E diele, 28.04.2024, 09:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Koridori Adriatik - Alpe

E hene, 20.07.2015, 06:36 PM


Gjon Markokaj

 

KORIDORI ADRIATIK - ALPE

 

Zëmra, m' digjet, ka disa vjet

Për nji koridor rrugor t' përfolur

Që lidhë Adriatikun me Alpet

Bashkon Shëngjinin me Gjakovën

 

Udhëtimi, "Luginës Drinit"

Është mrekulli mes mrekullive

E, shijon "tapeti i gjelbërt" i liqenit

E kanionet e bukura t' "Drinit Plakë"

 

Majat e thepisura, "prekin qiellin"

"Këmbët" i freskojnë, n' ujin qelibarë

"Rrënjët", i kanë në thellësinë e mëshefun...,

N' thellësinë e liqenit, t' kaltert, n' jeshil

 

Anët e Kanionit të "Luginës Drinit"

Rrethohen, nga kodrina të blerta

Shkëlqejnë si ylberi, n' rrezet e diellit

-- Bukuri që, t' magjepsin "shpirtin"!

 

Lumi i Lesniçës së Shalës

Hapë grykën e Shalës e Shoshit

Lumi i Merturit  me degë, Lumin e Zi

Hapë Luginën e Nikaj - Merturit

 

Valbona me ujin e kaltërsive

Që shëndrit, nënqiellin tropojan

Hapë luginën e bukur, t' Valbonës

Nga Drini gherë lart n' alpe

 

Ajo zbret me krenari t' rrallë

Duke dredhë, "bishtin e kristaltë"

Me nji hijeshi t' rrallë e t' pa parë

Dhe puthë Drinin me ushtimë

 

Është rastësi e rrallë që t' befason

Të përpiqën në natyrë, dy lumenj

"Të përplasen", fëtyrë - përfëtyrë!

"Të puthën" e t' bëhen miqë të mëdhënj

 

Me kët rrugë që shpresojmë t' qitet

-- Kryhet nderlidhja, n' çdo stinë

Anës Liqenit, Luginës Drinit

Anës Valbonës e gjerë në Gjakovë

 

Bashkon, ''Perlat e Alpëve'' me detin

Vëndëpushimet e "turizmit malorë"

-- Atë, t' Valbones e t' Thethit...,

Grykën e Lesniçes e t' Currajvet t' Eper

 

Koridori, " Adriatik - Alpe",

-- Çliron prej izolimit:

Dukagjinin, Shosh e Shalë

E , Zonën e "Nikaj - Merturit"

Në Puke, Zonën e Iballës...etj.

 

Të gjitha këto, me sa unë i di

Vlera është për t' gjithë Shqipëri

Për Shëngjinin, Lezhen e Shkodrën

Për Vadejsin, Pukën e Tropojën

 

Për Gjakovën, Deçanin e Pejen

Për t' gjithë "Rrashfin e Dukagjinit"

-- E më gjërë n' Malin e Zi

Razhaje, Beranë, Plavë e Guci

 

Ai koridor, pse s' po qitet ?

Edhe sot unë shumë habitëm

Pse nuk ngriten i madh e i vogël

-- Me e kërkue, me insistim !

 

Nga Shëngjini, n' Qafë Morinë

Njiqind e gjashtëdhjetë km.

Kater, t' pestat, janë t' qituna

-- Rrugë e re: ''tridhjetë e dy km''

 

Kush është me përgjegjësi

Nese, punojnë në kët drejtim

Kombit t' vet, i sjellin dobi...,

-- N' Shqipëri e n' Kosovë

./.

-Per ZemraShqiptare, publikohet per here te pare, Korrik 2015-



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora