisjeje. Për mua Miss Universe ishte starti, sa për të hyrë në botën e modelingut qe e kam aq pasion, besoj se një fillim i mbarë si ky reflekton një të ardhme po aq të mbarë.

A jeni hasur me probleme të tilla si: një mosdëshirë e prindërve apo miqve tuaj që të merrje pjesë në kompeticione të tilla?

Prindërit e mi janë përkrahja ime më e madhe, n.q.s. s’do kishin dëshirë ata atëherë unë s’do merrja pjesë, sepse relatat e mira me prindërit janë shumë të rëndësishme për mua.

- Në sa sfilata keni marrë pjesë?

Sfilata ime e parë ishte në Miss Universe

Imazhi i kujt keni qenë dhe cilat janë modelelet dhe ato që ju mbani si udhërrëfyes?

Roberto Cavalli, Victoria Sectet, ka plot. Modelet dalin çdo ditë dhe të gjitha kanë të veçantat e tyre.

- Tashmë është rritur numri i modeleve shqiptare, a ndihet konkurrenca dhe sa e ndershme është kjo konkurrencë?

.Dihet që femrat shqiptare janë shumë të bukura, pra, sigurisht që konkurrenca ekziston, por unë kam vetëbesim të plotë dhe nuk i frikësohem asnjë lloj konkurrence.

- Përse tregu shqiptar i modelingut ende është shumë i ngushtë?

Mendoj se për t’u zhvilluar tregu i modelingut në Shqipëri duhen agjenci.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx