E shtune, 12.10.2024, 01:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Sadulla Zendeli Daja: Dashuria për vendlindjen

E shtune, 09.05.2015, 05:14 PM


DASHURIA PËR VENDLINDJEN

DHE GJUHA SHQIPE NË MËRGIM

Nga Sadulla Zendeli Daja

Një ngjarje e madhe në shpirtin tim s´mund ta harroj,

në vargje do ta përshkruaj shpirtin të Jua lehtësoj!

Shkolla e parë shqipe për mërgatën shqiptare në Suedi filloi.

Një vit i shenjtë, ditë e bekuar, shkolla shqipe (05.03.1975) ka filluar.

U punësova bibliotekist në qytetin Nybro, rrethi i Kalmarit të lashtë,

pas disa ditëve u takova te Biblioteka Popullore me një shqiptar.

E dija se ishin 15 familje shqiptare, prandaj konkurova me hap të mbarë,

me qëllim që të jem sa më afër tyre, në Nybro, Emmaboda dhe Kalmar.

 

Ditën e parë në Nybro shkova te biblioteka e qytetit,

u takova me një djalosh të ri. Qyhej Nurjet Zhuta.

Kishte emigruar nga Struga, në dorë kishte ”Flakën e Vëllazërimit” .

Botohej në Shkupin shqiptar me një titull sugjestiv, flakë e vëllazërim,

por me të cilit do të bëhesh vëlla? Me ata që më dëbuan nga vendi im?

Flaka ishte e mveshur me pantallona shqiptare e me fustana sllaviane.

I  thash djaloshit se kjo fletore e mbrapshtë trembet nga subjektet iliriane.

 

Kjo është tribunë politike që plason gënjeshtra pjatash me tërhanë,

një propagandë e gjallë kundër shqiptarëve kudo që janë...

E tillë ishte asokohe, por më vonë kur kaloi nga sllavizmi në shqiptarizëm,

u fik papritmas Flaka e Vëllazërimit në pallatin e Nova Maqedonisë

dhe doli Fakti e Tribuna që i bënin temena Kosovës dhe Shqipërisë.

Djaloshi  mu përgjegj: S’kemi tjetër o shqiptar e më pyeti kush jeni ju?

Iu përgjigja me krenari se jam bibliotekisti i ri në shkollat e qytetit Nybro.

Nga gëzimi u ngrit në këmbë dhe përzemërsisht më përshëndeti,

duke më thënë: Mirë se keni ardhë në mesin tonë si një jehonë,

shyqyr Zotit që jeni një intelektual shqiptar në mërgatën tonë!

 

U takova dhe me bashkatdhetarë të tjerë nga Ohri, Struga, Dibra e Kërçova,

nga Gostivari e Shkupi, nga Shqipëria, nga Kosova, Çamëri e Tetova,

dhe me të tjerë hallexhi mërgimtarë. M’përqafonin duke më nderuar

me urime dhe gëzime që isha në mesin e tyre: ”Jemi të gëzuar

se na u shtu sofra edhe me një shqiptar”, tha Isen Iseni nga Dibra.

Dhe nja tre të tjerë: Adil Zhuta, Ramiz Hasani dhe Ibra.

Ata tregonin se në Nybro kemi afro 200 serbë,

por nuk i përshëndesim në gjuhën e shkinisë. Pse?

Sepse të lajmërojnë në Ambasadën jugosllave në Stokholm,

se qenke shqiptar iredentist që s’do bashkim-vëllazërim

me serbë e kroatë, se je kundër vetëqeverisjes jugosllave!

Kjo ishte teoria e tyre që kalonte nga fjalët në praktikë.

U përzie leshi e më falni o burra se hymë thellë në politikë!


Unë jam bibliotekist dhe nuk jam i njëanshëm por jam neutral,

shyqyr Zotit që jemi shqiptarë të ndershëm me shkollim e punë,

do t’i mposhtim ata që janë instaluar në tokën Iliro-shqiptare!

Me ardhjen time, së bashku me zemrën Tuaj të zjarrtë atdhetare,

do të marshojmë bashkarisht drejt bashkimit e lirisë kombëtare.

Ardhacakët e Kaukazit le të shkojnë atje nga kanë ardhë,

vendin na e kanë okupuar, ne kemi lënë prindërit, kujtimet e rendin,

dhe kemi ardhë këtu nga trysnija e atyre që na e okupuan vendin!

 

U takova dhe me të tjerë: - Urime e falë me shëndet, zoti bibliotekist!

Këta ishin shqiptarët që unë i hasa në Nybro, Emmaboda dhe Kalmar.

Kështu janë të gjithë, që nga  Malmö e deri në Kiruna të Suedisë.

Kjo është trimëria e trashëguar ga të parët e sokolave të shqiptarisë.

Shumica e shqiptarëve ishin të anëtarësuar në shoqatën ”Vuk Karaxhiç”,

ku dashi buluritej me qengjin dhe pela e pagëzonte kalin me sufiksin ”viç”!

 

Anëtarësimi për shqiptarët s’ishte me vullnet por me demagogji shoviniste:

”Ne me ju jemi vëllezër!”. Ky regjistër ishte në Ambasadën Jugosllave

në Stokholm dhe në komunën e qytetit Nybro. Ishte frikë e madhe asokohe,

Nja 200 serbë ishin të punësuar në Fabrikat e Qelqit dhe në Jung Dahls Kärs.

Shteti Suedez dukej se kishte një simpati ndaj shtetit artificial jugosllav.

Sërbët, kroatët, malazezët e maqedonët e përfaqësonin shtetin që mbet,

shqiptarët si komb më vete nuk kishin të drejta të barabarta në këtë shtet.

Të drejta kishin vetëm serbët, malazezët, kroatët, sllovenët dhe maqedonasit. Sipas teorisë së tyre shoviniste, serbët thonin se shqiptarët janë pakicë,

të drejtat tona në ish-Jugosllavi i kishim të kufizuara me shumicë....

 

Shkolla shqipe të regjistruara për mësimin plotësues nuk kishte,

Vetëm shkolla jugosllave kishte. I detyronin në forma të ndryshme,

që fëmijëte shqiptarëve të marrin pjesë në shkollat shkinishte...

Kroatët, slovenët dhe maqedonasit filluan ti ndanin fëmijët e tyre,

nga këta shkolla dhe të fillojnë mësimin në gjuhën e tyre amtare.

Shqiptarët nuk kishin kurrfarë të drejtasj për gjuhën e tyre në mërgatë,

sepse administrata jugosllave tentonte të na shohë gjithmonë të ngratë!

 

Në Stokholm emigracioni i parë nga Shqipëria kishte një shkollë private,

por e ndarë nga sistemi shkollor i Suedisë. Disa nga arsimtarët shqiptarë

që ishin të punësuar si mësues për mësimin plotësues për fëmijët jugosllavë,  kishin dëshirë që fëmijët e shqiptarëve të mësonin në gjuhën e tyre amtare.

Shkollë shqipe nuk përmendej për shqiptarët sepse i trajtonin si pjatë hallve

me pashaporta, leje vozitjeje dhe letra njoftimi me vulë jugosllave...

Nota nuk kishin të drejtë t’u japin nxënësve shqiptarë për gjuhën amtare.,

shkolla shqipe e regjistruar nuk ishte në programin e shkollës suedeze,

në plan-programe ishte shkolla serbokroate, por jo edhe ajo albaneze.

Notat për dijeni ua jepshin shqiptarëve arsimtarët e gjuhës serbokroate,

serbokroatishtja ishte gjuhë zyrtare edhe për sokolat tanë nëpër pallate.

 

Teoria e tyre ishte gjoja se emigracioni më i madh qenka nga Kosova,

kurse gjuha shqipe në Kosovë qenka një dialekt i Serbisë! Kjo ishte e para,

dhe tani vjen e dyta: Gjoja se fëmijët shqiptarë kishin shtetësi sllave,

ndaj ishin të detyruar të flasin serbokroatisht në ushtrinë jugosllave.

Shqiptarët u takonin republikave përkatëse dhe ishin të ndarë në 6 pjesë.

Për ta nuk kishte të drejta të barabarta me të tjerët dhe as vullnet e shpresë.

Shqiptarët kishin rënjët dhe shtëpitë e tyre në Kosovë, në Maqedoni në Serbi,

në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës, me qëllim të caktuar që të asimilohen,

sa më shumë të diskriminohen në Jugosllavi, dhe të shkombëtarizohen!

Kjo ishte teoria sllave për popullin shqiptar: Asimilim, helmim e diskriminim!

Kjo e shumë tjera ndikuan që shqiptarët të kërkojnë të drejta, liri e barazi,

më 1968 në Tetovë, Gostivar dhe Kosovë. Më 1981 në mbarë Dardaninë...

Kjo ndikoi që edhe ne të tubohemi e veprojmë me diplomaci në Perëndim,

me demonstrata e hapje klubesh shqiptare anembanë Europës së mbarë,

madje edhe me hapjen e skollës shqipe në Nybro, Emmaboda dhe Kalmar(ë).

Këtë vit mbushen dyzet vjet (1975-2015). O sa mirë me qenë shqiptar!

 

 

DËSHMI PËR HAPJEN E SHKOLLËS SË PARË

SHQIPE NË SUEDI (E MËRKURË, 5 MARS 1975)

 

Barometern. E mërkurë 5 mars 1975, Nybro. Bibliotekist ambicioz ligjëron edhe në gjuhën shqipe. Emri: Sadulla Zendeli. Ai ka pasaportë jugosllave, por i përket grupit të gjuhës shqipe në Jugosllavi. Në Jugosllavi Zendeli ishte ekonomist dhe kontabilist. Në Suedi ka studiuar në Universitetin Uppsala (Fakulteti Filozofik) që nga viti 1967. Pas diplomimit në këtë Universitet vazhdoj studimet në Shkollën e Lartë për Bibliotekist, drejtimi Universitar dhe i Sipërmarrjeve në Borås. ORGANIZIM•KONTAKT•ARSIMTAR. U punësua katër orë në javë si mësues i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në komunën Nybro me 8 nxënës. Në sesionin e dytë u rrit numri i nxënësve në 15 vetë.

 

SI U LIND SHKOLLA E PARË SHQIPE NË SUEDI MË 1975

 

Mbledhja e parë më bashkombësit për hapjen e shkollës shqipe. Në rend të ditës ishin:  1. Mënyra e hapjes së shkollës shqipe dhe ligji suedez për emigrantë; 2. Numri i vullnetarëve - prindër shqiptarë për të hapur shkollën shqipe në gjuhën amtare; 3. Kush do ta marrë këtë përgjegjësi të hapet shkolla e parë shqipe në Nybro, Emmaboda dhe Kalmar; 4. Autorizim i tre personave që do të takohen me Drejtorin e Seksionit të Arsimit në komunën Nybro, Zotin Harald Magnusson, dhe Drejtorin e gjimnazit Åkrahällskolan, Zotin Ingemar Hansson.

Në Gjimnazin Åkrahällskolan ishte biblioteka kryesore që furnizonte gjithë bibliotekat e shkollave në Nybro me rrethinë; 5. Kush do të jetë arsimtar nismëtar i shkollës shqipe për mërgimtarët shqiptarë në Nybro, Emmaboda dhe Kalmar.

 

Mbledhje e jashtëzakonshme e pridërve dhe shqiptarëve të tjerë

për hapjen e shkollës shqipe në Nybro

 

THIRRJE. Thirren të gjithë prindërit shqiptarë dhe të tjerë për të hapur shkollën e parë shqipe.

 

RENDI I DITËS

 

1. Mënyra e hapjes së shkollës shqipe dhe Ligji suedez për shkollimin e emigratve shqiptarë; 2. Regjistri i vullnetarëve prindër shqiptarë për të dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe. 3. Kush do ta marrë këtë përgjegjësi të hapet shkolla e parë shqipe në Nybro, Emmaboda dhe Kalmar. 4. Autorizim i tre personave që do të takohen me Drejtorin e Seksionit të arsimit zoti Harald Magnusson dhe Drejtori  gjimnazit Åkrahällskona zotit Ingemar Hansson. Në Gjimnazin Åkrahällskolan ishte biblioteka kryesore e shkollave për qytetin Nybro, që furnizonte gjithë bibliotekat e shkollave në Nybro me rrethinë. Përgjegjës i kësaj biblioteke ishte Mr. fil Sadulla Zendeli-Daja. 5. Kush do të jetë arsimtar për shkollën shqipe në Nybro?

1a) Mbledhja u thirr gojarisht nga ana ime me ndihmën e disa bashkatdhatarëve.

2b) Në mbledhje u bë regjistri i tetë nxënësve shqiptarë që ishin të regjistruar në shkollës serbokroate.

3c) Përgjegjësinë do ta marrin prindërit me ndihmën e bibliotekistit Mr. Sadulla Zendeli-Daja.

4ç) Bibliotekisti Daja do të zgjedhë tre prindër shqiptarë. Për takimin në fjalë bibliotekisti propozoi që të shkohet në komunën Nybro te sekretarja e Drejtorit Harald Magnusson për të biseduar për hapjen e shkollës shqipe.

5d) Po të pyes Drejtori zoti Harald Magnusson, ti thoni se mësuesin e kemi në Nybro. Ai është Bibliotekisti S.Z- Daja.

Atë ditë, kur tre prindërit shqiptarë kishin kërkuar takimin me drejtorin e shkollave për qytetin Nybro, Zoti Harald Magnusson u tha të pranishmëve: Ne do të ju lajmërojmë pasi të bisedojnë me bibliotekisstin Sadulla Zendeli-Daja. Po atë ditë, nga ora 15.00-të, më telefonoi Drejtori i Seksionit të Arsimit, Zoti Harald Magnusson, dhe më pyeti: A ka shqiptarë në Nybro? Përgjigja ime ishte se ka 15 familje shqiptare. Kjo statistikë është në Bibliotekën Popullore të qytetit. Drejtori më tha: Nesër në ora 13.00 do të takohemi me drejtorët e katër shkollave fillore në Nybro. Takimi do të bëhet te shkolla e Paradis (Paradisskolan), në klasën e arsimtarit të nxënësve serbokroatë. Mendova si do të bëhet. Në shpirtë sikur kisha një optimizëm. Besoja fatin duke ecur me hapa të sigurtë, i thash vetes: Ylli që ndriçoi që nga Uppsala do të më ndriçojë edhe mua në këtë qytet të vogël, sepse me familje atdhetare do ta hapim shkollën e parë shqipe në Suedi. Në ora 13.00 unë isha në zyrën time te biblioteka e shkollës Paradis. Aty kishte kishte klasën e shkollës serbokroate. Ishin mbledhur rektorët e shkollave tek zyra e drejtorit të shkollës Paradisskolan, Zotit Holmberg. Shkova edhe unë duke ecur në katin e dytë tek klasa e arsimtarit serb.

Hymë brenda. Unë isha i fundit. Te dera na priste arsimtari serb me një përkulje koke, dhe mua më përshëndeti, por fytyra sikurr iu prish e më tha: Dodji i ti! (Eja edhe ti!). Drejtori i Seksionit të arsimit iu drejtua mësuesit serb: Ne kemi ardhur në klasën tënde që të vërtetojmë se sa dinë serbokroatisht fëmijët shqiptarë. Drejtori bisedoi me fëmijët shqiptar gjuhën serbokroate. Mësuesi serb pyeti një nxënës: Kako si ljepi Lulzime? Lulzimi u ngrit në këmbë dhe i tha: ”Jag vet ine!” (Unë nuk di!). Pyeti edhe një vajzë edhe ajo tha: ”Vet inte, vet inte!”. Drejtorët e shkollave u shiquan me njëri tjetrin. Arsimtari serb tha: Prindërit e këtyre fëmijëve ka emigruar nga Kosova. Shqiptarët e Kosovës kan një dialekt të serbokroatishtes së vjetër. Ne duam t’u ndihmojmë ta mësojnë gjuhë letrare serbokroate! Gjatë kohës shikoja me vëmendje se ku janë ulur fëmijët shqiptarë. Në fytyrë dalloheshin nga të tjerët. Drejtori Harald Magnusson urdhëroi: Ju zoti bibliotekist bisedoni me fëmijët shqiptarë në gjuhën amtare! I shikova të gjithë nxënësit e klasës dhe bëra një duartrokitje. M’u duk e mërzitur tërë klasa.

Fola në gjuhën shqipe: Unë jam bibliotekist i shkollave në Nybro. Unë kam tre fëmijë dhe flas shqip me ata në shtëpi. Unë i njoh baballarët tuaj dhe nënat tuaja në Nybro: Adil Zhutën, xha Qenanin, Isenin, Ramizin, Hamitin etj. Ne shqiptarët kemi flamurin tonë kuq e zi me shqiponjën dykrenare. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është heroi i popullit shqiptar. U dëgjua zëri i një djali: Po, po, edhe ne në shtëpi kështu folim, tha ai djalë, kurse një vajzë tha: Ne e kemi flamurin kuq e zi me shqiponjën në shtëpi. Si të duash, mund të shkoj të ta sjellim sepse shumë i mirë është! Ooo, sa të zgjuar qenki, u thashë. Shumë të dashur e të mirë, o bilbileshat dhe bilbilat e shqiptarisë! Dilni nga bankat, afrohuni pranë meje të ju shoh dhe të ju përgëdheli! Të gjithë dolën, më kapën për dore, më shikonin në sy, shumë të gëzuar, thuajse ishim në një teatër, sikur Hamleti ta luajë këtë rol! Unë sa nuk fillova të qajë, por fatmirësisht lotët m’u thanë në sy.

Drejtori iu drejtua r arsimtarit serb: Që nga nesër hapet shkolla shqipe për mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Arrsimtar i kësaj shkolle do të jetë zoti Bibliotekist,  Mr. Sadulla  Zendeli-Daja. Katër orë në javë. Ju zoti Holmberg do të rezervoni një klasë për shkollën shqipe! Ju zoti bibliotekist do t’i kreni katër orë në javë mësin në gjuhën shqipe. 16 orë në muaj do të ju paguajë fondi i shkollës. Orët e tjera si bibliotekarë do t’i paguajë fondi i bibliotekës. Paga mujore për arsimtar është më e vogël se sa paga mujore për një bibliotekar akademik.  Dolëm nga klasa në korridor. Priste një gazetar me emrin Wird, dhe një fotograf. Te zyra e bibliotekës ma bënë këtë fotografi dhe i shkruajtën këto fjalë të bekuara: Ambitiös skolbibliotekarie undervisar äbven i albanska. (Bibliotekisti i shkollave ligjëron edhe në gjuhën shqipe.)



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora