E premte, 02.05.2025, 08:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Ngjyrave e flamurit të Kastriotit

E hene, 05.10.2015, 07:34 PM


Domethënia e ngjyrave të flamurit të Kastriotit

Nga Gjon Keka

Cdo simbol kombëtar ka një domethënie, një porosi, një vlerë, një lidhje rrënjësore me kohët, me historinë, me fenomenet, me lashtësine etj.

Edhe simbolet që qëndrojnë në flamurin e kombit arbnor janë simbol me një domethënie dhe jo rastësisht mbreti arbnor Gjergj Kastrioti Skënderbeu i kishte zgjedhur këto simbole për shtetin e Arbërit.

Simbolet ne flamurinë e Kastriotit janë katër simbolika me domethënie historike, shpirtërore të kombit apo popullit, të gjendjes, të natyrës dhe karakterit arbnor dhe të vlerave që ky komb përconte gjatë historisë deri në shpalosjen e flamurit publikisht të Gjergj Kastriotit në Krujë më 1443.

Këtu do të mundohem të zbërthej sadopak domethënien e simboleve në flamurin kombëtar arbnor të Gjergj Kastriotit Skënderbeut:

Ngjyra e kuqe: tregon për guximin, trimërinë, guximin e tepëruar, vlerën e lirisë.

Ngjyra e zezë: nënkupton energjinë, vendosmërinë, durimin, urtësinë, por e zeza është edhe ngjyrë vajtuese per njerëzit, për kombin dhe tregon pikëllimin, për personat dhe kombin.

Ngjyra e kaltërt: tregon shenjtërinë, cilësitë e përulësisë, nderit dhe të bukurës.

Ngjyra e arit: tregon për gëzimin, dëshirën e madhe, shpresën, dritën, besnikërinë dhe kuptueshmërinë.

Simbolika e Shqiponjës: tregon për prejardhjen, fuqinë, shpëtimin dhe strategjinë.

Simbolika e Yllit: tregon lashtësinë, premtimin e ardhjes së shpëtimtarit të kombit arbnor, shpresën e madhe, vlerën, identitetin, përkatësinë, simbolikën Davidiane dhe njohjen e udhës dhe qëllimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx