E premte, 02.05.2025, 07:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Rrënjë arbërore

E hene, 05.10.2015, 07:02 PM


RRËNJË ARBËRORE

 

-Poeme nga Gjon Markokaj-

 

Në Rajë t' Merturit,

në vëndlindjen time

-- Gjeta identitetin,

gjuhën, doke e zakone

-- Besën e burrit,

e gjeta të "fortë si guri"

-- Nderin  e gjeta,

në "shkallë më t' lartë"

-- Atdhedashurinë

e gjeta, t' shtrëjtë

-- Burrëninë e gjeta,

të fortë si çeliku

-- Bukëdhënien

bujarinë shqiptare

-- Sofrën e shtruar

e gjeta për mikun,

-- Pushkën mbushë,

e gjeta për armikun

-- Gjeta njerëzinë

deri tek ngjarjet

që kanë ndrydhur,

mënjen dhe "shpirtin"

-- Gjeta lashtësinë

Shpellën e shkamit

prehistorike,

muret ilire

Kalanë e Lekës

mesjetare,

praninë shtatë kishave,

rast i rrallë,

për vënde biblike

që tregojnë

banim t' hershëm

-- Për t' gjitha këto,

mbetëm krenarë

-- Mburrem,

se s' jam "molok"

po jam malësorë

që rrjedhë nga

LASHTËSIA !

*

Malësia e gjakovës,

është, pjesë e At'Dheut

e burrënisë e trimërisë

e bujarisë dhe e historisë,

tonë kombëtare:

Dera e hapur,

sofra e shtuar,

plot dashuri njerëzore....,

Janë virtyte,

t' çmuara arbërore

--Krenohem!

Me Nikaj - Merturin

me, Tropojën

"Malësinë e Gjakovës"

-- Zëmra me bëhet malë

"shpirti" më shëndritë;

se kemi nji histori

aqë madhështore

saqë kemi se çfarë,

t' shkruajmë, për thelbin

e, "rrugëtimit historik"

të këtyre trojeve mdhore

-- Burrëria e "pesha"

e sinqeritetit,

e besnikërisë,

e dashurisë,

e zëmërgjëesisë,

ndaj njeriut,

për njeriun

N' Malësinë e Gjakovës

janë pjesë:

E, frymëmarrjes

së Kombit Shqiptar....,

*

Pushtuesit tanë

luftuan, për t' i asgjesuar

çdo gjë që ishte shqiptare

Ata u munduan:

Të tjetërsojnë besimin,

ndaluan gjuhën,

nderprenë shkollimin,

shtrëmbëruan historinë

u përpoçen të tjetërsojnë,

kulturën, doke e zakone

tradita e rite shqiptare...,

Malësorët

e malevet tona,

i ruajtën:

Me grykën e pushkës,

i mbajtën lart,

nën "shkopin e dhunës"

-- I vlerësuan

si gjënë, më t' shtrëjtë

-- I prunë gjerë

n' ditët tona

pa i përlyar me t' huajt...!

*

--Detyra e jonë

është: t' rishikojmë

t' i gërmojmë,

t' i qesin në dritë

e t' i ruajmë si sytë

Populli thotë:

"Lumi flë, hasmi s' flë"!

Armiku,

si gjithëmonë

rrinë zgjuar....,

në vazhdimësi,

në pergjim.

-- Lakmia e ulurima

e vazhdueshme;

greko - serbo - malazeze

vazhdon ënde,mbi trevat

e lashta shqiptare,

duke mbartur, me vete

-- "paragjykimet historike".

*

Frikësohem!

Se po s' u gjetëm,

të gatshem,n' çdo kohë

"na mori lumi"...!

-- Frikësohem!

Se n' vëndin tim

po shfaqet:

"Pabesi e mëdhe"

e për këtë, shkoj

-- te me plasë...,

kjo më bënë,

të friksohem,

po, po, frikësohem ! !

-- Vëjë re që,

kot së koti

s' po shqipfolet!

-- Vëjë re se

po "thehet besa"...,

"Nëse e thyen besën,

e humbë burrëninë"

-- Vëjë re se pushtetarët

e vëndit tim, shfaqin përulje,

ndaj armiqëve...,

s' munden m' e çelë

rrinë, duke lëshuar pë...!

-- "Kush i përulet armikut"

thonë: e humbë davanë...,

-- Vëjë re se ka vrasje

me "maska" e në pa besi

--"Kushë e pret, n' besë

tjetrin, pret mikun vetit"

-- Shqiptari...,

nese ka vra shqiptarin

kurrë se ka fshehur

I ka tregue: t' vrava

pëpara vorrimit...,

Mbetëm i habitur !

Nga na erdhi, kjo "zezinë"!

-- Në vëndin tim,

dikurë ishte pushtimi,

i egër osmanë

e këto "poshtërsina"

shqiptari s' i ka bërë !

Ndigjoj ndonji të rinjë:

Se "x" njeri...

"është m' u vra n' terrë",

natën....,

S' e ndigjoi dotë !

-- FRIGOHEM !

Shqiptari s' e ka pasë

kurrë n' traditë

"vrasjen n' boh".....

e me maskë !

...!

Besa, nderi,

burrënia e mikëpritja

bukëdhënia, pa interes

--Janë veti morale

që e dallojnë

-- Kombin shqiptar

nga të tjerët ..,

...!

--MOS I HARRONI !...,

*

Besa,

ndajë vetëvetës,

Besa, ndaj njëri - tjetrit

-- Formojnë respektin

e bashkëjetesës shoqërorë,

--Forcojnë pa tjetër,

HARMONINË FETARE,

pa marrë parasyshë

ndryshimet: politiko - fetare,

krahinore e rrocore etj.

-- Nder Malet tona

bëhet be: "për besë"!

-- Pershëndetën,

duke shtërguar duart,

me njëri - tjetrin:

-- "A JE BURRRË I FORTË" ?

Që do të thotë:

-- "AJE BURRË ME BESË" !

O, o, "bijtë e shqipës"

Amaneti i t' rënëve

është: të ruajmë,

"Besën Shqiptare" !

Të gjithë sa jemi

Kombit tonë

i kemi borxhë....,

--Këto veti, t' i ruajmë

se i sollen brezat e janë:

"RRËNJË ARBËRORE",

Po, po, janë flori!

O, lexuesit e mi!

Për besë e nderë

për burrëni e at'dhe

u derh gjaku lumë...,

-- Marëtirët e rënë

amanet na lanë:

BURRNINË E SHQIPNINË!

Nese i harrojmë,

nese i ndajmë,

ose dhe i humbim...,

-- na vret i Madhi Zot !

./.

-Per ZemraShqiptare, nga Raja e Merturit, Tropojë, Vjeshte 2015-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx