Dodona është krenaria e të gjithë shqiptarëve
‘’Shqiptarët i
luteshin hijes së Tomorrit dhe kishin shqipen për shenjën e Zotit’’
(Në përgjigje të shkrimit të z.
Rasim Bebo për Dodonën Pellazgjike)
Nga Altin Kocaqi & Besim Dervishi
Zoti
Rasim Bebo ka postuar këto ditë një shkrim të tijin me të cilin ai rizbulon
"armiqtë e popullit" në DITURI dhe jep vendime për ekzekutimin e
tyre. Mjafton vetëm kaq për të mos u marrë seriozishtë, por meqënse zoti Bebo
mendon se ka bërë nje punë "patriotike" dhe sjell referenca amatorësh
për të mbushur mendjen e vetë, dhe për të mashtruar opinionin publik. Menduam
se duhet ti kthejmë një përgjigje zotit Rasim. Të dhënat e antikitetit janë të
dhëna dhe si rrjedhojë ato nuk përbëjnë shkencë, por janë të domosdoshme që ne
të plotësojmë kuadrin e të gjitha njohurive. Ndaj ne po e fillojmë nga këto të
dhëna, dhe pikërishtë nga Homeri, Iliada II, 748-750 me referencë a utorët
Antikë në botimin e Akademisë së Shkencave. Këtu Homeri thotë se: ‘’Guneu nga
Kyfi solli 22 anije E ndiqnin atë Enienët dhe Prrebejtë luftarakë ,të cilët
banojnë në Dodonën Dimër Keqe Homeri i shkruajti këto në shekullin e VIII
p.e.s. Ndërsa qyteti që Straboni, Gjeografia Z, e quanë Kihyra është një qytet
i ndërtuar nga Pirrua dhe gërmimet arkeologjike kanë treguar se atje në rastin
me të mirë të dhënat arkeologjike shkojnë deri në shekullin e VI p.e.s. dhe me
zor në shekullin e VII p.e.s. Tani lindë pyetja: Si ka mundësi zoti Rasim, që
Homeri ti këtë kënduar një qyteti që nuk kishte lindur akoma? Straboni,
Gjeografia Z, tregon se aty ku rrjedhë Thiami, gjendet qyteti Kihyra, dhe
Dodona e Kastricës që është në rrjedhën e Thiamit. A thua nuk do e dinte
Straboni këtë? Malin e quan Pteleon dhe as i shkone ndërmend që Mali i shenjtë i Dodonës Pellazgjike i
cili kishte marre emrin nga fatëdhënsit "Të Mirët" dhe si fise më të
mëdha të zones, ai vendos festën e Apollonit te Aktiu. Të dhënat e Strabonit
dhe të dhënat Arkeologjike e përjashtojnë mundësinë që Dodona Pellazgjike
(dimër keqe) të jetë në Shqipërinë e Poshtme të pushtuar nga Grekët. Nga
referencat që sjell zoti Bedo vetëm një emër mundet të merret për seriozishtë
dhe ai është emëri i Dhimitër Pilikës. Por libri i tij u gjysmua dhe u botua dy
vjetë pas vdekjes së tij. Në faqen 153 ai fletë për Dodonën Pellazgjike në
Tomorr, përballë Shpiragut ose Polianit (shumëbrinjëshi) të përmendur nga
Straboni. Printimi i faqes 153 fshihet në vazhdim dhe kjo ja zbehë vlerat e
besushmerisë botuesit, por jo autorit. Të tjerët janë amatore. Nga studimet e
historianit Perikli Ikonomi dhe filologut Sulejman Mato, mbetet i hapur opsioni
që Dodona Pellazgjike është në Malin e Tomorrit pranë Beratit ,dhe këtë po e
tregojnë faktet arkeologjike të cilat po zbulohen çdo ditë në këtë mal të
shenjtë. Sa për termat "agjent" që përmendni ju zoti Rasim, është
epitet qesharak, dhe ne e hedhim poshtë me përbuzje. Këtu po diskutojmë për
fakte historike në të mirë të kombit shqipetar dhe gjatë këtij debati do këtë
kundershti, por kjo nuk do të thotë që kundërshtarët e tu në mendime janë
armiq. Ju midis të tjerave në shkrimin tuaj me titull: " KOMPLOT NË
HESHTJE" botuar në datën 19 Korrik 2015 keni thënë se: " Me fjalët
sh?njt?ruese t? Rilindasve tan? p?r malin e Tomorit si: “Mali I Per?ndis?”, “Baba
Tomori”, “Froni i Per?nis?”, “Kryefroni yn? i vjet?”, “Misteri i friksh?m”
etj., nuk ka t? b?j? me Tempullin e Dodon?s, p?r tia p?rshtatur Malit t?
Tomorit". Atëherë me lejo të citoj disa nga rilindasit tanë të mëdhenjë:
Jani Vreto botoj në vitin 1887 librin e tij me titull "Apologjia"si
përgjigje ndaj një shkrimi që dy nacionalistë grekë kishin bërë në një gazetë
greke në Stamboll . Shkrimi i tyre akuzonte Abdyl Frashërin, asokohe deputet i
Janinës, duke e quajtur "shqiptaromadh".. Abdyli ia la hartimin e
përgjigjes Jani Vretos, si studiues me i thellë i historisë dhe linguistikës që
ishte.. Në këtë shkrim të gjatë, Jani Vreto analizon emrat e hyjnive të
Mitologjisë, duke i nxjerrë me rrënjë shqipe… dhe arrin deri tek Revolucioni
"grek" i bërë prej shqiptarëve. e deri në veprat e tyre në Greqi në
vitet '80.. Siç pritej, sado që gazeta greke premtoi se do botonte çfarëdo
përgjigje, ajo e refuzoi botimin e këtij shkrimi.. Më vonë, Jani Vreto e botoi
me titullin "Apologjia".. Kjo vepër çoi në shkisherimin e tij prej
Mitropolisë së Gjirokastrës, si njeri që po shpik një "çeshtje shqiptare
të paqënë". citojmë midis të tjerave librin faqa 82 : Nga ana e banorve të
atij rrethi besohet se në majën e Tomorrit ndodhet një vend i shenjtë, ku banon
një shenjë e padukshme që e quajnë shqip i Mirë. Prandaj më kot po kërkojnë
gjetkë Dodonën e Madhe, sepse nga të dhënat e autorve të lashtë rezulton se
kanë qenë shumë Dodona.Dodona që ndodhet në Tomorr është ajo që përputhet me
Psikra Dodonën (Dodonën e Ftohtë) e cila është përshkruar prej Homerit fortë të
shenjtë.( Shih Jani Vreto, libri "Apologjia" fq 82, 1878 ose Vepra të
Zgjedhura , Tiranë 1980) Kostandin Kristoforidhi përsëri një rilindas ynë i
madh ,pasi kreu gjimnazin Zosimea punoj si përkthyes i albanologut gjerman Han,
më von vazhdoj studimet në Londër. Boton librin "Gjahu i Malesorëve (Hieja
e Tomorrit)" në 1884 ribotuar në Laipcing në 1948 nga albanologu gjerman
Maximilian Lambertz si dhe ribotuar në Tiranë më 1950. Në këtë libër midis të
tjerave autori thotë në fq. 15 se; "Shqiptarët i luteshin Hijes së
Tomorrit dhe kishin shqipen për shenjën e zotit. Të gjithë shqiptarët thonë
sipas fjalëve që kanë lënë pleqtë e parë, se Orakulli i Dodonës ka qënë në
Malin e Tomorrit, prandaj dhe priftërinjtë e Dodonës kanë pasë qënë quajtur
Tomorët. të mirët...." Naim Frashri një tjetër rilindas i yni në poezin e
tij me titull " Pellazget Shqiptarë" midis të tjerave thotë se :
"Thot' Herodoti, Në Tomor zoti Shtëpi qëmoti Kishte Dhodhonë Eshtë m'e
vjetër Ngaha çdo tjetër, Shumë më tepër, Kjo gjuha jonë. Por veprën më të madhe
e ka shkruar një tjetër rilindasi i yni Perikli Ikonomi. Ikonomi një nxënës i
gjimnazit Zosimea dhe me von përkthyes i misionit Arkeologjik franciz në
Apolloni. Në vitin 1936 botoj librin e tij me titull "Dodona pellazgjike dhe Tomor’i Zotit të
pellazgjëvet”, shtypshkronja “Atdheu”, Vlorë 1936. Me pakë fjalë Ikonomi në
këtë libër e vendos Dodonën në Tomorr dhe thotë se : ‘’Dodona pelazgjike e Toskërisë ka qenë
rrënja e burim’i qytetërimit pelazgo - ilirianë dhe greko - romakë”. Po të vazhdojmë janë shumë si: Sami
Frasheri, Hil Mosi, Çajupi, Ali Asllani e të tjerë. Po këta zoti Rasim kujt agjenture ju
kanë shërbyer? Në përfundim ju këshillojmë të lexoni Faik Konicën.