Kulturë
Meri Lalaj: Kur të këndon shpirti
E hene, 04.05.2015, 06:55 PM
Kur të këndon shpirti nën drejtimin e Suzana Turkut
Nga Meri Lalaj
Artistja
e Merituar Suzana Turku-Kashara, është njëra ndër dirigjentet shqiptare, por në
vitet që po jetojmë ajo është shumë e suksesshme midis gjithë dirigjentëve të
tjerë. E kemi ndjekur Suzanën dikur dirigjente me korin e Teatrit të Operës dhe
Baletit dhe veçanërisht me korin “
Në një ditë të fundprillit në sallën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” u dha koncerti “Joy of Singing” (Gëzimi i të kënduarit), i cili solli shumë aq emocione për dëgjuesit. Përveç dirigjentes së palodhur Suzana Turku, koncerti u mundësua nën regjinë e Milto Kutalit dhe koncertmaestrit Robert Radoja. Në hapjen e koncertit, vajza truphedhur Doljana Veliu, recitoi vargjet e këngës “Ai sheh muzikën”, që u pritën me duartrokitje të fuqishme. Kori hapi programin me këngën “Lule borë” të Simon Gjonit, vijoi me këngën e mrekullueshme “Dua më shumë Shqipërinë”dhe më tej kënga “Cuca e Radomirës”. Baritoni Besmir Sulaj këndoi këngën “Mu në baçën tënde” dhe soprano Doljana Veliu këndoi “Zare trëndafile”. Vajza flokartë Sofia Kolgjini me buzëqeshjen e bukur interpretoi në piano për spektatorët nga F. Chopin “Vals nr. 15” dhe nga Pergolesi këndoi duke shoqëruar veten e vet në piano romancën “Ah, përse nuk jam livadh”. Gjithashtu Sofia Kolgjini shoqëroi në piano tenorin simpatik Artur Demiri që këndoi një material nga L. V. Beethoven.
Në këtë koncert ishin të ftuar dhe nxënës të Institutit të Fëmijëve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, kështu Silvana Caka interpretoi në piano nga L. V. Beethoven pjesën “Për Elizën”, ndërsa Klevia Saka dhe Diego Zelka kënduan duetin “Qëndro”.
Në skenë
vijnë pjesëtarë të korit “
Kështu di të punojë Suzana Turku me një skenë të mbushur plot me zëra të rinj që këndojnë me shpirt duke ngritur peshë krejt spektatorët në sale.