Kulturë
Qazim Shehu: E menjëhershme si një rreze
E hene, 04.05.2015, 05:48 PM
Trevargsh
QAZIM D. SHEHU
+++
E menjëhershme si një rreze
Nga mijëra kilometra largësi
Erdhe ti…
+++
Puhizë e ëmbël.Gjeratore
Shprese.Që na kujton
Djepin e dheles…
+++
Bërryl i rrugës.Një plep
Gjethet mërzit nëpër erë
Për të fshehtën e bërrylit të mjerë…
+++
Shtëpitë e bardha.Gëlqere e re
Rrobë trishtimi llamburit
Nën retë e ikjes.
+++
Zgavër kujtimesh thellohet
Nga koha që dyndet të hyjë
Në to.
+++
Hijet e shenjta të gjyshërve
Përtypi koha.Stolitë e tyre
Muzetë drithërojnë.
+++
Shiu rrëshqet mbi tjegulla
Me fjalë të pakuptueshme
I lutet botës së ujtë.
+++
Mbi duart e tua të pastra
Ngre botë.Ku ta shpie
Dora e pastër mbetet në hije.
+++
Oh, barku jot i hyjnortë
Rritur nga filiz i burgosur
Në vlagën e shuar të tjetrit.
+++
Hijeshi e qiellit nuk u lodh
Të mbetet po hijeshi.
Dhe ta kundrosh…sa bezdi.
+++
Zbret nata thellësive të saj
Dhe thellësia ka një fillim:
Agim…
+++
Hijeshi e qytetit humb nëpër kulla
Rrugë, parqe ,sheshe,
Periferia ngre leqe…
+++
Me shijen e bukëssë mbrueme
Dashuria për vendlindjen fillon
Kur e vodhe si hije në fron…
+++
Zë i fuqishëm,delir maskash
Mbyllet në guackën
E tij…
+++
Laureshat i gjuajta
Vetëm me sy
Tremben gjahtarët…
+++
Çdo mëngjes rilind
Përmes një fjale
Që ma vjedhin.
+++
Varen shelgjet në pikëllimin tim.
Flokët e vajzës që iku
Lëshuan më tepër pelin..
+++
Dallga mbështjell me gjuhë
Rërën në breg
E pështyn thellësive…
+++
Poezia, praktikë e përditshme
E zemrës së rimuar
Nën mungesa fjalësh…
+++
Zë i detit buçet
Me të drejtë
Pa rrëfyer rrëketë…
+++
Mëzi në lëndinën e njomë
S`e di që do theret
+++
Kënga e shirësit të grurit
Ngriti mjegullën e bykut
Zbuloi floririn…
+++
Në rrathë gjelbërimi të ngopur
Dyndet verbëri
Gjelbërimi i jep sy.
+++
Forma të ashpra malesh ruajnë
Mërinë e fushës së urtuar
Mbeti pa punuar…
+++
Lulet e veta
Në aroma të largta…
+++
Të heshtësh,të flasësh?
Kufi delikat
I dashurisë së vonuar…