E hene, 20.05.2024, 03:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Revoltë

E merkure, 30.09.2015, 10:10 PM


R  E  V  O  L  T  Ë

 

Me urdhër  të zemrës dhe shpirtit

po i hedh në letër  ca fjalë të mia

që të këndojnë  vet qyteteve tona

kundër pushtetit    qeveris keq

 

Këto vargje po ua sjell nga sedra

kundër atyre    vjedhin  diellin

prishin imazhin  e ditës së bukur

dhe ëndrren  fisnike    qytetarit

 

  dashurinë  për  liri dhe atdhé

jo të gjithë  e meritojnë nderimin

bërës të korrupsionit  janë shtuar

të dehurit e presin gjahun  e tyre

 

Në këtë tokë  të pasur krenarisht

po i hedh në letër  këto pak fjalë

kundër atyre  që trafikojnë lirinë

Me  azil, krim, dhe  larje  parash

 

2

 

Liri, vërtet  po    habit! Ç´është

kjo cilësi kaq e dobët  e qeverisjes

kush e shpiku vesin  e  mitmarrjes

apo e gjetët të shkruar në tavolinë

 

Në këtë tokë  të heshtur krenarisht

së shpejti do ketë  një  kryengritje

të vetëdijes dhe nënvetëdijes sonë

që guri të rend  për n´vendin e vet

 

Tregëtarë    krimit  dhe drogave

ndotin çdo ditë  hapësirat  e lirisë

ata  përgjakin      shumë  pamje

ndërgjegjjen  e       rrënuarve

 

Në këtë botë azilesh e mërgimesh

protestoj që  ti  bashkohem krimit

liri, dua  ta  jetoj  jetën  si  qytetar

e jo i ndjekur  për  krime  dhe faje

 

3

 

Karrocieri farkatarit; ji zoti i zjarrit

më fisnik. A i sheh gurët  e kufijve 

ti dalim zot  vet  kallijve të shkelur

drejtësia  tek    ka  rënë  për  dhé

 

Një i dehur i  azilit  nxjerrë  britma

ore qoftë i lavdëruar  ky poshtërim

kraharorin e kam  me plot realitete

në çdo çast  mund  të jem një rebel

 

Shpirti im i terratisur, pusho pakëz

dëme tokës i  bën  edhe  qielli  lart

një  vetimë  plasi  atje..  tek mollat

degët ia preu me zjarrin e mprehtë

 

Evropë, kalorëse  e  lodhur  nga të

korrat, mbledhëse  e tëra kombeve

plotë i ke tendat  dhe  hangaret tua

me të ikur nga luftat e pazgjidhura

  

4

 

Zemërimi do të del  vet    rrugë

të proteston  kundër padrejtësisë

ai do t´i thotë    gjitha kërkesat

do  ndeshet  vet  me  shtiracakët

 

Zemërim fol, ky çast  është  i  yti

plakur  jemi  fushave të betejave

historia, ndër elegjitë e pakryera

ende mbetet  gjykatëse nën  hije

 

Mediokrit   e    gojëshqyerve

të dehur qeshin  para  pasqyrave

Kosovën e kanë futur në valixhe

dhe mbajnë fjalime  nëpër banjo

 

Zemërimi  do të del vet në rrugë

ai do  ti  mbrojë  fitoret  e luftës

liria është gjak i gjithë të rënëve

dhe dora grusht  e më atdhetarve!..

 

Rrustem Geci - 19 Shtator, 2015



(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora