E shtune, 03.05.2025, 08:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Mihal Gjergji: Udhë të këputura

E enjte, 01.10.2015, 08:21 PM


Mihal GJERGJI

 

Udhë të këputura

 

Isha fëmijë, pëlqeja të vrapoja

Bota më dukej-ëndërr, s’e kuptoja

Po gur’ e driza rrugën  m’a penguan

Gjakosja këmbë e duar dhe s’rënkoja

 

Në syrin e tim eti,  dhëmbshuria

Ish’  streha ime, mjalti që unë pija

Një lot tek  syri i nënës më gremisej

Rendja pas tij dhe s’dija ku të vija

 

Kuptova vonë, andrallat që kish bota

Mësova vonë se si lëvizte rrota

Kafshët që kanë fytyrë njeriu sipër

I njoha në përballjet aq të kota

 

Si kec i Pashkës, veshin ma shënuan

“Përbën rrezik!”. Nga turma më veçuan

Një ëngjëll butësisht më erdhi pranë:

-Ti s’ngjan me ta, se shpirtin ta lexuan

 

Në ç’ferrë im atë përmorri, s’e mësova

Ç’lastarë e ara mbolli, s’ua kërkova

Sevap asgjë s’iu shkrua, sa qe gjallë

Pagova shume e s’di përse, s’kuptova!

 

As Krishti s’u gjykua mijëra herë

Siç më përmëndnin mua derë më derë

Tellalli shiste fjalët, punëlumi

“Përbën rrezik, për ne dhe për të tjerë”

 

Një pushtetar të ‘lartë’ dikur takova

-Posi, më tha. Ç’më fole, unë i shkrova

Shpresëthyer ika, brënda heshtjes time

Venitej burri, emërin s’ia lakova

 

Mes të këqinjve,  ngjasonte si nata

Si thes me pleh, i mbledhur me lopata

Jargosej si langua pas fustanëve

Dhe në tribuna merrte dekorata

 

E nxorri babëziun në pazar

Ta shesë me pjesë, ose t’i blej samar

Ju bë një zë i fortë, që s’di nga zbriti:

-Nuk ka nevojë për tjetër dëshmitar

 

I gjori plak nuk ishte ‘palo burrë’

Se mbillte misër edhe korrte grurë

I ra në pjesë një arë e rregulluar

Sa herë punohej, merrte tjetër nur

 

Sojsëzë e imansëzë, të gjithë trutharë

Kadi e myteberë, e pashallarë

E popull-shkretit gjaku iu helmua

Pesëdhjetë vite dimër i paparë

 

Dobiçërit bëhen mbretër, kështu thonë

Medet  atje, ku qëni s’njeh të zonë

Në çdo tre vetë, dy hiqen kapedanë

Dhe s’mund të njohësh as pronar, as pronë

 

Spiunë e firaunë, si mizë lisi

Ushqim e shpirt e gjak u jep Iblisi

Si krisja, farë e keqe u shumua

E dora jonë e vetme s’i vithisi

 

Po Zot i madh nuk e vonoi gjëmën

Të zgjat një dorë, me tjetrën jep pëllëmbën

Si krimbat ngordhën, i mbuloi dheu

Morën mallkimet prapa, edhe nëmën.

 

I shoh nga lart,  mendimet më trazohen

Pështyj të keqen, rri e nuk largohem

Në fluturim Shqiponja s’mund të kapet

Ndaj bëj sehir mbi ta, po dhe trishtohem.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx