E merkure, 24.04.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Poezi nga Hans Kruppa

E diele, 03.05.2015, 03:48 PM


Hans Krupa (Hans Kruppa) u lind më 1952 në Marl(Vestfalen). Fëmijërinë e kalo në vendlindje, kurse tani jeton në Bremen. Që nga fëmijëria ishte i pasionuar në Pop muzikën angleze, nga dashuria për këtë muzikë fillon si autodidakt ta mësojë edhe kitarën.  Më 1970 e kreu shkollën e mesme, kurse fakultetin në drejtimin e Anglishtes dhe gjuhës Amerikane e kreu më 1975 në Universitetin e Freiburgut. Pas studimeve punoi si profesor deri më 1981. Tan për tani vepron si shkrimtar i lirë. Ky poet shkruan poezi, përralla, tregime, aforizma si dhe romane. Shkrimet e tij janë botuar nëpër shumë gazeta e revista. Veprat e tij janë përkthyer nëpër shumë gjuhë. Për punën kreative ka marrë edhe shumë shpërblime, si dhe shpërblimin “Oto Meince’’. Veprat më të njohura të tij janë: “Kulti i vesë’’ 1976, “Fjalë Magjike’’ 1983, “Vetëm për ty’’, poezi 1983, “Vetëm ai që dashuron’’, “Vetëm ti’’ 2000, “Përjetë­sisht ti’’ 2001, “Magjia e shpirtit’’ 2002, “Përqafimi dashurisë’’ 2003, “Puthja e fluturës’’ 2004, “Këngët e zemrës’’ 2005 “Për fatin dhe dashurinë’’ 2010 etj.

 

FILLIMET NUK KUSHTOJNË

 

Është bukur,

Ty të të njoh pjesërisht

dhe numrin tënd të telefonit

ta  mbaj në kokën time.

Është bukur,

ashtu diçka si dashuria

që ndërmjet nesh mundësisht ta kemi,

kur çdo gjë është e pa lidhur-

si ndërmjet të panjohurve,

kur qeshen nëpër rrugë.

Kështu kjo është një aventurë,

fytyra jote pa të rënë në sy

përkëdhelet nga shikimi im,

kur ti qëndron anësh-

për të më gëzuar mua,

kur sytë tu nganjëherë

për një sekondë shkëlqejnë

dhe bëhen edhe më të bukur,

kur ata shikojnë në mua.

Po, është bukur,

kur fillimet nuk kushtojnë

dhe nuk pyesin

në zhvillimet e tyre.

 

 

QIELLI I TËRË

 

Në pjesën

më të thellë të natës

ne fluturojmë

mbi lartësitë

e ëndrrave tona.

 

Nga malli i kulluar

i kishim flatrat,

që na bartnin neve në lartësi.

 

Nga atje lartë

e shikoj të kaluarën

shumë të vogël…

 

dhe momenti

ishte tërë qielli.

 

 

THELLË  NËN LËKURË

 

Kur tashmë

që një orë je larguar,

unë sapo ndjej drejtë,

për çdo gjë

që ti në trup më ke shtruar

si kënaqësi dhe fat.

 

Mua nuk më duhet

të të kujtoj,

kur unë ty

në mua thellë të ndjej.

 

 

ÇKA NA MBAN NEVE

 

Dashuria mund të fillojë,

kur dy veta

me lëndë djegëse

në ëndrrat e tyre

ndezin një zjarr,

për të sjellë më shumë dritë

dhe ngrohtësi në jetën e tyre.

 

Dashuria mund të shuhet,

kur njëri prej të dyve

vonohet në vënien

e lëndës djegëse.

 

Këto gjëra që na mbajnë

duhet të jenë mbajtur.

 

 

KONTROLLIM

 

E lirë dhe e përgjëruar

duhej të ishe ti,

Por assesi një top loje

e një buri,

që të përndjek,

që të kontrollon ty.

 

Kontrolli është emblemë e vdekjes

së dashurisë dhe besimit,

vullnetit për fuqi

për një njeri tjetër,

frikë për lirinë tënde.

 

Por kjo mund të zotërohet

vetëm në zgjatje,

kush lejon të zotërohet.

 

 

KËSHILLË E MIRË

 

Ti ishe shumë gjatë në udhëtim,

kthimi jot nuk më magjeps më.

Gjatë mungesës tënde të ndjeshme

u shndërrua një revolucion

dhe një tërmet i madh.

Pritja u zotërua

Dhe një rrugë e vjetër në dritë rifilloi.

 

Tani ti kthehesh prapë, e përkëdhelur nga dielli,

dhe ankohesh për kohën e freskët.

Kur nuk kujdesesh më për ty-

Unë di një këshillë të mirë:

Pse nuk e bënë ti

një banjë të nxehtë.

 

 

TANI ËSHTË FUNDI

 

Tani është fundi,

dhe nuk do të ketë më

asnjë fillim të ri

midis nesh.

Breshëri i zhgënjimit

i ka penguar burbuqet,

që donin të lulëzojnë

dhe sytë tanë të hapeshin

për madhështinë,

të cilën ne e kemi humbur.

 

Ti aq shumë më ke dhënë

për këtë kohë kaq të shkurtë

të magjepsjes sonë.

 

 

ASNJËHERË S’E DI NJERIU

 

Dashuria është përpjekje e përbashkët

për ta tejkaluar humnerën midis

mallit dhe vërtetësisë.

Magjia është

materie e vetme,

që mund të ndërtohet një urë.

Ky është një rast fati,

kur përpjekja është e goditur.

Dhe asnjëherë se di njeriu,

sa gjatë do të mbajë kjo urë,

kur magjia shumë lehtë humbet.

 

 

PAGJUMËSI

 

Si është e mundur një natë

pagjumësie dhe e rëndë të jetë

dhe pastaj përsëri të jetë e bukur?

 

Bukur, ngase unë

Ty të ndjej afër.

Rëndë, ngase unë nuk e di,

ku je ti tani

dhe kështu i pa gjumë mbetem.

 

 

OSE-OSE

 

Ti thua,

Unë duhet të të jap

Ty më tepër liri.

Si mund të të jap diçka,

Kur ajo ty gjatë kohë të takon?

 

Kur ti lirinë nuk e gjen

në dashurinë tonë,

diçka nuk është në rregull

me dashurinë tonë

ose me kërkesën tënde.

 

Perktheu nga gjermanishtja:

Remzi Salihu



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora