E shtune, 18.05.2024, 04:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Në gjurmën e brezave

E marte, 05.05.2015, 05:10 PM


Në gjurmën e brezave.

Nga Shahin Ibrahimi

Pamvarësisht jetës së vështirë që po bëjmë në këto kushte tranzicioni të vështira shpesh ne si njerëz i bëjmë pytje ndonjëherë vetvetes, a kemi ndryshuar ne si popull. Apo i ruajmë traditat që na kanë lënë të parët tanë dhe krenoheshim me to, si mikpritjen, bujarinë, besën dhe trimërinë? A mundohemi ne të jemi vetvetja dhe ti tregojmë të tjerëve se jemi pasardhësit e të parëve tanë, dhe i ruajmë me fanatizëm çka na kanë lënë ata si trashgimi. Apo ju a përcjellim ne brezave më të rinj traditën tonë të mrekullueshme historike, epokën e lavdishme të Skënderbeut kur populli ynë u ndesh dhe përballoi me sukses në shekullin e katërmbëdhjetë, hordhitë më të egra Osmane. Pse nuk i kemi lënë disitë dhe kapriçot e vjetra dhe vazhdojmë të shohim shtrëmbër njëri tjetrin. Ja këto gjëra mendoja sot tek po shikoja në  televizion politikanët tanë që grindeshin me fjalë. I nevrikosur dola pak të freskohesha dhe të largoja disi mërzitjen që më afroi debati i asaj dite në ekran. U drejtova drejt bulevardit kryesor  me duar prapa {që nuk e di pse i mbajta atë ditë ashtu}, mendoja të takoj ndonjë shok timin sa të kaloja kohën diku në ndonjë lulishte këtu pranë shtëpisë. Ishte një ditë e bukur dhe e freskët, kur njeriu zë e ndjehet mirë me veten. Kishte filluar harlisja e pemëve, dhe prilli ndjehej i ranishëm ndado. Para meje po lëviznin ngadalë duke biseduar tre burra më të moshuar. Ata ecnin dhe ndalonin, shikonin nga ai që fliste, dhe herë herë qeshnin. Iu u drejtuan lulishtes pranë dhe më i moshuari u ul në njërin nga stolat e saj. Më panë që dhe unë si ata doja të shtyja kohën dhe më ftuan të ulesha pranë tyre. Më erdhi mirë që më ftuan mbasi njëri prej tyre ishte  i dalë dhe më i rrahur me jetën Kishte qënë disa vite në emigrim në Gjermani. Po bisedonin për problemet e përditshme të jetës, dhe në përgjithësi për edukatën familjare dhe kulturën shoqërore. Sidoqoftë tha njëri prej tyre sa më në gjëndje ekonomike të jetë një vënd aq më me kulturë dhe i edukuar është si popull. U ula në heshtje pranë tyre që të mos u prishja bisedën. Ja të marrim rininë e qytetit tonë sot, vazhdoi ai, na e lirojën vendin në autobus apo jo?. Ka edhe që të lirojnë dhe të respektojnë e kundërshtoi tjetr. Të paktët janë që na e lirojnë vendin, por shumica jo. Në kohën tonë e lironin të gjithë ndërhyri tjetri. Po, po ashtu ishte, ke të drejtë thashë unë. Ka shumë njerëz dhe të rinj të edukuar që i ruajnë traditat e mira që kemi si popull. Pastaj nisi të tregonte këtë histori që mua më bëri shumë përshtypje, për dy gjëra. Së pari ai tregonte me aq pasion sa më habiti, dhe e dyta kur mbaroi qau si fëmijë në kujtim të ngjarjes.

Ishte muaji mars i vitit 1993 tha ai. Nuk e mbaj mënd mirë sepse nuk kisha shkuar në punë në e kisha pushim jave, apo isha turn nate. Atë ditë dola pak më herët nga shtëpia për të blerë diçka që më porositi gruaja se duhej për shtëpi. Sa isha shkëputur nga mahalla ime kur dy djem të rinj të panjohur më pyesin, në isha nga kjo lagje apo jo.

Po i thashë unë me çfarë mund tju ndihmoj, mbasi në dialekt nuk flisnin si ne të Shqipërisë së mesme, por në një dialekt verior. Kërkojmë një burrë që ka punuar në hekurudhë tha njëri prej tyre.

- Mund të më thoni emrin, se këtu në këtë lagje punojnë shumë në hekurudhe i thashë unë. Ai përmëndi për habi emrin tim. Ngrita kokën dhe mendova ndonjë shaka të tyre, dhe i pyeta në e njihni apo jo këtë person që po e kërkoni.

- Jo më thatë njëri ndër ta, nuk e njohim por duhet ta takojmë se kemi një punë me të. Njeriu që po kërkoni jam unë ju thashë, urdhëroni ç`farë dëshironi. Ata u habitën megjithmënd, dhe falenderuan Zotin që më solli para tyre. Më zunë në qafë sikur të ishim të afërt dhe nisën të më tregonin një histori që unë e kam  kujtua shpesh.

- Jemi nga Hasi i Kuksit më thanë ata, niprit e Isuf Spasit në rast se e mban mënd. Më ka thënë se e ke pasur shok në stacionin e Gjormit në Laç rreth viteve 1984-1986 ku ka punuar dhe ai manevrist në hekurudhë.

- Po i thash unë që nisa të kujtohem, kemi patur shoqëri atëherë, dhe që atëherë nuk e kam takuar më. Si është me shëndet dhe si e ka familjen, e pyeta unë. Mirë më tha njëri nga djemtë, daja tani banon në një nga fshatrat e Lushnjës në Divjakë, dhe është pensionist. Më pas  vazhdoi me hallin që e kish shtyrë të më takonte. Unë më tha banoj në Has të Kuksit. Ushtrinë e bëra në plazh, tek reparti i tankeve në plepa. Por muajin e fundit që do të mbaroja ushtrinë u sëmura dhe u shtrova në spitalin ushtarak në Tiranë. Kur dola nga spitali më liruan si të sëmurë dhe më çuan në shtëpi. Por sot kur erdha në repart, për të marrë librezën ushtarake, më thonë që nuk ke dorëzuar batanijet dhe jastekun duke më kërkuan ti paguaj ato, me një vlerë prej 3500 lekë të vjetra. Ishte e barabartë me afërsisht një rroge mujore, që mirrnim atëherë. Më duhet të shkoj dhe të vi në Has më tha, prandaj të lutem shumë në rast se të ndodhen lekë në shtëpi dhe ke mundësi, më ndihmo sa të marr librezën ushtarake, që mos të shkoj dhe të vi nga Hasi në Durrës. I pashë ata dy djem me keqardhje. Në krye ngurova dhe dyshova se mos ma hidhnin, por kur ndjeva sinqeritetin në timbrin e zërit të  tyre, i dhashë karar që ti ndihmoja. E kuptova që ai djalë ishte në hall. Hallall thashë me vete. Edhe sikur mos të mi sillte ato pak para, nuk do ta prish zemrën. Ndonëse isha ngushtë ekonomikisht do ti ndihmoja. Tek e fundit i thashë vetes, zëre se do më humbte rroga, apo të më vidhnin atë në autobus duke shkuar për në shtëpi.

- Mos u mërzitni çuna u thashë se do ju a zgjidh unë këtë problem, por urdhëroni të shkojmë bashkë në shtëpi se me vete nuk kam kaq lekë. Ata pranuan të më shoqëronin për në shtëpi, por ju erdhi rëndë të hynin brënda dhe më pritën tek dera e jashtme. U futa mbrënda në shtëpi dhe dola prej saj shpejt. Në afërsi të autobuzit për plepa ju dhashë nga një kafe, në respekt të shokut tim dhe dajës së tyre. Pastaj ju dhashë lekët. Vura re një dritë mirënjohje në sytë e tyre. Nuk e prisnin. Duke shtërnguar kartmonedhat në duar më thanë:

- Megjithëmënd je ashtu siç na ka thënë daja në bisedë para disa vjetësh. Je njeri i mirë, serioz dhe i gjindshëm në shoqëri. Këta lekë në qofsha gjallë do të ti sjell sa më shpejt. U preka dhe unë paksa.

- Të fala shumë bëj dajës, se nuk harrohet lehtë buka dhe shoqëria, ndërsa për lekët nuk dua që të vish nga Hasi në Durrës vetëm për ta, se të shkon rruga më shumë se borxhi që do japësh. Mi sill kur të të bjerë rruga për Tiranë ose Durrës. I hypa në autobus dhe ju urova rrugë të mbarë. Kanë kaluar vite nga ajo kohë që tani po e tregoj për herë të pare tha ai ngadalë. E shikoja me kureshtje atë, dhe doja të hyja brënda tij dhe ta zgjidhja vetë enigmën, a e mori vallë më borxhin e tij?. Por sytë e tij ishin të turbullt e të pa depërtushëm, por të mbushur me dashuri. Kurioziteti nuk i la të tjerët të mos e pyesnin dhe njëri ndër shokët e pyeti. Au bë i gjallë më ai miku yt nga Hasi. Si thoni ju  pyeti ai, me një ndjenjë hutimi dhe krenarie. I bëri megjithmënd kureshtar shokët për më tej. Koha kaloj shpejt, unë po shkoja drejt harrimit të këtij problemi, duke e menduar veprën time si një bamirësi, apo si një drekë mes shokësh në kohën e kaluar. Por jo ai nuk e kishte harruar. Mbas tre vjetësh përafërsisht në atë vënd ku u takuam herën e parë po më priste një djalë paksa i gjatë. Kishte pyetur në mëhallë dhe i kishin thënë se është në shtëpi dhe rreth orës nëntë del për kafe. Personi e kish drejtuar për shtëpi, por ai i tha që dua të pi vetëm një kafe me të prandaj, po e pres këtu më mirë, më vonë po nuk doli do ti shkoj në shtëpi. Një fqinj më tha se një djalë i pa njohur po më priste tek rruga, dhe kjo më bëri të shpejtoi mëngjezin. Në krye mendova se do të ishte ndonjë shoku im, se shokët e punës sonë janë të shumtë. Ndërmarja e hekurudhës ku punoja shtrihej në të gjithë vendin. Vazhdova rrugën për tek qëndra e lagjes dhe e pashë nga larg atë. Rrinte i vetmuar duke parë në drejtim të rrugës nga po vija unë, me makthin e pritjes dhe takimit me një të huaj. E pashë me vërejtje në distance, por nuk e njoha. E pata harruar atë fytyrë që e kisha takuar vetëm gjysëm ore para tre vjetësh. Vazhdova rrugën i shpenguar drejt vëndit ku qëndronte ai duke parë kalimtarët. Fytyra i ndryshonte shpesh, dukej i lodhur dhe i mërzitur, e kushedi se ç`mendonte. Qëndrova para tij dhe e përshëndeta. Iu prezantova dhe po prisja në heshtje sqarime.  Përnjëherë fytyra e tij ndryshoi, u bë më e dashur dhë vetë ai u lehtësua, sikur hoqi një barrë të rëndë që e rëndonte. Mendimet e pritjes iu larguan, u hutua pak se nuk dinte si ta fillonte bisedën. Në fillim më zgjati dorën, buzëqeshi dhe më tha:

- Të fala ke nga dajë Isufi dhe ruan të njëjtin respekt dhe dashuri që kishit në kohën e shkuar. E njoha mbas këtyre fjalëve të para. Ngrita kokën dhe vura buzën në gaz. Mu duk se qielli zbriti në tokë, aq e pa pritur ishte takimi me të. Më dha kënaqësinë e njeriut të mirë, që vinte në vënd dinjitetin e tij. E ftova të shkonim në shtëpi për kafe, por ai më tha që nuk kishte shumë kohë mbasi do nisej sot për Kukës me autobuzin e mbas drekës nga Tirana. Më kapi për dore dhe më tha gati duke mu lutur:

- Hajde pimë nga një kafe në ndonjë nga lokalet këtu pranë dhe bisedojmë pak. Kështu bëmë. Iu drejtuam një lokali aty pranë dhe porositëm nga një kafe. U pyetëm për aq sa na lejonte njohja, dhe diskutuam për problemet e përditshme të jetës. Ai futi dorën në xhepin e brëndshëm të xhaketës dhe nxuri lekë, veçoi shumën sa i kisha dhënë unë para tre vjetësh. U ngrit paksa dhe duke mi vënë  në dorë, më kërkoi falje për vonesën, dhe duke më siguruar se nuk ta kam harruar për nderin që më bëre. Unë u ndjeva shumë i prekur, dhe vura re se mbante diçka tjetër në duar. Kishte me vete një çantë të vogël. E hapi atë dhe nxori prej saj një qese të vogël, ku brënda saj ishin nja dy kile gështënja. Urdhëro më tha se këto i kam nga gështënjët e mia të bahçes. Mi ka dhënë baba për selam dhe respekt. E mora qesen me gështënja dhe e falenderova edhe për mundin që i kish sjellë nga Kuksi. Mua mu dha mundësia që të të bëja një nder ty, që ti të zgjidhje problemin që kishe i thashë,  dhe të mos bëje rrugë të dytë nga Hasi në Durrës. Mora lekët i futa në xhep dhe e pyeta me ndershmëri, në kishte marrë rrugën dhe kishte ardhur në Durrës vetëm për këtë punë, por dëgjova një si psherëtimë lehtësimi të zemrës së tij. Siç dukej ishte njeri sedërli dhe e kishte për merak shlyerjen e borxhit. Si i tillë mendonte të ruante nderin e tij dhe të dajës së tij, paçka se unë për të isha i panjohur, dhe nderi që i bëra ja kisha bërë nëpërmjet dajës. Jo më tha më pastërti, e kisha një punë në Tiranë për një dokument të tim eti, për pronësi të tokës që e kemi fituar me gjyq, se duan të na prishin shtëpinë, por erdha dhe në Durrës  të takoheshim. Mirë i thash unë, ndryshe do më ngelte qejfi në rast se do kishe ardhur vetëm për këtë problem. Ai qeshi dhe më besoi në sinqeritet. Pastaj kaluam në bisedat e zakonshme që bëhen në këto raste. Ai më tha se dajë Isufi është mirë, i janë rritur fëmijët, djali i madh ka shkuar në gurbet në Itali, ndërsa vajzën e ka martuar në Tiranë me një patriot të tyre. E pyeta për jetën dhe për punën andej. Ai më tha se gjëndja në atë zonë është e keqe, se popullsia është e varfër, dhe atje jetohet vetëm me blegtori dhe kush ka tokë më shumë. Kam shkuar në Maqedoni kam punuar ca kohë në ndërtim, dhe vijë në shtëpi një herë në pes- gjashtë muaj. Pastaj nisi të më shprehë sërish mirënjohjen.

- Të më falësh për vonesën për herë të dytë, por jemi  larg. Fliste i çiltër jo si herën e parë, dhe dukej se kish me besim në vetvete. Përballimi i jetës në emigracion e kishin kalitur,  burrërruar dhe civilizuar më shumë. E kuptova që ai nuk kishte kohë të lirë ndaj dhe nuk hapa bisedë të re, por i lashë të kuptonte se kisha ngelur i kënaqur për respektin. I thirra kamarierit për pagesën dhe nxora lekët e kafes. Por ai më mbajti dorën:

- Sot më takon mua kafja, kisha rreth gjysëm ore, që po prisja të të takoja për të pirë kafe me ty.

- Por dhe unë e kundërshtova. Si moshë, dhe si mik më takon mua, i thashë prandaj as mos e mendo një gjë të tillë. Po ku i mbushej mëndja atij.

- Jo tha ai nuk shkon, para tre vjetësh unë me djalin e axhës e pimë kafen nga ti, në respekt të moshës, sot kam dëshirë unë të paguaj kafen tënde. Qeshi duke tundur kokën i vendosur, se nuk do më linte. Nuk desha ta fyej, prandaj nuk ngula këmbë. Ai pagoi kafet dhe dolëm nga lokali duke e përcjellë tek autobuzi që të çonte në Durrës.

U ndamë duke i shtërnguar dorën njëri tjetrit me përzëmërsi dhe me të falat e mia për dajën dhe prindërit e tij. Të priftë e mbara në jetë e urova me gjithë zemër.

- Këtu në Durrës vjen era qytetari tha ai para se të ndaheshim. Dinë ta respektojnë tjetrin. Teksa hypte në autobus më ngriti dorën në shënjë përshëndetje. Nuk e kam parë më atë djalë, as dhe dajën e tij, por i kujtoj shpesh për burrërinë e tyre dhe dinjitetin që më treguan. Kjo ishte gjithë historia tha shoku im, dhe heshti. Ke të drejtë tha një nga shokët tanë.

- Në zonat e thella, apo dhe këtu tek ne ka njerëz të ndershëm që janë të besës, dhe i ruajnë traditat dhe dinjitetin e tyre. Atë ditë kafeja nuk e di pse mu duk më e shijshme se kurrë. U ndamë duke shkuar secili në shtëpinë e tij, mendoj se të gjithë ishim duke menduar këtë histori, që na la shumë mbresa.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora