| E diele, 03.05.2015, 03:48 PM |
Hans
Krupa (Hans Kruppa) u lind më 1952 në
FILLIMET
NUK KUSHTOJNË
Është bukur,
Ty të të njoh pjesërisht
dhe numrin tënd të telefonit
ta mbaj në kokën time.
Është bukur,
ashtu diçka si dashuria
që ndërmjet nesh mundësisht ta kemi,
kur çdo gjë është e pa lidhur-
si ndërmjet të panjohurve,
kur qeshen nëpër rrugë.
Kështu kjo është një aventurë,
fytyra jote pa të rënë në sy
përkëdhelet nga shikimi im,
kur ti qëndron anësh-
për të më gëzuar mua,
kur sytë tu nganjëherë
për një sekondë shkëlqejnë
dhe bëhen edhe më të bukur,
kur ata shikojnë në mua.
kur fillimet nuk kushtojnë
dhe nuk pyesin
në zhvillimet e tyre.
QIELLI I TËRË
Në pjesën
më të thellë të natës
ne fluturojmë
mbi lartësitë
e ëndrrave tona.
Nga malli i kulluar
i kishim flatrat,
që na bartnin neve në lartësi.
Nga atje lartë
e shikoj të kaluarën
shumë të vogël…
dhe momenti
ishte tërë qielli.
THELLË NËN LËKURË
Kur tashmë
që një orë je larguar,
unë sapo ndjej drejtë,
për çdo gjë
që ti në trup më ke shtruar
si kënaqësi dhe fat.
Mua nuk më duhet
të të kujtoj,
kur unë ty
në mua thellë të ndjej.
ÇKA NA MBAN NEVE
Dashuria mund të fillojë,
kur dy veta
me lëndë djegëse
në ëndrrat e tyre
ndezin një zjarr,
për të sjellë më shumë dritë
dhe ngrohtësi në jetën e tyre.
Dashuria mund të shuhet,
kur njëri prej të dyve
vonohet në vënien
e lëndës djegëse.
Këto gjëra që na mbajnë
duhet të jenë mbajtur.
KONTROLLIM
E lirë dhe e përgjëruar
duhej të ishe ti,
Por assesi një top loje
e një buri,
që të përndjek,
që të kontrollon ty.
Kontrolli është emblemë e vdekjes
së dashurisë dhe besimit,
vullnetit për fuqi
për një njeri tjetër,
frikë për lirinë tënde.
Por kjo mund të zotërohet
vetëm në zgjatje,
kush lejon të zotërohet.
KËSHILLË E MIRË
Ti ishe shumë gjatë në udhëtim,
kthimi jot nuk më magjeps më.
Gjatë mungesës tënde të ndjeshme
u shndërrua një revolucion
dhe një tërmet i madh.
Pritja u zotërua
Dhe një rrugë e vjetër në dritë rifilloi.
Tani ti kthehesh prapë, e përkëdhelur nga dielli,
dhe ankohesh për kohën e freskët.
Kur nuk kujdesesh më për ty-
Unë di një këshillë të mirë:
Pse nuk e bënë ti
një banjë të nxehtë.
TANI ËSHTË FUNDI
Tani është fundi,
dhe nuk do të ketë më
asnjë fillim të ri
midis nesh.
Breshëri i zhgënjimit
i ka penguar burbuqet,
që donin të lulëzojnë
dhe sytë tanë të hapeshin
për madhështinë,
të cilën ne e kemi humbur.
Ti aq shumë më ke dhënë
për këtë kohë kaq të shkurtë
të magjepsjes sonë.
ASNJËHERË S’E DI NJERIU
Dashuria është përpjekje e përbashkët
për ta tejkaluar humnerën midis
mallit dhe vërtetësisë.
Magjia është
materie e vetme,
që mund të ndërtohet një urë.
Ky është një rast fati,
kur përpjekja është e goditur.
Dhe asnjëherë se di njeriu,
sa gjatë do të mbajë kjo urë,
kur magjia shumë lehtë humbet.
PAGJUMËSI
Si është e mundur një natë
pagjumësie dhe e rëndë të jetë
dhe pastaj përsëri të jetë e bukur?
Bukur, ngase unë
Ty të ndjej afër.
Rëndë, ngase unë nuk e di,
ku je ti tani
dhe kështu i pa gjumë mbetem.
OSE-OSE
Ti thua,
Unë duhet të të jap
Ty më tepër liri.
Si mund të të jap diçka,
Kur ajo ty gjatë kohë të takon?
Kur ti lirinë nuk e gjen
në dashurinë tonë,
diçka nuk është në rregull
me dashurinë tonë
ose me kërkesën tënde.
Perktheu nga gjermanishtja:
Remzi Salihu