Kulturë
Nebi Dragoti: Haiqe satirike
E shtune, 09.05.2015, 04:49 PM
NEBI DRAGOTI
PESËMBËDHJETË HAIQE SATIRIKË
1-Partitë s’gjejnë alternativën e duhur,
në gji kanë 2-3 dallkaukë,
që duhen rrokur me shqelma,me gurë…
2-Gazetat të sëmura,
turren pas të njëjtit lajm.
…Bëjnë si grifshë…
3-Korrupsioni nuk po shqepet!
se…do rrufenë në kokë.
4-Skeptiku ka qejf skeptikun,
nuk ka qejf progresin,
si bretkosë pëlqen moçalin.
5-Vinë votimet.U qelbën
me mashtrime,ryshfete,pazare;
të varfërit gënjehen për një kafshatë…
6-Qëllimisht shtiret djathtistë,
bshkohet me korin e partisë shterp.
S’i beson të majtës Rilindjen…
7-Nuk ka timon presidenti,
timonin ia përdor partia
që zgjodhi president kukull…
8-Partia mazhorancë
mikloi president “petrit”.
S’pati meritë.Qe militant…
9-Lojrat e fatit kërpudha shiu;
toka prodhimi nuk janë,
janë vend mashtrimi naivësh…
10-Presidenti syrin filxhan:
mazhoranca për atë,
ai për mazhorancën…
11-Pronarët e kazinove
rjepin xhepat e idiotëve;
thasët e tyre mbushin deng…
12-Ligji nuk ndëshkon
ata që përpiluan ligjin…
Ligje të tilla duan funeralin…
13-Presidenti qan me dënesë…
Mazhorancën ia kthyen në opozitë.
Ngjanë me “Mbreti lakuriq”.
14-Në politikë rolet:pozitë,opozitë…
Pse?Se si ia hipën!Si?...
Si?Edhe të ta hipin!Pse?...
15-Sekserë mashtrues tranzicioni,
Kërpudha helmuese ligatine…
Qeveria s’i pastron…ka hallin e vet.